By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme
TOP Momenti

Dehari: Vazhdimi i seancës pa marrëveshje politike mund të çojë në përplasje fizike dhe zgjedhje të parakohshme

Momenti
Published: August 15, 2026

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka reaguar sot pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ditë më parë, gjersa ka kërkuar nga partitë politike që të ulen në dialog dhe të arrijnë një marrëveshje për zhbllokimin e situatës institucionale.

Dehari në një postim në Facebook thekson se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje politike mund të çojë drejt përplasjeve të reja, madje edhe fizike si dhe në zgjedhje të parakohshme, e që siç tha ai duhet të evitohen.

Your browser does not support the video tag.

Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin

Lexoni të plotë postimin e Deharit:

Të dashur qytetarë,

Ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës është pikërisht ajo për të cilën kam paralajmëruar. Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit.

Pas qëndrimit të ri të LDK-së, mirëpres ftesat për takime të kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, si dhe ftesat e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, për partitë politike për një takim konsultativ.

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe për një marrëveshje që e zhbllokon situatën institucionale dhe garanton funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve.

Prandaj, si Kryesues i seancës konstitutive, u bëj thirrje të gjitha partive politike që të ulen së bashku, ta marrin përgjegjësinë që u takon dhe ta gjejnë zgjidhjen politike që i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe marrëveshjes për Presidentin konsensual.

Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë.

Qytetarët e Kosovës janë thirrur të vendosin me votën e tyre tri herë brenda dy vjetëve të fundit. Populli ka folur. Tani është radha jonë, si përfaqësues politikë, të gjejmë marrëveshjen dhe t’i japim vendit institucione funksionale dhe të qëndrueshme. /Telegrafi/

You Might Also Like

Zjarri në komunën e Tearcës po shuhet nga tre “air traktorë”
Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rol unifikues
Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI
Dorëzohet Vezir Haziraj, ndalohet për 48 orë pas intervistimit nga Policia
Tërmet në Gostivar

LEXO GJITHASHTU

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
Lajme
Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Lajme
Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
Lajme
Dhjetra pacientë të rinj në Maqedoni prej vitesh presin transplant të zemrës
Dhjetra pacientë të rinj në Maqedoni prej vitesh presin transplant të zemrës
TOP Momenti
MPJD njofton, shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd
MPJD njofton, shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd
TOP Momenti

You Might Also Like

Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
TOP Momenti

Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave

August 15, 2026
Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën
TOP Momenti

Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën

August 15, 2026
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
TOP Momenti

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve

August 15, 2026
Ishte duke ecur rrugës, 66-vjeçarja plagoset me armë zjarri në Ferizaj – Policia identifikon të dyshuarin
TOP Momenti

Ishte duke ecur rrugës, 66-vjeçarja plagoset me armë zjarri në Ferizaj – Policia identifikon të dyshuarin

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?