Njësia e Motoçikletave në kuadër të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, e cila vepron në tërë territorin e Rajonit të Ferizajt, përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, ka vazhduar aktivitetet në funksion të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor.
Gjatë javës së kaluar, pjesëtarët e kësaj njësie kanë shqiptuar gjithsej 61 tiketa për kundërvajtje në trafik.
Nga numri i përgjithshëm i masave të shqiptuara janë, 12 për mosrespektim të shenjave të trafikut, 8 për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 7 për mosmbajtje të distancës së sigurisë, 5 për shkelje të rregullave të peshores nga shoferët e kamionëve dhe 29 për kundërvajtje të tjera.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit.
The post Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik appeared first on Gazeta Express.

