By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nisma e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal, Hoti: T’i mbajmë përgjegjës personat që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nisma e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal, Hoti: T’i mbajmë përgjegjës personat që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses
TOP Momenti

Nisma e IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal, Hoti: T’i mbajmë përgjegjës personat që s’i zbatojnë vendimet e Kushtetueses

Momenti
Published: August 17, 2026









Instituti Kosovar për Drejtësi (IKD) ka vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që synon ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, me qëllim që përdorimi i parasë publike gjatë periudhës së fushatës dhe parafushatës zgjedhore të përcaktohet si vepër penale.

Your browser does not support the video tag.


Nismën e ka mbështetur edhe ish-kryeministri dhe deputeti I LDK-së, Avdullah Hoti, ndërsa IKD-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen peticionit, i cili synon gjithashtu forcimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.


Jakaj ka thënë se peticioni po shkon mirë dhe se është mbështetur nga dhjetëra organizata të shoqërisë civile, odat ekonomike, njerëz dhe akterë kryesorë në Republikën e Kosovës, në mesin e tyre edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.


“Peticioni po shkon mirë, e kanë mbështetur me dhjetëra organizata të shoqërisë civile, të odave ekonomike, të njerëzve dhe mes akterëve kryesorë në Republikën e Kosovës, në mes të tyre edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Sot me ne nismën e ka përkrahur, sapo e ka përkrahur edhe ish-kryeministri, zotëri Hoti, deputeti i tanishëm i legjislaturës së11-të, të cilin e falënderojmë për këtë mbështetje”, ka thënë Jakaj.


Jakaj ka bërë të ditur se mbledhja e nënshkrimeve do të vazhdojë sot deri në orën 15:00, si dhe gjatë dy ditëve në vazhdim në Prishtinë dhe në qytete të tjera.


“Ne do të jemi sot deri në orën 3:00 dhe do të jemi dy ditë në vazhdim në Prishtinë edhe në qytete të tjera, ku i ftojmë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj nisme”, ka thënë ai.


Ndërkaq Avdullah Hoti e ka përgëzuar IKD-në për këtë nismë, duke thënë se ndryshimi legjislativ mund të jetë i domosdoshëm në frymën e zhvillimeve të dy viteve të fundit.


“Faleminderit! Unë dëshiroj që t’ju përgëzoj për këtë nismë. Po duket që në frymën e zhvillimeve të dy viteve të fundit ndoshta është e domosdoshme ky ndryshim legjislativ. Sjelljet e partive të caktuara politike kanë qenë jashtë standardeve me të cilat ne jemi mësuar dhe i kemi vendosë nga viti 2008 e këndej, që sa herë që ka pasur aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese ato janë zbatuar pa asnjë përjashtim, bile as nuk i kemi komentuar si aktgjykime të tilla”, tha Hoti.


Hoti ka thënë se në dy vitet e fundit, e veçanërisht ditët e fundit, është dalë jashtë këtij standardi.


“Ndërkohë që në dy vitet e fundit dhe në veçanti tash ditët e fundit kemi dalë jashtë këtij standardi dhe është e domosdoshme që sipas ligjit t’i mbajmë përgjegjës personat që nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Hoti. /Eo


source

You Might Also Like

MF: Miratohet Rregullorja për përcaktimin e reputacionit dhe integritetit të aplikantëve për licenca të lojërave të fatit
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
AUV: E ndjekim situatën me linë e deleve dhe në kohë marrim masa

LEXO GJITHASHTU

Parlamenti iranian shtyn përpara projektligjin që mund ta kthejë kontaktin me të huajt në vepër penale
Parlamenti iranian shtyn përpara projektligjin që mund ta kthejë kontaktin me të huajt në vepër penale
Lajme
Trump kundërshton këshilltarët për çmimet e naftës: Objektivi numër një është që Irani të mos ketë armë bërthamore
Trump kundërshton këshilltarët për çmimet e naftës: Objektivi numër një është që Irani të mos ketë armë bërthamore
Lajme
Çmimi i benzinës rritet sërish në Zvicër, i afrohet 2 frangave për litër
Çmimi i benzinës rritet sërish në Zvicër, i afrohet 2 frangave për litër
Lajme
Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin
Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin
Lajme
Energjia diellore e shpëton Zvicrën nga mungesa e energjisë elektrike këtë verë
Energjia diellore e shpëton Zvicrën nga mungesa e energjisë elektrike këtë verë
Lajme

You Might Also Like

Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë
TOP Momenti

Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë

August 17, 2026
BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
TOP Momenti

BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes

August 17, 2026
Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas
TOP Momenti

Sulmoi fizikisht gruan dhe tentoi t’ia vërë flakën shtëpisë, arrestohet burri në Drenas

August 17, 2026
PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër
TOP Momenti

PDK me kërkesë të re drejtuar Deharit: Seanca konstituive të thirret nesër

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?