By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush është Fehim Sali, i arrestuari nën dyshimet për spiunazh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush është Fehim Sali, i arrestuari nën dyshimet për spiunazh
Lajme

Kush është Fehim Sali, i arrestuari nën dyshimet për spiunazh

Momenti
Published: August 13, 2026

Fehim Sali, i lindur në fshatin Kërstec të Dragashit, është një figurë e njohur në rrethin e komunitetit goran, me një veprimtari të shtrirë ndër vite në arsim, organizata joqeveritare dhe struktura që lidhen me përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në Kosovë. Ai u arrestua të enjten në pikën kufitare në Merdar të Podujevës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”.

Po kush është Fehim Sali dhe për çka dyshohet ai?

Your browser does not support the video tag.

Ai ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore serbe “9 Maji” në Rapçë të Dragashit, institucion ku, sipas informacioneve të bëra publike, e ka fituar pozitën me ndikimin e ish-ministrit të Arsimit në Qeverinë e Serbisë, Branko Ruzhiq.

KosovaPress merr vesh se, pas përfundimit të luftës në Kosovë, Sali është angazhuar në aktivitete të ndryshme të shoqërisë civile dhe, si pjesëtar i komunitetit goran, ka qenë i lidhur me një numër organizatash joqeveritare përmes të cilave ka përfituar projekte me vlera të ndryshme financiare. Aktiviteti i tij institucional është zgjeruar edhe në vitet e mëvonshme. Gjatë periudhës 2022–2024, kur ai ka qenë anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes së Kosovës, duke pasur kështu mundësi të jetë pjesë e një mekanizmi institucional që shërben për përfaqësimin dhe komunikimin e komuniteteve joshumicë me institucionet e vendit.

Paralelisht me angazhimet në Kosovë, Sali ka zhvilluar aktivitete edhe në Serbi, bëjnë të ditur burime të KP. Në prill të vitit 2024 është regjistruar në Serbi organizata joqeveritare “Moja Gora”, ndërsa në Kosovë, në vitin 2020, ai ka themeluar organizatën “Udruzhenje gragjana Gora/Zelena”. Përmes këtyre angazhimeve, ai ka ruajtur lidhje me pjesëtarë të komunitetit goran dhe me struktura të ndryshme politike e shoqërore në Kosovë dhe Serbi.

Ndër vite, Sali është përfshirë edhe në çështje që kanë të bëjnë me dokumentacionin serb të banorëve të komunës së Dragashit dhe zonave të tjera.

“Sali ka shërbyer si ndërmjetësues për rregullimin e dokumenteve serbe për qytetarë të Kosovës dhe se në këtë veprimtari është ndihmuar nga një zyrtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës, BIA. Me këtë zyrtar, Sali ka zhvilluar takime në Beograd dhe ka mbajtur komunikime të vazhdueshme”, ka thënë i njëjti burim për KP..

Mësohet se ka dyshime se gjatë këtyre kontakteve ai ka marrë detyra për identifikimin e personave të përfshirë në institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës, ndërsa ka përcjellë informacione për zhvillimet në rajonin e Gorës, aktivitetet në Zyrën e Presidentes së Kosovës, si dhe informacione me karakter politik dhe fetar.

“Në fokus të dyshimeve ndaj tij janë edhe aktivitetet politike në komunitetin goran dhe lidhjet e tij me struktura politike në Serbi.”

Veç kësaj, Sali dyshohet se ka ushtruar ndikim dhe presion mbi votuesit goranë në interes të Partisë Përparimtare Serbe, SNS, dhe Partisë Socialiste të Serbisë, SPS. “Për këtë angazhim, sipas dyshimeve, ai ka përfituar edhe mjete financiare”, thotë i  njëjti burim. Aktiviteti i tij politik ka vazhduar edhe më tej, ndërsa organizata “Moja Gora” dyshohet se është përdorur si mbulesë për angazhime që synonin orientimin e votës së komunitetit goran në zgjedhjet në Serbi.

Në fillim të vitit 2023, Sali ka marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga SPS dhe ka zhvilluar takime me kryetarin e kësaj partie, Ivica Daçiq, si dhe me figura të tjera të saj, përfshirë deputetin Igor Braunoviq. Këto kontakte, të marra së bashku me aktivitetin e tij në organizatat e komunitetit dhe rolin që ka pasur në Këshillin Konsultativ për Komunitete, paraqesin një profil të një personi që ndër vite ka krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh në Kosovë dhe Serbi.

Sot, emri i Fehim Salit është vendosur në qendër të një hetimi për spiunazh. Autoritetet e Kosovës dyshojnë se aktiviteti i tij nuk është kufizuar vetëm në angazhime shoqërore, arsimore apo politike, por se ai ka bashkëpunuar për një periudhë të gjatë me BIA-n serbe dhe ka përcjellë informacione që lidhen me zhvillimet politike, institucionale dhe të sigurisë në Kosovë.

“Dyshimet përfshijnë edhe rolin e tij në identifikimin e personave që mund të shërbenin si objektiva të rekrutimit nga shërbimi serb. E sipas të njëjtit burim, ky rast dëshmon angazhimin e Serbisë për t’i instrumentalizuar edhe pakicat tjera në Kosovë për qëllime të saj, në rastin konkret pjesëtar të komunitetit goran.

Kujtojmë se, angazhime të tilla të agjentëve nga Serbia, kanë kërcënuar sigurinë e Kosovës dhe aleatëve të saj strategjik, pasi që dihet po ashtu që BIA bashkëpunon afër me shërbimet ruse te inteligjencës dhe sigurisë.

The post Kush është Fehim Sali, i arrestuari nën dyshimet për spiunazh appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Britania e Madhe mbron sekuestrimin e një cisterne në hije pas kërcënimit të Putinit
Air India do të testojë të gjithë pilotët për substanca të ndaluara
Palestinezëve u është thënë të largohen nga shtëpitë në fshatin ku kolonët izraelitë kanë rrethuar shtëpitë
Dhëniet e shtetësisë austriake u rritën me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026
Ukraina i propozon Rusisë armëpushim në Detin e Zi, kërkon ndaljen e sulmeve ndaj objektivave civile

LEXO GJITHASHTU

Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”
Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”
TOP Momenti
MPB: Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave për dokumente personale, puna po vijon pa probleme dhe pa vonesa
MPB: Pavarësisht fluksit të shtuar të kërkesave për dokumente personale, puna po vijon pa probleme dhe pa vonesa
TOP Momenti
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar
TOP Momenti
Gruda: Kryetari i Kuvendit është ceremonial, a po doni na me shku me 22 deputetë me marrë spikerin e Parlamentit?
Gruda: Kryetari i Kuvendit është ceremonial, a po doni na me shku me 22 deputetë me marrë spikerin e Parlamentit?
Lajme
“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
Lajme

You Might Also Like

Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme

Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

August 13, 2026
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për QKUK
Lajme

Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për QKUK

August 13, 2026
Gruda: Shkova te Dehari, i thashë pse e lejove Kurtin me fol e neve askujt: Jemi në kushte të anarkisë
Lajme

Gruda: Shkova te Dehari, i thashë pse e lejove Kurtin me fol e neve askujt: Jemi në kushte të anarkisë

August 13, 2026
Abdixhiku pas tensioneve në kuvend: Mos pritni që LDK të nxitë qytetarët, s’jemi PDK’ja, ata janë tjerë ne të tjerë
Lajme

Abdixhiku pas tensioneve në kuvend: Mos pritni që LDK të nxitë qytetarët, s’jemi PDK’ja, ata janë tjerë ne të tjerë

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?