Uniformat blu, kanë publikuar pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçarit nga Hasi, i cili vrau me thikë në Ksamil një turist francez, shtetasin Miguel Mendes 20 vjeç.
Siç shihet edhe në pamje, autori i dyshuar i krimit ishte fshehur në bagazhin e një makine tip Ford, që drejtohej nga një shtetase turke 31-vjeçare, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk.
Nga pamjet e shpërndara nga policia, Vata shihet zbathur dhe me tuta të gjakosura.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq, u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Policisë:
Levan, Fier/Kapet dhe vihet në pranga, pas 5 orësh nga vrasja, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit, në Ksamil
Kapja e tij u bë si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.
Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, publikohen pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës (VIDEO) appeared first on Gazeta Express.

