By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MPB: Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave për dokumente personale, puna po vijon pa probleme dhe pa vonesa
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MPB: Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave për dokumente personale, puna po vijon pa probleme dhe pa vonesa
TOP Momenti

MPB: Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave për dokumente personale, puna po vijon pa probleme dhe pa vonesa

Momenti
Published: August 13, 2026

Edhe krahas numrit të shtuar të kërkesave për dokumente personale gjatë periudhës së verës, veçanërisht edhe për shkak të numrit të madh të emigrantëve tanë që qëndrojnë në vend në këtë kohë, procesi i lëshimit të dokumenteve të udhëtimit po ecën pa probleme dhe pa vonesa, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë korrikut janë pranuar rreth 55.000 kërkesa për lëshimin e dokumenteve personale, përfshirë dokumentet e udhëtimit, ndërsa afati për paraqitjen e kërkesës në procedurë të rregullt pranohet brenda një deri në dy ditësh. Qytetarët i marrin dokumentet brenda maksimumi shtatë ditësh, theksojnë nga MPB-ja për MIA-n.

Your browser does not support the video tag.

Nga Ministria theksojnë se kjo është hera e parë që në korrik dhe gusht, periudha kur ka fluksin më të madh të qytetarëve nga diaspora, që procedura është kryer me një dinamikë të tillë dhe pa kohë më të gjata pritjeje. Kjo, siç thonë ata, është rezultat i masave organizative të ndërmarra dhe optimizimit të proceseve të punës.

Ministria e Punëve të Brendshme, theksojnë në përgjigjen e tyre për MIA-n, ka kapacitete të mjaftueshme për t’iu përgjigjur numrit të shtuar të kërkesave gjatë periudhës së verës, në mënyrë që të gjithë qytetarët, përfshirë edhe emigrantët që qëndrojnë në vend gjatë pushimeve vjetore, të marrin dokumentet e tyre të udhëtimit në kohën e duhur.

Muajt e verës tradicionalisht sjellin një numër në rritje të mërgimtarëve që qëndrojnë në vend, të cilët e përdorin qëndrimin e tyre, ndër të tjera, për të marrë ose rinovuar pasaportat e tyre.

MPB-ja rekomandon që qytetarët nga diaspora të paraqesin kërkesën e tyre për një dokument të ri udhëtimi menjëherë pas mbërritjes në vend.

Në rastet kur ka arsye urgjente dhe të justifikuara që lidhen me udhëtimin jashtë vendit, MPB-ja vepron në përputhje me mundësitë ligjore për lëshimin urgjent të dokumenteve të udhëtimit.

Ministria rekomandon që qytetarët nga diaspora të kontrollojnë menjëherë vlefshmërinë e dokumenteve të tyre dhe, nëse është e nevojshme, të paraqesin kërkesën e tyre për një dokument të ri udhëtimi menjëherë pas mbërritjes në vend, duke marrë parasysh se aktualisht procedura e rregullt lejon lëshimin e dokumenteve në afate të shkurtra.

Nga 18 shkurti i vitit 2025, departamentet për çështje administrative pranë Departamentit për Çështje Civile të MPB-së do të punojnë sipas orarit të ri të punës.

Departamenti për Çështje Administrative në Shkup dhe Departamenti për Çështje Administrative në Tetovë punojnë në dy turne nga e hëna në të premte, përkatësisht nga ora 07:30 deri në 19:30.

Departamentet për Çështje Administrative në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë dhe Shtip punojnë nga e hëna në të premte nga ora 08:00 deri në 18:00. I njëjti orar pune vlen edhe për DÇA të Manastirit për Prilepin, DÇA të Velesit për Kavadarin, DÇA të Ohrit për Kërçovën dhe Strugën, DÇA të Tetovës për Gostivarin dhe DÇA të Shtipit për Koçanin.

