By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit
TOP Momenti

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

Momenti
Published: August 16, 2026

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për dialog politik ndërmjet subjekteve parlamentare, duke vlerësuar se vendi duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e Presidentit përpara se të shkojë sërish në zgjedhje.

Haxhiu, përmes një postimi, ka thënë se tri procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultate të përafërta dëshmojnë se pa dialog politik nuk mund të ketë zgjidhje për situatën aktuale.

Your browser does not support the video tag.

“Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara”, ka shkruar ajo.

Sipas Haxhiut, çështja e Presidentit, ndonëse formalisht paraqet një hap të mëvonshëm në procesin institucional, në rrethanat aktuale duhet të jetë pika e parë nga e cila duhet nisur dialogu.

“Është evidente që pa marrëveshje për të i çelet rrugë një procesi të ri zgjedhor, që praktikisht nuk do të sjellë asgjë të re. Aq më pak zgjidhje”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se ka ftuar në takim krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare, me synimin për të arritur një konsensus politik.

Megjithatë, Haxhiu ka shprehur keqardhje për refuzimin e ftesës nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese”, ka shkruar ajo.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes ka thënë se qytetarët po japin vazhdimisht mesazhin e tyre përmes zgjedhjeve, ndërsa përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje u takon liderëve politikë.

“Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion”, ka theksuar Haxhiu.

Në fund, ajo ka shprehur shpresën që deri të martën të ketë reflektim nga partitë politike dhe takimi të shërbejë për gjetjen e një zgjidhjeje.

“Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhje”, ka përfunduar ajo. /Telegrafi/

You Might Also Like

PDK-ja thërret konferencë për media në Kuvend
PDK-ja e AAK-ja refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit
Basha: Po investojmë 1.1 milion euro në rrugën Gorancë-Krivenik
43 vatra zjarri në Shqipëri, 10 mbeten aktive
Tentim-vrasje, armë pa leje dhe kanosje – kërkohet paraburgim për Vezir Hazirajn

LEXO GJITHASHTU

Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto rrugë në Prishtinë
Ndërprerje e furnizimit me ujë në këto rrugë në Prishtinë
Lajme
Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër
Aftësitë në inteligjencën artificiale po sjellin paga më të larta në Zvicër
Lajme
“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
“Kushtetuta” e Haxhiut: Çështja e Presidentit është hapi i tretë formal, por në rastin tonë është hapi i parë
Lajme
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Haziraj
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Haziraj
Lajme
Erdhi me shumë bujë, Benzema pritet të largohet nga Al-Hilal
Erdhi me shumë bujë, Benzema pritet të largohet nga Al-Hilal
TOP Momenti

You Might Also Like

Pas hotelit në Vlorë, një tjetër resort turistik bëhet shkrumb e hi në Sarandë
TOP Momenti

Pas hotelit në Vlorë, një tjetër resort turistik bëhet shkrumb e hi në Sarandë

August 16, 2026
Gruaja në Klinë është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe është kanosur nga vjehrra
TOP Momenti

Gruaja në Klinë është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe është kanosur nga vjehrra

August 16, 2026
Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit
TOP Momenti

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

August 16, 2026
“Talir 2” dhe prona e OBRM-PDUKM-së, E Majta kërkon shpjegime për veprimet e Prokurorisë
TOP Momenti

“Talir 2” dhe prona e OBRM-PDUKM-së, E Majta kërkon shpjegime për veprimet e Prokurorisë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?