Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar kryetarët e PDK’së, LDK’së dhe Aleancës, në takim ‘’konsultativ’’ për situatën politike, dhe ‘’rëndësinë e arritjes së marrëveshjes’’ për Presidentin konsensual.
Haxhiu, në letrën e saj, thotë se në takim do të diskutohet edhe për ‘’formimin e institucioneve të tjera kushtetuese’’.
‘’ Takimi do të mbahet më datë 18 gusht, ditë e martë, nga ora 9.00, në Zyrën e Presidentes’’, thuhet në letrën e Haxhiut.
Letra që Haxhiu ua ka dërguar kryetarëve të partive:
Prishtinë, 14 gusht 2026
I nderuar Kryetar
Uroj të jeni mirë dhe që punët po ju shkojnë mbarë!
Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese.
Takimi do të mbahet më datë 18 gusht, ditë e martë, nga ora 9.00, në Zyrën e Presidentes.
Ju lutem të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj, ose të përfaqësuesit të subjektit tuaj politik.
Me respekt,
Albulena Haxhiu
Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës
The post Haxhiu iu drejtohet krerëve të partive për takim, tema: Rëndësia e marrëveshjes për krijimin e institucioneve appeared first on Gazeta Express.

