By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cili ishte roli i Rusisë në krizën me migrantë në Ceuta?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cili ishte roli i Rusisë në krizën me migrantë në Ceuta?
Lajme

Cili ishte roli i Rusisë në krizën me migrantë në Ceuta?

Momenti
Published: August 13, 2026

Pamjet e mijëra migrantëve që arritën në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën Veriore në fund të korrikut tronditën Bashkimin Evropian, i cili tashmë kishte nisur pushimet verore njëmujore, duke e vënë atë në lëvizje.

Ambasadorët e BE-së u kthyen nga pushimet për një takim online më 3 gusht, për t’u përgatitur për një tjetër takim online të 27 ministrave të Brendshëm të bllokut, një ditë më vonë. Deri atëherë, kriza ishte shmangur në masë të madhe, pasi Spanja, e cila fillimisht ishte kritikuar ashpër nga shtetet e tjera anëtare, kishte thirrur përforcime dhe tha se kishte kthyer mbrapsht tashmë rreth 70.000 nga 72.000 personat që kishin hyrë në Ceuta. Gati 90 persona vdiqën në kaosin që përfshiu rojen bregdetare spanjolle.

Your browser does not support the video tag.

Mendohet se asnjë prej migrantëve nuk arriti në Evropën kontinentale. Ndërsa Ceuta, së bashku me enklavën tjetër spanjolle, Melilla, janë zyrtarisht pjesë e zonës pa pasaporta Shengen të BE-së, të dyja kanë rregulla të veçanta që përcaktojnë se kontrollet e identitetit duhet të kryhen kur udhëtohet prej tyre drejt destinacioneve në Evropën kontinentale. Kjo e bën pothuajse të pamundur hipjen në tragetet që kalojnë ngushticën e Gjibraltarit.

Rrjeti i trafikimit

Atëherë, çfarë apo kush qëndronte pas fluksit të madh të migrantëve? Në deklaratën e tyre të përbashkët, të lëshuar pas takimit të fillimit të gushtit, ministrat e Brendshëm të bllokut fajësuan “rrjetet e trafikimit të migrantëve” dhe lanë të kuptohej gjithashtu se BE-ja duhet të përmirësojë “ndërgjegjësimin e përbashkët për situatën, gjë që mund të arrihet përmes zhvillimit të mëtejshëm të sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si inteligjenca para mbërritjes në kufi dhe monitorimi i rrjeteve sociale”. Para se migrantët të fillonin të mbërrinin në Ceuta, në internet u përhapën thashetheme se Spanja do t’i priste njerëzit krahëhapur.

Në kërkim të një shkaku, disa politikanë evropianë vunë në pah si vendimin e Madridit për të rregulluar statusin e migrantëve, ashtu edhe një vendim të fundit të Gjykatës Supreme të Spanjës. E para, skema për legalizimin e statusit, megjithatë, u drejtohej kryesisht migrantëve latino-amerikanë që punojnë në Spanjë dhe zbatohej për personat që mund të dëshmonin se kishin banuar në vend për pesë muaj rresht para fillimit të këtij viti.

Shkaku i dytë i sugjeruar për fluksin ishte një vendim shumë teknik i gjykatës, i marrë në fillim të korrikut, i cili përcaktoi se procedura e kthimit të menjëhershëm të migrantëve nga Madridi nuk zbatohej për personat e ndaluar teksa përpiqeshin të notonin nga territori i Marokut drejt Ceutës dhe Melillës. Sipas vendimit, kjo procedurë zbatohej vetëm nëse migrantët kalonin një barrierë fizike, që do të thoshte se ata që përpiqeshin të hynin duke notuar do t’i nënshtroheshin një procesi ligjor shumë më të ngadaltë, në vend që të ktheheshin menjëherë. Megjithatë, vendimi i gjykatës mezi u bë lajm në Spanjë kur u dha më 8 korrik.

