By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tetë vatra aktive zjarri, vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tetë vatra aktive zjarri, vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve në Shqipëri
TOP Momenti

Tetë vatra aktive zjarri, vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve në Shqipëri

Momenti
Published: August 15, 2026









Ministria e Mbrojtjes informoi sot se, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive.

Your browser does not support the video tag.


Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 533 forca operacionale dhe 39 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 186 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren vijojnë të operojnë 120 efektivë të FA-së, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.


Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Forcat operacionale mbështeten nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Priskë, Farkë dhe zonat përreth, ndërhyrja e 30 forcave të MZSH-së me 6 mjete ka bërë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll.


Në Krujë, vijon puna në vatrat e Abazes dhe Zidollit. Ndërhyrjet e forcave nga toka, të mbështetura gjatë ditës së djeshme edhe nga ajri, kanë ndihmuar në normalizimin e situatës. Në Zidoll po punohet për izolimin dhe fikjen e plotë të zjarrit, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.


Në Gurë-Lurë, Dibër, vijon një nga operacionet kryesore. Hapja e korridoreve me mjete dhe forca ka penguar përparimin e zjarrit drejt banesave. Sot operacioni vijon me forcat në terren, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së, 2 avionë Air Tractor dhe 1 autobot uji.


Në Qafë Helmes, Bulqizë-Selishtë, operacioni vijon me mbështetjen e 20 efektivëve të FA-së. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat.


Në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër vijon puna për izolimin dhe shuarjen e vatrave të mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit. Ndërkohë, një zhvillim pozitiv është regjistruar në Përmet, Trojë, Qukës dhe Paulesh, ku vatrat janë shuar plotësisht, si rezultat i punës së forcave operacionale.


AKMC vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe vënien sa më shpejt nën kontroll të vatrave aktive./atsh


source

You Might Also Like

Pas Aleancës, edhe PDK refuzon takimin, Ismaili: Haxhiu më mirë t’i kishte shkruar Deharit që ta thërrasë Kuvendin
Berisha për zjarret: Synimi është hapja e trojeve për ndërtime, janë të diktuara nga betoni
Sulmoi mjekun, arrestohet i dyshuari në Viti
Neptun rihap dyqanin në Çair
Dogana dhe MPB kontrolluan 38 mjete lundruese në Ohër, evidentohen më shumë pagesa doganore

LEXO GJITHASHTU

Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Uran Ismaili, Kurtit: Mos u fshih pas Avni Deharit, eja konstituo Kuvendin
Lajme
Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike
Lufta e zhyt Iranin më thellë në krizë ekonomike
Lajme
“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…
“Mik”, “s’është pak të jetë zëvendës i imi”, Gashi thotë se Kurti e talli Abdixhikun: Ka qëllim ta nxisë LDK’në…
Lajme
Disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, Policia heton rastin në Marec
Disa persona të panjohur gjuajtën me armë zjarri, Policia heton rastin në Marec
TOP Momenti
Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi- ka një thirrje për palët
Lajme

You Might Also Like

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”
TOP Momenti

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve
TOP Momenti

Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve

August 15, 2026
OBRM-PDUKM: LSDM po përhap panik me informacione të rreme për ujin në Shkup
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: LSDM po përhap panik me informacione të rreme për ujin në Shkup

August 15, 2026
Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik
TOP Momenti

Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rolin e unifikueses së spektrit politik

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?