Pesë persona janë lënduar në mesin e tyre edhe një polic si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 19:40 janë përshirë katër automjet ku njëra nga to ka dal nga rruga dhe ka goditur zyrtarin policor.
“Njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rrugës dhe ka goditur një zyrtar policor, të cilit i janë shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Po ashtu, deri më tani, për trajtim mjekësor janë dërguar edhe katër persona të tjerë. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar për teve1.info, Shermet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

