By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Stradner/Weinstein: Vizita e Zelenskyt në Serbi, manovër e Vuçiqit – Rusia i mbetet e dobishme për shkak të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Stradner/Weinstein: Vizita e Zelenskyt në Serbi, manovër e Vuçiqit – Rusia i mbetet e dobishme për shkak të Kosovës
TOP Momenti

Stradner/Weinstein: Vizita e Zelenskyt në Serbi, manovër e Vuçiqit – Rusia i mbetet e dobishme për shkak të Kosovës

Momenti
Published: August 13, 2026

Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Serbi nuk duhet të interpretohet si dëshmi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke u shkëputur nga Moska dhe po afrohet strategjikisht me Perëndimin, vlerësojnë dy ekspertë amerikanë në një analizë të publikuar në Kyiv Post.

Ivana Stradner, studiuese në Qendrën Baris për Integritetin e Medias në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD), dhe Daniel Weinstein, zëvendësdrejtor për marrëdhëniet qeveritare në FDD Action, argumentojnë se mirëpritja e Zelenskyt në Beograd përbën më shumë një lëvizje taktike të Vuçiqit sesa një ndryshim të kursit gjeopolitik të Serbisë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tyre, Vuçiq prej vitesh është përpjekur të ruajë një ekuilibër ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërsa në këtë periudhë, përballë protestave të mëdha në vend, ai ka interes të sigurojë legjitimitet dhe mbështetje nga kryeqytetet evropiane.

Autorët paralajmërojnë se një festim i hershëm i afrimit të Serbisë me Perëndimin do të ishte i gabuar.

Serbia vazhdon lidhjet me Moskën dhe Pekinin

Në analizë thuhet se, pavarësisht statusit të Serbisë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, aparati politik i Vuçiqit ka promovuar gjatë viteve narrativa që favorizojnë Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas Stradner dhe Weinstein, mediat proqeveritare serbe kanë përsëritur pretendime të Kremlinit për luftën, kanë promovuar narrativa rreth armëve të supozuara biologjike në Ukrainë dhe kanë nxitur frikën se ndihma perëndimore për Kievin mund të çojë në një konflikt më të gjerë.

Në të njëjtën kohë, Serbia ka vazhduar bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik me vende të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Autorët theksojnë se Serbia ka zhvilluar bashkëpunim ushtarak me Kinën dhe ka blerë dronë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore kineze, ndërsa lidhjet e shërbimeve të inteligjencës serbe me ato ruse, sipas tyre, kanë vazhduar edhe pas pezullimit të disa stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë.

Në këtë kontekst përmendet edhe Aleksandar Vulin, aleat i afërt i Vuçiqit, i cili sipas autorëve ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta me drejtues të inteligjencës ruse.

Rusia dhe Serbia, lidhje edhe përmes energjisë

Një tjetër fushë ku, sipas analizës, shihet politika balancuese e Beogradit është energjia.

Serbia vazhdon të jetë e varur në masë të konsiderueshme nga gazi rus, ndërsa në të njëjtën kohë Vuçiç ka promovuar projekte dhe partneritete energjetike me Perëndimin.

Autorët e analizës e lidhin këtë politikë edhe me situatën rreth kompanisë së naftës NIS, në pronësi ruse, ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.

Sipas tyre, Vuçiç është përpjekur të fitojë kohë përmes përjashtimeve nga sanksionet dhe ndryshimit të strukturës së pronësisë së kompanisë.

Kosova, një nga arsyet kryesore të lidhjes me Moskën

Analiza i kushton vëmendje të veçantë Kosovës, duke argumentuar se qëndrimi i Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës mbetet një nga arsyet kryesore pse Moska vazhdon të jetë e dobishme për Beogradin.

Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, mund të përdorë veton për të penguar iniciativa që kërkojnë miratim në këtë organ.

Sipas autorëve, Vuçiç e kundërshton njohjen e territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia jo domosdoshmërisht për shkak të një orientimi pro-ukrainas, por edhe për të mbrojtur argumentin e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Stradner dhe Weinstein vlerësojnë se vizita e Zelenskyt i ofron Vuçiqit mundësinë t’u tregojë qeverive perëndimore se Serbia dhe ai personalisht mbeten faktorë të rëndësishëm në rajon.

Kjo, sipas tyre, është veçanërisht e dobishme në një periudhë kur Vuçiçi po përballet me protestat më të mëdha politike të viteve të fundit.

