Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim publik në lidhje me situatën politike.
Ai ka thënë se LDK-ja do të mbetet në opozitë, por do të hyjë në bisedime për Presidentin jopartiak.
Abdixhiku tha se janë të gatshëm të bisedojnë për një president që mbron interesat e Kosovës.
Për këtë ai tha se LDK nuk dëshiron asgjë në këmbim.
Tutje tha se më pushteti nuk ka drejtë të vonojë konstituimin e Kuvendit.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjedhjen e një presidenti që mbron interesat e Republikës së Kosovës”.
“Nga ky moment askush nuk ka arsyje dhe të drejtë që të vonojë konstitumin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe nisjen e bisedimeve për presidentin”, tha ai. /Gazeta Express
The post Abdixhiku me adresim të ri: Nga ky moment askush s’ka të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve appeared first on Gazeta Express.

