By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
TOP Momenti

PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër

Momenti
Published: August 17, 2026

Një kërkesë e re nga Partia Demokratike e Kosovës është adresuar lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në dokumentin e siguruar nga Telegrafi, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar vazhdimin e seancës për 18 gusht në ora 11:00.

Your browser does not support the video tag.

Në kërkesën e saj, Çitaku thotë se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë që, sipas saj, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me veprimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo pretendon se vazhdimi i procedurave pa tejkaluar këtë situatë do të përbënte shkelje të mëtejshme të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.

“Duke pasur parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet, shkelje e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në kërkesën e Çitakut.

Ajo i është drejtuar Deharit duke i thënë se, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive ka për detyrë të shmangë çdo shkelje të mëtejshme dhe të mundësojë vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Çitaku vlerëson se roli i kryesuesit është që të ruajë kushtetutshmërinë e procesit dhe se tejkalimi i kompetencave politike do të mund të ndikonte në vazhdimin e procesit të konstituimit.

Në kërkesë thuhet gjithashtu se vlerësimet dhe negociatat politike duhet të zhvillohen brenda kornizës kushtetuese dhe se të gjitha partitë janë të obliguara ta respektojnë atë.

Kërkesa e Çitakut vjen në kohën kur vazhdon ngërçi politik për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. /Telegrafi/

You Might Also Like

E kërcënoi me jetë Kurtin në Facebook, aktakuzë ndaj të dyshuarit
MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici

LEXO GJITHASHTU

Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
Lajme
Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
Lajme
Gjini ngre alarmin: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?
Gjini ngre alarmin: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?
Lajme
Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit
Aktakuzë ndaj një personi për kanosjen e Kurtit
Lajme
Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj
Kosova me më së shumti turistë në Shqipëri, përbën 15% të vizitorëve të huaj
Lajme

You Might Also Like

AUV: E ndjekim situatën me linë e deleve dhe në kohë marrim masa
TOP Momenti

AUV: E ndjekim situatën me linë e deleve dhe në kohë marrim masa

August 17, 2026
Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë
TOP Momenti

Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë

August 17, 2026
BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
TOP Momenti

BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes

August 17, 2026
Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
TOP Momenti

Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?