By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate
TOP Momenti

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Momenti
Published: August 13, 2026

Në ora 14:00, brenda selisë qendrore u planifikua të mblidhet grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndër të parat deputete që shkoi në zyre, ishte Vjosa Osmani.

Ajo shkurtimisht tregoi arsyen e kësaj mbledhje.

Your browser does not support the video tag.

“Është takimi i grupit parlamentar, natyrisht për zhvillimet e fundit. Sapo të përfundojë takimi do të kemi deklaratë të përbashkët”, tha Osmani.

Pas saj, erdhën deputetë të tjerë të cilët ishin më të gjatë në deklarime.

Mospjesëmarrjen në Kuvend të LDK-së gjatë së mërkurës, deputeti Anton Quni e arsyetoi se partia e tij distancohet nga situata ku mund të krijohen tensione.

“LDK përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë tensione. Ne bëjmë thirrje të jemi sa më të qetë”, u shpreh ai.

E një tjetër deputet, ngërçin institucional ia faturoi Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ajo çka dihet është që kemi një ngërç kushtetues, kemi një bllokadë te Kuvendi i Republikës së Kosovës sepse nga lëvizjet vendimmarrëse, ose më mirë të themi nga kryesuesi i tashmë e seancës”, tha Zemaj.

Pas një mbledhje që zgjati për më shumë se tre orë, një konferencë e mbajti i pari i LDK-së.

Ai njoftoi se janë tërhequr nga bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje dhe çdo kërkesë e tyre.

“Në një balancë të tillë tre ministrore, gjersa LVV mbante kryeministrin, kryeparlamentarin dhe pothuasje gjithë ekzekutivin, LDK-ja do të ishte një forcë e magjinalizuar, e nënshtruar, si dhe pa përgjegjësi që do të na mundësonte ta dërgojmë shtetin përpara. prandaj s’mund ta pranojmë një ofertë të tillë, prandaj e refuzuam një propozim të tillë të tre ministrive dhe zëvendëskryeministrin”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku dha arsyet se pse grupi parlamentar erdhi deri tek ky vendim.

“LDK-ja heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. S’e duam asnjë ministri. Le t’i mbajë Lëvizja Vetëvendosje. Heqim dorë nga kërkesa për kryetar të Kuvendit dhe më e rëndësishmja edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e presidentit. Meqë LVV-ja po vlerëson se s’ka nevojë për LDK-në si partnere s’do ta ketë as si dekor. Në rrethana të tilla, do të qëndrojmë në opozitë”, u shpreh ai.

Përkundër kësaj, Abdixhiku u shpreh se LDK-ja është e gatshme, që një president të zgjidhet bashkërisht nga të gjitha partitë.

“LDK është e gatshme të bisedoj me bindje të plota për zgjedhjen e një presidenti që e mbron interesat e Republikës dhe Kushtetutën e saj, që përfaqëson unitetetin e popullit. Për këtë kontribut, LDK nuk kërkon asnjë pozitë dhe asnjë kompromis politik, por ka kritere të qarta për presidentin e ardhshëm. Stabiliteti i shtetit nuk do të më mall për shkëmbim, le ta zgjedhim të gjithë bashkë, presidentin që e mbron republikën dhe Kushtetutën”, deklaroi kryetari i LDK-së.

LDK-ja, që nga zgjedhjet e 7 qershorit mori pjesë në të gjitha takimet që kryetari i LVV-së, Albin Kurti e ftoi, në tentativën për të arritur një marrëveshje politike.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

source

You Might Also Like

Treni del nga shinat në Angli, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë
Balla: Respekt për Ramush Haradinajn, familja e tij e pagoi me gjak çmimin e lirisë
Pas milionave të shpenzuara, Arteta vendos t’i largojë pesë lojtarë nga Arsenali
Turistë nga Brazili dhe Argjentina dashurohen me Vlorën, mendojnë edhe të punojnë
Izraeli paralajmëron prani të zgjatur në Liban: Hezbollah duhet të çarmatoset

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK: Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë, derisa Albin Kurti t’i japë urdhër Deharit që ta thërras seancën
Deputetët e PDK: Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë, derisa Albin Kurti t’i japë urdhër Deharit që ta thërras seancën
Lajme
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA mund të mbajë bllokadën detare ndaj porteve iraniane “pa afat”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA mund të mbajë bllokadën detare ndaj porteve iraniane “pa afat”
Lajme
Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim
Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim
TOP Momenti
Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
Peci: Kam ankth ta them, por Kurti pas 6 shtatorit mund të bëjë diçka që Kosova s’ka parë me sy
Lajme
E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët
E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët
TOP Momenti

You Might Also Like

Nicole Kidman për martesën me Tom Cruise: Isha shumë e re, u dashuruam marrëzisht atëherë
TOP Momenti

Nicole Kidman për martesën me Tom Cruise: Isha shumë e re, u dashuruam marrëzisht atëherë

August 13, 2026
Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”
TOP Momenti

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

August 13, 2026
Abdixhiku: LDK-ja kishte vullnet të mirë, LVV-ja na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete [video]
TOP Momenti

Abdixhiku: LDK-ja kishte vullnet të mirë, LVV-ja na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete [video]

August 13, 2026
Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet
TOP Momenti

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?