By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
Lajme

Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit

Momenti
Published: August 14, 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se LDK-sw nuk ka nevojë t’i tregojë askush se çfarë duhet të bëjë dhe se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit tashmë është te Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj dhe se Kurti i ka numrat dhe besimin e qytetarëve për të vazhduar me konstituimin e institucioneve. Ajo tha se tashmë janë krijuar pozita të reja dhe kërkoi që fillimisht të konstituohet Kuvendi e të formohet Qeveria, ndërsa për presidentin të zhvillohet më pas një proces për gjetjen e një kandidati konsensual.

Your browser does not support the video tag.

“Ai është mirë mos me na tregu se çfarë duhet me bë LDK-ja. LDK-ja flet për vete. LDK-ja e ka kryetarin edhe ka folur qartë dje. Pavarësisht relativizimit edhe kujt i thotë çka, është shumë më pak se qysh i kishte dhënë cilësimet. Është llogaria jonë edhe interesi jonë shtetëror që t’i japim rrugë kësaj pune. I kemi thënë që i ka të gjitha votat për konstituim, e ka krejt përgjegjësinë dhe besimin e qytetarëve për konstituim të institucioneve. Është i vetëm sepse s’ka dashur me bashkëpunuar edhe s’ka dashur imponim nga ana e tij. Tash jemi në pozita të reja. Jemi në pozicione të reja edhe e lusim atë që ta thërrasë, le ta konstituojnë seancën edhe ta bëjë qeverinë. E pastaj, pastaj për presidentin e kemi dëshmuar gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në bisedime, për ta zgjedhur një president konsensual, ndërpartiak, ku pajtohemi, dialogojmë edhe e gjejmë personin i cili i plotëson kushtet për të qenë garantues i kushtetutshmërisë edhe unitetit qytetar”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja e ka mbyllur mundësinë e diskutimit për një qeverisje të përbashkët me VV-në dhe se tani kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit.

“Kemi qenë tepër të qartë dje. E kemi mbyllur këtë temë (për qeversije me VV) edhe presim konstituim të menjëhershëm. Edhe jo të kontribuojmë në një situatë me me tejkalim të afateve kushtetuese, me na sfiduar krejt sistemin tonë politik edhe krejt sistemin tonë kushtetues. Për çka? Nëse i ka numrat, ja kanë besuar qytetarët, hajde bëje Kuvendin edhe bëje Qeverinë. Ne po e dëshmojmë, krejt partitë që duam me ardhë në seancë, me konstituuar Kuvendin, ta kthejmë funksionalitetin e shtetit tonë. S’ka asnjë arsye përveçse papërgjegjësia e tij. E papërgjegjësia e një njeriu nuk mundet me qenë bllokues i pakufishëm i institucioneve tona. Edhe tash po i bëjmë thirrje edhe një herë që të vjen edhe ta konstituojë Kuvendin fillimisht, Qeverinë pastaj, edhe pastaj shkojmë tek presidenti”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së tha se qëllimi i të gjitha partive politike duhet të jetë konstituimi i Kuvendit, ndërsa paralajmëroi se LDK-ja do t’i përdorë edhe mjetet e saj politike për të ushtruar presion.

“Aktivitetet politike secila parti politike i llogarit për vete dhe e sheh pastaj ndikimin. Krejt qëllimi kryesor i të gjitha partive politike duhet me qenë konstituimi i Kuvendit. Edhe aktivitetet politike që nuk e sjellin konstituimin e Kuvendit, nuk kanë ndonjë rezultat. Prandaj ne po i bëjmë thirrje, si të jemi aty si jemi këtu, po i bëj thirrje që ta konstituojë Kuvendin menjëherë. Normalisht që ne jemi të kujdesshëm, i kemi mjetet tona si LDK, i kemi mjetet tona të presionit edhe të veprimit tonë politik, po gjithsesi i bashkohemi kauzës që Kuvendi të jetë i konstituuar sa më shpejt që është e mundur”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se nuk është e sigurt nëse ka marrë ftesë për diskutimin rreth presidentit, por theksoi se LDK-ja tashmë e ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në bisedime.

