Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka akuzuar sërish partinë në pushtet për situatën e krijuar në vend, si pasojë e krizës politike.
Ai ka thënë se niveli qendror është duke i falimentuar komunat.
“Komunat e Kosovës po përballen me pengesa të pashembullta. Jo vetëm në aspektin financiar, komunat janë nën një presion të paparë nga Qeveria qendrore.”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka thënë se ekzekutivi në kundërshtim të plotë me Ligjin për VetëQeverisje Lokale, po e dëmton nivelin lokal.
“Qeveria e pamandat po i sakaton komunat. Mos-konstituimi i Kuvendit është bllokadë e re e shtetit nga Vetëvendosje. Sot do të duhej të ishim duke debatuar në Kuvend për këtë bllokim të komunave. Por, bllokada është bërë disa shtresore tashmë.”, ka thënë ai.
The post Ramadani: Qeveria po i sakaton komunat, presion i paparë nga niveli qendror appeared first on Gazeta Express.

