By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: I arrestuari për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
I arrestuari për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin
TOP Momenti

I arrestuari për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin

Momenti
Published: August 13, 2026

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet Fehim Sali, i arrestuari i sotëm nën dyshimin për spiunazh për shërbimin sekret serb (BIA), në shoqërinë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa ka kritikuar pushtetin lokal në Komunën e Dragashit, duke pretenduar se lidhjet e të dyshuarit me zyrtarë serbë kanë qenë të njohura prej vitesh.

Your browser does not support the video tag.

“Ky fotografim i bërë para disa vitesh, ku janë bashkë Ivica Daçiq dhe i arrestuari i sotëm Fehim Sali, sikur nuk shërbente si argument për pushtetarët e ish-pushtetarët lokalë në Sharr (LDK & PDK), për të ndërprerë çdo komunikim me këtë njeri, që shihej e dihej haptazi se kujt i shërben”, ka shkruar Mustafa.

Reagimi i tij vjen në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi Fehim Salin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Sipas raportimeve, Sali punon si arsimtar në një shkollë në Dragash, e cila funksionon sipas sistemit arsimor të Serbisë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar rreth 40 mijë euro, 500 dinarë serbë, katër telefona celularë dhe dokumente që dyshohet se lidhen me rastin.

Ndërkohë, institucionet e drejtësisë ende nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me akuzat dhe provat që rëndojnë mbi të dyshuarin.

Ivica Daçiq aktualisht mban postin e ministrit të Brendshëm të Serbisë dhe njëherësh është zëvendëskryeministër i këtij shteti.

You Might Also Like

I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës
Arrestohet në Ferizaj shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i
Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”
MPB: Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave për dokumente personale, puna po vijon pa probleme dhe pa vonesa
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar

LEXO GJITHASHTU

Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë
Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë
Lajme
Ambasadori francez në Republikën e Afrikës Qendrore, i akuzuar për sjellje të pahijshme në rezidencën zyrtare, përballet me masa disiplinore.
Ambasadori francez në Republikën e Afrikës Qendrore, i akuzuar për sjellje të pahijshme në rezidencën zyrtare, përballet me masa disiplinore.
Lajme
Britania e Madhe mbron sekuestrimin e një cisterne në hije pas kërcënimit të Putinit
Britania e Madhe mbron sekuestrimin e një cisterne në hije pas kërcënimit të Putinit
Lajme
Air India do të testojë të gjithë pilotët për substanca të ndaluara
Air India do të testojë të gjithë pilotët për substanca të ndaluara
Lajme
Palestinezëve u është thënë të largohen nga shtëpitë në fshatin ku kolonët izraelitë kanë rrethuar shtëpitë
Palestinezëve u është thënë të largohen nga shtëpitë në fshatin ku kolonët izraelitë kanë rrethuar shtëpitë
Lajme

You Might Also Like

Katër avionë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Gaber
TOP Momenti

Katër avionë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Gaber

August 13, 2026
Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
TOP Momenti

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

August 13, 2026
Osmani: LDK-ja nuk kërkon pozita në pushtet, prioritet është shmangia e zgjedhjeve të reja
TOP Momenti

Osmani: LDK-ja nuk kërkon pozita në pushtet, prioritet është shmangia e zgjedhjeve të reja

August 13, 2026
Filipçe për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Bashkëjetesë, e jo ndarje dhe urrejtje
TOP Momenti

Filipçe për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Bashkëjetesë, e jo ndarje dhe urrejtje

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?