“Nuk jam e sigurt nëse kemi marrë ndonjë ftesë sepse deri në këto momente nuk kam marrë ndonjë konfirmim nga partia. Por, ajo që dihet është se diskutimin për presidentin dhe gatishmërinë për të diskutuar për presidentin e kemi dhënë edhe e kemi dëshmuar, edhe dje e kemi konfirmuar; këtë do ta bëjmë. Por rendi i gjërave, siç thoshte Kurti dikur, është që Kuvendi në mënyrë imediate të konstituohet, qeveria, e pastaj kur vijmë tek presidenti janë edhe 60 ditë që mund të diskutojmë edhe të ta zgjedhim një emër”, tha ajo.

Ajo tha se nuk ka arsye që procesi të shtyhet edhe për 30 ditë, pasi sipas saj, VV-ja i ka numrat dhe partnerët për formimin e Qeverisë.

“Po shiko, tash ka një paqartësi kushtetuese në të cilën faktikisht po sillemi rreth këtyre konkluzioneve. Gjithsesi s’ka nevojë për 30-ditëshin e ardhshëm nëse nuk ka negociata për të bërë qeveri edhe për të bërë ndonjë koalicion me ndonjë parti tjetër. Numrat i ka, partnerët e tij i ka, i ka mbi 60 vota, le të shkojmë në Kuvend dhe le ta bëjë Qeverinë, le ta bëjë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka asnjë arsye as për ta shtyrë 30 ditë, as për të bërë tejkalime kushtetuese të tjera”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se LDK-ja do t’i përdorë të gjitha mjetet juridike për të adresuar, siç i quajti ajo, paqartësitë kushtetuese, por kërkoi që çështjet e trajtuara më parë nga Gjykata Kushtetuese të mos dërgohen vazhdimisht për interpretim.

“Si parti, gjithsesi do t’i përdorim të gjitha mjetet tona edhe juridike për t’i adresuar këto paqartësi kushtetuese. Por është tepër e rëndësishme që çështjet të cilat janë gjykuar një herë në Gjykatën Kushtetuese të mos ridërgohen pafundësisht sepse ato nuk janë lojë të gjykatës. Ne s’kemi nevojë për interpretime kur gjykata i ka konkluzionet shumë të qarta. E kemi vendimin e qershorit të vitit 2025 që definitivisht shkon edhe më saktë sesa Kushtetuta edhe e precizon aty. Por çfarë me bë që politikanët e partisë më të madhe janë të papërgjegjshëm edhe me gjasë nuk e kuptojnë, nuk i kuptojnë as nuk kanë interpretues ligjor, ose ose shkojnë përtej asaj edhe nuk e kanë vullnetin politik për t’i konstituuar institucionet. Që është për keqardhje edhe që shpresoj shumë që qytetarët ta shikojnë gjithë këtë proces me kujdes të veçantë. E besimi tjetër herë është mirë me iu besu atyre që e meritojnë”, tha ajo.

The post Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast
Disa qytetarë protestojnë në Han të Elezit kundër përdorimit dhe djegies së gomave nga SharrCem, simbolikisht djegin goma
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët nga Kosova

LEXO GJITHASHTU

Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur
Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur
TOP Momenti
Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije
Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije
TOP Momenti
ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë
ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë
TOP Momenti
“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit
“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit
TOP Momenti
Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
TOP Momenti

You Might Also Like

SHBA rikthen presionin ekonomik ndaj Iranit, paralajmëron masa “të papara” dhe bllokadë pa afat
Lajme

SHBA rikthen presionin ekonomik ndaj Iranit, paralajmëron masa “të papara” dhe bllokadë pa afat

August 14, 2026
Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit
Lajme

Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së voni dha rezultate konkrete për të pagjeturit

August 14, 2026
Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!
Lajme

Daut Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit!

August 14, 2026
Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
Lajme

Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?