By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit
Lajme

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit

Momenti
Published: August 14, 2026

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka deklaruar se dialogu i Brukselit “nuk ka vdekur” dhe se procesi po vazhdon, duke sjellë edhe rezultate konkrete.

Në një intervistë për të përditshmen serbe Danas, Sorensen ka thënë se ndër rezultatet e fundit të dialogut është përparimi lidhur me personat e zhdukur, si dhe disa marrëveshje praktike që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Your browser does not support the video tag.

“Dialogu vazhdon dhe ka dhënë rezultate konkrete, përfshirë përparimin e fundit në lidhje me personat e zhdukur dhe marrëveshjet praktike që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka deklaruar Sorensen.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se zbatimi i Marrëveshjes së vitit 2023 dhe Aneksit të saj të Ohrit vazhdon të jetë i pamjaftueshëm.

“Zbatimi i Marrëveshjes së vitit 2023 është ende i pamjaftueshëm. Të dyja palët duhet të përshpejtojnë përmbushjen e obligimeve të tyre. Nuk ka alternativë ndaj procesit të normalizimit”, ka thënë ai.

I pyetur se sa po e vështirëson punën e tij kriza institucionale në Prishtinë, Sorensen ka shmangur komentimin e politikës së brendshme të Kosovës, por ka theksuar se institucionet funksionale janë të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve.

“Institucionet plotësisht funksionale, natyrisht, e lehtësojnë marrjen e vendimeve dhe zbatimin. Në të njëjtën kohë, obligimet e marra në dialogun për normalizimin mbeten të vlefshme pavarësisht cikleve zgjedhore apo politike”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, BE-ja do të vazhdojë të ndërmjetësojë procesin dhe të lehtësojë zbatimin e obligimeve nga të dyja palët.

Duke folur për thirrjen e tij ndaj Prishtinës që të nisë negociatat për “marrëveshjet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb”, Sorensen ka thënë se kjo nuk është një kërkesë e re.

“Kjo nuk është diçka e re. Është një obligim i kahershëm dhe një obligim i përfshirë në Aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit 2023”, ka thënë ai.

Sorensen ka theksuar se BE-ja pret nga të dyja palët zbatimin e plotë të obligimeve të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2023 dhe aneksin e saj.

“Zhvillimet politike apo zgjedhore nuk i ndryshojnë këto obligime”, ka deklaruar ndërmjetësi evropian.

Në lidhje me çështjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, Sorensen ka thënë se BE-ja e ka mirëpritur tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë, ndërsa ka shprehur shqetësim për vendimet e mëvonshme që kanë ndikuar në këtë proces.

“BE-ja vazhdon të theksojë rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të një sistemi gjyqësor që pasqyron karakterin multietnik të Kosovës”, ka thënë ai.

I pyetur për pretendimin e Beogradit se dialogu duhet të zhvillohet duke respektuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sorensen ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja bazohet në një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja bazohet në Rezolutën 64/298 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 2010, e cila mirëpriti gatishmërinë e BE-së për të ndërmjetësuar dialogun”, ka thënë ai.

Sorensen ka pranuar se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për statusin, por ka thënë se pikërisht për këtë arsye ekziston dialogu për normalizimin e marrëdhënieve.

“Qëllimi i dialogut për normalizimin është t’u mundësojë atyre të trajtojnë çështjet praktike, të normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë obligimet që tashmë i kanë marrë”, ka deklaruar ai.

“Dialogu udhëhiqet nga BE-ja, SHBA-ja është partner i rëndësishëm”

Sa i përket rolit të Shteteve të Bashkuara në dialog, Sorensen ka theksuar se procesi udhëhiqet dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm dhe koordinimi i ngushtë ndërmjet BE-së dhe SHBA-së e mbështet procesin e normalizimit”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia përfundimtare për zbatimin e marrëveshjeve mbetet te Kosova dhe Serbia.

“Partnerët e jashtëm mund ta lehtësojnë dhe mbështesin procesin, por vetë palët duhet t’i përmbushin obligimet e tyre”, ka theksuar Sorensen.

I pyetur për qëndrimin se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka mandat kushtetues për të negociuar dhe se disa prej zgjidhjeve të dakorduara në Ohër janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, Sorensen ka thënë se BE-ja nuk ndërhyn në çështjet e brendshme kushtetuese të palëve.

“BE-ja nuk vendos për çështjet që lidhen me marrëveshjet e brendshme kushtetuese të njërës prej palëve”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, ai ka përsëritur qëndrimin e BE-së se marrëveshja e vitit 2023 dhe Aneksi i zbatimit janë obliguese për të dyja palët.

“Qëndrimi i BE-së është i qartë: Marrëveshja e vitit 2023 dhe Aneksi i saj i zbatimit janë obligues për të dyja palët dhe përbëjnë pjesë të rrugës së tyre evropiane. BE-ja pret që të dyja palët t’i përmbushin plotësisht obligimet e tyre”, ka përfunduar Sorensen.

The post Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Reagon deputetja e PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik

LEXO GJITHASHTU

Situata e rënduar me zjarret në Shqipëri dhe në Mal të Zi, Kosova e gatshme t’iu dalë në ndihmë
Situata e rënduar me zjarret në Shqipëri dhe në Mal të Zi, Kosova e gatshme t’iu dalë në ndihmë
TOP Momenti
30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë
30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë
TOP Momenti
Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut
Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut
TOP Momenti
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
TOP Momenti
Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
TOP Momenti

You Might Also Like

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
Lajme

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai

August 14, 2026
Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
Lajme

Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit

August 14, 2026
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast
Lajme

“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast

August 14, 2026
Disa qytetarë protestojnë në Han të Elezit kundër përdorimit dhe djegies së gomave nga SharrCem, simbolikisht djegin goma
Lajme

Disa qytetarë protestojnë në Han të Elezit kundër përdorimit dhe djegies së gomave nga SharrCem, simbolikisht djegin goma

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?