“Mirëpritja e Zelenskyt nuk kërkon që ai të vendosë sanksione ndaj Rusisë, të heqë dorë nga burimet ruse të energjisë ose të ndërpresë lidhjet e inteligjencës me Moskën”, thuhet në analizë.

Autorët argumentojnë se pikërisht kjo e bën vizitën një veprim relativisht me kosto të ulët për presidentin serb, ndërsa i siguron atij përfitime politike në raport me Perëndimin.

Kërkohet ndryshim i politikës së Uashingtonit

Sipas analizës, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë toleruar për një kohë të gjatë politikën balancuese të Beogradit, pjesërisht nga frika se një presion i tepruar mund ta shtyjë Serbinë më afër Moskës.

Autorët përmendin edhe Dialogun e parë Strategjik SHBA-Serbi, të zhvilluar në korrik, si shembull të përpjekjeve të Uashingtonit për të thelluar marrëdhëniet me Beogradin.

Megjithatë, Stradner dhe Weinstein argumentojnë se kjo qasje duhet të ndryshojë.

Ata kërkojnë që Uashingtoni të shqyrtojë përdorimin e sanksioneve sipas Aktit Global Magnitsky ndaj zyrtarëve serbë që, sipas tyre, janë të përfshirë në represion, korrupsion dhe bashkëpunim me Moskën, Pekinin apo Teheranin.

Në përfundim, autorët theksojnë se vizita e Zelenskyt në Beograd nuk duhet të vlerësohet vetëm përmes fotografive dhe deklaratave publike, por përmes veprimeve që do të ndërmarrë Serbia pas saj.

Sipas tyre, nëse Vuçiqi kërkon legjitimitetin dhe përfitimet që ofron Perëndimi, atëherë duhet të bëjë zgjedhje konkrete dhe jo vetëm të japë premtime.

“Uashingtoni dhe Brukseli duhet të ndalojnë së keqinterpretuari aktin e tij të balancimit midis Lindjes dhe Perëndimit si një kthesë strategjike drejt Perëndimit”, përfundojnë Stradner dhe Weinstein./Telegrafi.

You Might Also Like

Novosella rrëfen arratisjen: E kuptova se do të më burgosnin, spiuni i UDB-së më përcolli deri në shtëpi
Abdixhiku për Feride Rushitin: Propozimet partiake për presidente janë të refuzueshme
Ahmeti: Larg duart nga Marrëveshja e Ohrit, ajo garantohet nga SHBA, BE dhe NATO
Afati për subvencionimin e teksteve shkollore skadon nesër, mbi 179 mijë aplikime
Policia merr në pyetje 13 persona për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ujin e pijshëm në Shkup

LEXO GJITHASHTU

Novosella rrëfen si u njoh me Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën
Novosella rrëfen si u njoh me Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën
Lajme
Novosella rrëfen arratisjen: E kuptova se do të më burgosnin, spiun i UDB-së më përcolli deri në shtëpi
Novosella rrëfen arratisjen: E kuptova se do të më burgosnin, spiun i UDB-së më përcolli deri në shtëpi
Lajme
Hoxhaj nga Shkupi: Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni dhe Plani i Ahtisaarit në Kosovë janë kontrata me Perëndimin
Hoxhaj nga Shkupi: Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni dhe Plani i Ahtisaarit në Kosovë janë kontrata me Perëndimin
Lajme
Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve
Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve
Lajme
Abdixhiku: LDK kishte vullnet të mirë, VV na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete
Abdixhiku: LDK kishte vullnet të mirë, VV na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete
Lajme

You Might Also Like

Gjini përshëndet vendimin e LDK-së: Kurti synon kontroll të plotë mbi institucionet
TOP Momenti

Gjini përshëndet vendimin e LDK-së: Kurti synon kontroll të plotë mbi institucionet

August 13, 2026
Lënda për rastin e “Lotarisë Shtetërore” fillon më 24 gusht
TOP Momenti

Lënda për rastin e “Lotarisë Shtetërore” fillon më 24 gusht

August 13, 2026
Tragjedi rrugore në Lushnje, makina përfundon në kanal – vdesin dy motra
TOP Momenti

Tragjedi rrugore në Lushnje, makina përfundon në kanal – vdesin dy motra

August 13, 2026
Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse s’ka hile
TOP Momenti

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse s’ka hile

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?