Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaron se “LDK nuk kërkon asgjë pos rolit të saj shtetnor për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Presidentit e Qeverisë”.
Haziri thotë se “pas dy vitesh, LDK i rikthehet pragmatizmit, ajo që tradicionalisht e ka karakterizu partinë që inicoi e shkaktoi procese, për ta realizu andrrën e shqiptarëve të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”.
“Por, mos e harroni se mendësinë parti-shtet e kemi rrënu moti kohë. Kemi qenë përherë besë e shpresë për Republikën”, vijon Haziri.
Gjithashtu ai ka komentuar përplasjet e djeshme verbale e fizike brenda Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar direkt VV-në.
“E patë qysh n’pikë t’ditës VV e shndërroi sallën e Kuvendit të Republikës në zallamahi! Salla plenare e Kuvendit të Republikës nuk bën të kthehet në han ku vlojnë sharjet e thirrjet për vrasje. Ne nuk duhet të ballafaqohemi me mërgimtarët, por me ata që e mbajnë derën e mbyllun për deputetë dhe me ata hapin dyer për sharje e thirrje për vrasje!”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë:
The post Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë appeared first on Gazeta Express.

