Më 16.08.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personin I.T. (45) nga Gostivari.
Pas një denoncimi të mëparshëm për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, te ai janë matur 1,01 promil alkool në gjak.
Gjatë mbrëmjes, bashkëshortja ka denoncuar përveç kësaj se i njëjti për një periudhë të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, e kishte detyruar në marrëdhënie seksuale dhe kishte ushtruar maltretim psikologjik e fizik ndaj saj dhe fëmijëve.
Mbi këtë bazë, në orën 23:55 është kryer bastisje në shtëpinë e I.T., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që lidhen me veprën penale.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