Në njësitë e mbetura rajonale – DÇA i Ohrit për Dibrën; DÇA e Manastirit për Krushevën, Demir Hisarin, Resnjën dhe Makedonski Brodin; DÇA Shtip për Probishtipin, për Shën Nikollën, për Vinicën, për Dellçevën dhe për Berovën; DÇA Veles për Negotinën; DÇA Kumanova për Kratovën dhe Kriva Pallankën; DÇA Strumica për Gjevgjelinë, Radovishin dhe Vallandovën, orari i punës do të zgjasë nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në Shkup, në ndërtesën e RTVM-së, pak më shumë se një vit më parë, u vu në përdorim pjesa e rindërtuar e Departamentit për Çështje Administrative – Shkup, dhe në këtë ngjarje atëherë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se nuk ka më kaos dhe çrregullim, si dhe qytetarë me dinjitet të cenuar, kur është e nevojshme të merret një dokument personal ose të merret ndonjë shërbim i ofruar nga ky Departamenti.

“Qëllimi i rindërtimit është që qytetarët të kenë mundësi për shërbime të shpejta dhe efikase, të kursejnë kohën e tyre dhe e gjithë kjo të bëhet në mënyrë dinjitoze siç e meriton çdo qytetar i Maqedonisë. Rindërtimi dhe rinovimi aktualisht përfshin 20 të ashtuquajtura foto kabina që do të kryejnë më shumë funksione pune dhe do t’u ofrojnë më shumë shërbime qytetarëve, është rindërtuar edhe salla e madhe e sporteleve, e cila në periudhën e ardhshme do t’u shërbejë qytetarëve në fushën e lëshimit të pasaportave me procedura urgjente dhe të rregullta, letërnjoftimeve me procedura urgjente, lejeve të drejtimit, certifikatave të shtetësisë së bashku me të gjitha procedurat e tjera që lidhen me kërkesat për pranim dhe lirim nga shtetësia, ndryshimin e emrit personal dhe të tjera, si dhe shërbime në fushën e automjeteve”, theksoi Toshkovski atëherë.

You Might Also Like

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse s’ka hile
Stradner/Weinstein: Vizita e Zelenskyt në Serbi, manovër e Vuçiqit – Rusia i mbetet e dobishme për shkak të Kosovës
“Nëse ishte stabil, pse u dërgua në Beograd?”, gazetarja ngre dyshime për transferimin e Rashkoviqit në Serbi
Shasivari: Marrëveshja e Ohrit është një standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë
Haziri: LVV e shndërroi sallën e Kuvendit në zallamahi, nuk bëhet han ku ka sharje e thirrje për vrasje

LEXO GJITHASHTU

Osmani pasi LDK njoftoi se nuk dëshiron më koalicion me VV’në: T’i japim vendit President që e mbron Kushtetutën
Osmani pasi LDK njoftoi se nuk dëshiron më koalicion me VV’në: T’i japim vendit President që e mbron Kushtetutën
Lajme
Dhëndri i Hashim Thaçit thotë se u largua nga puna pas 26 vitesh – akuzon drejtorin e Policisë dhe VV-në
Dhëndri i Hashim Thaçit thotë se u largua nga puna pas 26 vitesh – akuzon drejtorin e Policisë dhe VV-në
Lajme
I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës
I dyshuari për spiunazh ishte shkarkuar më 2024 nga një këshill pranë Presidencës
TOP Momenti
Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë
Haziri fajëson VV’në për ngjarjet dje në Kuvend: LDK mendësinë e partisë – shtet e ka rrënu moti kohë
Lajme
Arrestohet në Ferizaj shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i
Arrestohet në Ferizaj shtetasi i Maqedonisë së Veriut, kërkohej nga INTERPOL-i
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”
TOP Momenti

Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”

August 13, 2026
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar
TOP Momenti

Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar

August 13, 2026
Katër avionë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Gaber
TOP Momenti

Katër avionë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Gaber

August 13, 2026
Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
TOP Momenti

Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?