By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Skandal në Qipron e Veriut: Së paku 30 fëmijë dyshohet se janë konceptuar në një klinikë IVF me spermë ose vezë nga donatorë të gabuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Skandal në Qipron e Veriut: Së paku 30 fëmijë dyshohet se janë konceptuar në një klinikë IVF me spermë ose vezë nga donatorë të gabuar
Lajme

Skandal në Qipron e Veriut: Së paku 30 fëmijë dyshohet se janë konceptuar në një klinikë IVF me spermë ose vezë nga donatorë të gabuar

Momenti
Published: August 18, 2026

Të paktën 30 fëmijë, shumica e tyre britanikë, dyshohet se janë konceptuar përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro në Qipron e Veriut, duke përdorur spermë ose vezë nga donatorë të gabuar.

Sipas një hetimi të BBC-së, prindërit e këtyre fëmijëve dyshojnë se klinikat e fertilitetit nuk kanë përdorur donatorët që ata kishin përzgjedhur.

Your browser does not support the video tag.

Shifra prej të paktën 30 rastesh është një nga gjetjet e reja të hetimit, i cili në fillim të këtij viti kishte zbuluar shtatë raste të ngjashme.

Prindërit deklarojnë se kishin përzgjedhur me kujdes donatorët anonimë, duke u bazuar në të dhëna si historiku mjekësor, pamja fizike, personaliteti, niveli arsimor dhe interesat e tyre.

Megjithatë, pas lindjes së fëmijëve, ata kanë ngritur dyshime se sperma ose vezët e donatorëve të përzgjedhur nuk janë përdorur gjatë procedurave të fertilizimit.

Sipas BBC-së, gjysma e 30 fëmijëve të identifikuar dyshohet se kanë lindur pas procedurave të kryera në një klinikë të vetme, Dogus IVF Centre.

“Është absolutisht skandaloze”, tha një prej nënave, e identifikuar si Rachel, e cila së fundmi mësoi se klinika kishte përdorur spermën e një donatori tjetër nga ai që ajo kishte zgjedhur.

Hetimi përmend gjithashtu tre persona të përfshirë në kujdesin e shumë prej pacientëve në Dogus: mjekët Firdevs Uguz Tip dhe Sevket Alpturk, si dhe koordinatoren e pacientëve Julie Hodson.

Prindërit dyshojnë se këta persona mund t’i kenë keqinformuar ose mashtruar lidhur me procedurat dhe donatorët e përdorur. Firdevs Uguz Tip i ka mohuar çdo shkelje, ndërsa Alpturk dhe Hodson nuk u janë përgjigjur pyetjeve të BBC-së.

Ndërkohë, BBC ka mësuar se banka më e madhe e spermës në botë, Cryos International, e ka vendosur Dogus IVF Centre në listën e zezë që prej vitit 2016.

The post Skandal në Qipron e Veriut: Së paku 30 fëmijë dyshohet se janë konceptuar në një klinikë IVF me spermë ose vezë nga donatorë të gabuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimet e derivateve sot
Obiliq: Një person gjendet i vdekur në vendin e punës
Shtëpia e mërgimtarëve cak i hajnit, kapet në flagrancë në Prishtinë
Pa PDK, LDK e AAK, nis takimi konsultativ i Haxhiut me Kurtin dhe partnerët e koalicionit
Zelenskyy thotë se Ukraina do të përgjigjet pas vrasjes së 10 personave në sulmin rus gjatë natës

LEXO GJITHASHTU

Grabitet një shtëpi në Rahovec, hajduti i maskuar kërcënoi me armë pronarin
Grabitet një shtëpi në Rahovec, hajduti i maskuar kërcënoi me armë pronarin
TOP Momenti
Kishte vjedhur në fillim të qershorit në një market, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari
Kishte vjedhur në fillim të qershorit në një market, identifikohet dhe arrestohet i dyshuari
TOP Momenti
Nga kokaina te hashashi, policia sekuestron narkotikë në dy raste në Prizren
Nga kokaina te hashashi, policia sekuestron narkotikë në dy raste në Prizren
TOP Momenti
Kapet në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Kapet në flagrancë duke vjedhur në një shtëpi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
TOP Momenti
Çitaku për takimin e Haxhiut: Një parti e papërgjegjshme, që i ka kapur institucionet
Çitaku për takimin e Haxhiut: Një parti e papërgjegjshme, që i ka kapur institucionet
Lajme

You Might Also Like

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive, angazhohen qindra forca dhe mjete
Lajme

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive, angazhohen qindra forca dhe mjete

August 18, 2026
Totaj i rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Ekonomi në krizë, izolim dhe premtime të pambajtura
Lajme

Totaj i rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Ekonomi në krizë, izolim dhe premtime të pambajtura

August 18, 2026
Moska nën sulm këtë mëngjes: Shpërthimet jehojnë, njerëzit ikin
Lajme

Moska nën sulm këtë mëngjes: Shpërthimet jehojnë, njerëzit ikin

August 18, 2026
I kërkuar nga gjykata, arrestohet në Podujevë personi i dënuar për posedim droge
Lajme

I kërkuar nga gjykata, arrestohet në Podujevë personi i dënuar për posedim droge

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?