By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë: Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë: Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional
Lajme

Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë: Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional

Momenti
Published: August 14, 2026

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që t’i japë fund vakumit institucional dhe të mundësojë funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

Ramadani, në një konferencë për media nga foltorja e Kuvendit, tha se është “totalisht e paimagjinueshme” që vakumi institucional të mos konsiderohet si çështje e sigurisë kombëtare.

Your browser does not support the video tag.

“Ajo që e besoj dhe që e kemi shqetësim të gjithë është fakti se Kosova dhe Kuvendi duhet të jenë funksionalë. Për shembull, edhe kërcënimin me rrjedhjen e Ibër-Lepencit, sepse nuk ka kush e trajton. Edhe për çmimet e larta”, tha Ramadani.

Ai theksoi se askush nuk po e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e qershorit, por sipas tij, është vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që po e konteston situatën politike.

“Askush nuk po ia konteston fitoren e qershorit. Bindja jonë është që ajo do të jetë fitorja e fundit. Nuk po i kontestojmë në asnjë gjë, është vetë Kurti që po konteston”, u shpreh ai.

Ramadani akuzoi pushtetin se po shmang përgjegjësitë dhe paralajmëroi se AAK-ja nuk do të lejojë që Kosova të mbetet në vakum institucional.

“Gjithçka që po bëjnë është që po ikin nga përgjegjësitë. Këtë nuk do ta lejojmë. E kemi për obligim që të mos e lejojmë Kosovën të futet në vakum institucional”, deklaroi ai.

Ai shtoi se nëse pas kësaj situate fshihen qëllime të tjera, “do ta shohim”, duke e cilësuar vakumin institucional si çështje thelbësore për funksionimin dhe sigurinë e vendit.

The post Ramadani akuzon pushtetin për ikje nga përgjegjësitë: Po e çojnë Kosovën drejt vakumit institucional appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lushaku-Sadriu: LDK-ja flet për vete, Kurti i ka numrat dhe përgjegjësinë për konstituim të Kuvendit
Sala Jashari: Ajo që ndodhi në Kuvend është pasqyrë e përçarjes që VV ka arritur ta krijojë në shoqërinë tonë
Gërvalla thotë se opozita s’po di çka po do, freskimin me ujë e quan të mirëseardhur: Ishte nxehtë
Aleanca thirrje LVV-së: Thirreni seancën konstituive
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova

LEXO GJITHASHTU

Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
Prokurori: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv
TOP Momenti
7 të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë
7 të arrestuar nga “Rrjeti Krasniqi”, dyshohet se falsifikonin dokumente për migrantët në Evropë
Lajme
Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën
Lavrov mbron Vuçiqin dhe sulmon BE-në: Po e shantazhojnë Serbinë për Kosovën
Lajme
Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes
Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes
Lajme

You Might Also Like

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
Lajme

KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale

August 14, 2026
Kurti: Tash duhet të flasim për emra, ka me dhjetëra persona të denjë për President, por s’i them tash
Lajme

Kurti: Tash duhet të flasim për emra, ka me dhjetëra persona të denjë për President, por s’i them tash

August 14, 2026
Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
Lajme

Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet

August 14, 2026
Sorensen: S’ka datë për përmbylljen e dialogut – po i ndjekim nga afër gërmimet në Zubin Potok dhe arrestimet në lidhje me rastin
Lajme

Sorensen: S’ka datë për përmbylljen e dialogut – po i ndjekim nga afër gërmimet në Zubin Potok dhe arrestimet në lidhje me rastin

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?