By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë
Lajme

Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë

Momenti
Published: August 17, 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai ka bërë të ditur se partia ka hequr dorë nga kërkesa për balancë institucionale, duke kërkuar që fillimisht të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, ndërsa për presidentin të gjendet një kandidat i pranueshëm për të gjitha palët, raporton EO.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa kur është pyetur nëse do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për të martën ku pritet të diskutohet çështja e presidentit, Hoti ka thënë se do të ketë njoftim zyrtar nga LDK-ja.

“Besoj se do të keni një njoftim zyrtar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me këtë çështje”, ka thënë Hoti.

Ai ka bërë të ditur se brenda strukturave të LDK-së është diskutuar gjerësisht për këtë çështje dhe se kanë ardhur në përfundim që t’i japin mundësi themelimit të institucioneve të vendit.

“Kemi diskutuar gjerësisht për këtë çështje brenda strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kemi ardhur në përfundim që në funksion të shterimit të situatës t’i japim mundësi që të ecet përpara me themelimin e institucioneve të vendit dhe kemi hequr dorë nga kërkesa jonë që besoj është legitime për çështje të balancës së institucioneve… Besoj që kërkesa jonë ka qenë legitime për balancë të institucioneve, por duke u përballë me bllokadë të institucioneve në mënyrë jo kushtetuese, prandaj e kemi këtë nismë legjislative, ne kemi hequr dorë nga ajo kërkesa jonë edhe kemi treguar gatishmërinë tonë që në fazën kur vijmë pra tek diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme, bashkë me partnerët e saj, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë.

“Partia që ka dalë e para në zgjedhje i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur, bashkë me partnerët e saj sigurisht, për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të zgjedhur qeverinë, dhe mandej për të hapur diskutimet për presidentin e vendit, dhe aty i kemi 60 ditë mandej për të kryer diskutimet që… nëse mund të arrijmë tek një kandidat që është i pranueshëm për të gjitha palët. Edhe ne si Lidhje Demokratike e Kosovës shprehim gatishmërinë tonë që të kontribuojmë në atë proces”, ka deklaruar ai.

Hoti ka thënë se LDK-ja ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit.

“Edhe ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë me ngulm thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye për vonesat, po secila prej partive politike i ka, si me thënë, qasjet e veta, i ka mënyrën e vet të veprimit. Ne kemi këtë qasje, ne jemi LDK, asnjëherë nuk kemi… as nuk kemi promovuar, as nuk i kemi mbështetur, as nuk i kemi përdorur çfarëdo forme që është jashtë, si me thënë, filozofisë së veprimit tonë politik”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se ekziston hapësirë mes të gjitha forcave politike për zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm për të gjitha palët.

“Unë besoj që ka hapësirë në mes të gjitha forcave politike për t’i dhënë vendit një president që është i pranueshëm për të gjitha palët. Vetëm në këtë pikë tash ka mbetur hapësira për diskutim. Diskutimet e tjera nuk ka mbetur pra gatishmëri dhe as hapësirë dhe as vullnet prej nesh që të bëhen”, ka përfunduar Hoti.

The post Hoti: Ka hapësirë për t’i dhënë vendit një President të pranueshëm për të gjithë, LDK e gatshme të kontribuojë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë
Gjyqi që ka tronditur Amerikën: Nëna akuzohet për vdekjen e tre fëmijëve – Po a i vrau vërtet ajo?
Qytetarët mbështesin nismën për ndryshimin e Kodit Penal, e nënshkruan edhe Avdullah Hoti

LEXO GJITHASHTU

Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk përbën më prioritet për Turqinë, Evropa do të jetë humbësja
Erdogan: Anëtarësimi në BE nuk përbën më prioritet për Turqinë, Evropa do të jetë humbësja
Lajme
Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë
Vdes 85-vjeçari shqiptar ​gjatë uljes së avionit në Bolonja të Italisë
TOP Momenti
Panettiere la pas rrëfimin e saj më personal, kujtimet ku tregoi betejat e saj vetëm pak muaj para vdekjes
Panettiere la pas rrëfimin e saj më personal, kujtimet ku tregoi betejat e saj vetëm pak muaj para vdekjes
Lajme
🎓 Studio Kozmetologji në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University
🎓 Studio Kozmetologji në UNI – Universum International College, të Fuqizuar nga Arizona State University
Lajme
BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
BDI: Shqiptarët janë larguar sistematikisht nga pozitat e larta dhe nga qendrat vendimmarrëse në sektorin e mbrojtjes
TOP Momenti

You Might Also Like

Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik
Lajme

Njësia e Motocikletave shqipton 61 tiketa për kundërvajtje në trafik

August 17, 2026
E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
Lajme

E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali

August 17, 2026
PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
Lajme

PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)

August 17, 2026
Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes
Lajme

Ramush Haradinaj përkujton Skender Çekun në 28-vjetorin e vdekjes

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?