Skenari i Bjellorusisë

Por, kush mund të jenë këta “aktorë të jashtëm keqdashës”? Një zgjedhje e qartë në Bruksel është Rusia, e cila ka një histori të nxitjes së migrantëve drejt kufijve të BE-së. Kriza në Ceuta kishte disa ngjashmëri me përpjekjen e Bjellorusisë dhe Rusisë, kryesisht gjatë viteve 2021-2022, për të shtyrë mijëra njerëz, kryesisht nga Afganistani, Iraku dhe Siria, drejt Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë. (Ky fluks i tentuar vazhdon edhe sot, me Letoninë që së fundmi u detyrua të mbyllte përkohësisht kufirin me Bjellorusinë pas një rritjeje të tentativave për kalim të kufirit).

Në atë kohë, Brukseli nxitoi të drejtonte gishtin nga regjimi i Aleksandr Lukashenkos dhe mbështetja e Kremlinit për të, si në aspektin logjistik, ashtu edhe përmes manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në informacion (FIMI). Kornizat e sanksioneve u zgjeruan për të përfshirë aktet e “instrumentalizimit të migrantëve”, ndërsa ndalimet e vizave dhe ngrirja e aseteve u vendosën ndaj zyrtarëve që lehtësonin rrugët e migrantëve drejt kufijve të BE-së, operatorëve turistikë dhe hoteleve që ishin përdorur gjatë udhëtimit, madje edhe ndaj Belavia-s, kompanisë kombëtare ajrore të Bjellorusisë, për transportimin e njerëzve fillimisht drejt Bjellorusisë.

Ndërsa diplomatët e BE-së thanë se përpjekja e Rusisë për manipulim ishte e konsiderueshme, ata gjithashtu vunë në pikëpyetje se sa ndikim kishte pasur në të vërtetë. Në fakt, pasoja kryesore mund të ketë qenë shkaktimi i më shumë përçarjeve brenda BE-së, pasi shumë shtete anëtare dukeshin sikur po sulmonin Spanjën.

Italia, qeveria e krahut të djathtë e së cilës ka bërë luftën kundër imigracionit nga jashtë Evropës një prioritet qendror, pezulloi shpejt dhe përkohësisht lidhjet detare dhe ajrore me Spanjën dhe ishte një prej nismëtarëve të një letre – të nënshkruar nga 21 shtete të tjera anëtare të BE-së (por, ç’është thelbësore, jo nga fqinjët e drejtpërdrejtë të Spanjës, Franca dhe Portugalia) – e cila mbante një qëndrim mjaft të ashpër ndaj Spanjës.

Në kohën kur ministrat e Brendshëm u takuan dhe Madridi e kishte situatën nën kontroll, blloku u rreshtua në mbështetje të Spanjës, ndërsa zyrtarë nga vendet që kishin qenë më parë kritike pranuan privatisht se reagimet e tyre fillestare kishin qenë tepër histerike dhe të përqendruara te audiencat vendase.

Dhe, pavarësisht se ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, e kritikoi publikisht Kremlinin, duket se diplomatët e BE-së nuk duan t’i japin Rusisë shumë merita. “Kremlini është i etur të marrë publicitet për marifetet e tij të ndryshme, gjë që mund ta zmadhojë rëndësinë e FIMI-t rus”, tha një diplomat i BE-së per Radio Evropa e Lirë.

The post Cili ishte roli i Rusisë në krizën me migrantë në Ceuta? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama bën jehonë në Kiev me deklaratën për mbështetje ndaj Ukrainës, pavarësisht qëndrimit të Zelenskyt për Kosovën
E therën me thikë dhe e goditën me grushte e shqelma- Kërkohet paraburgimi i dy personave për tentim vrasje në Ferizaj
E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje
Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje në Shqipëri, Vlora më e dëmtuara

LEXO GJITHASHTU

Tentuan të privojnë nga jeta një person në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve
Tentuan të privojnë nga jeta një person në Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve
TOP Momenti
Policia me kontrolle në trafik, ndalohen 14 persona për vozitje të pakujdesshme
Policia me kontrolle në trafik, ndalohen 14 persona për vozitje të pakujdesshme
TOP Momenti
Arrestohet në flagrancë një person nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim në Prizren
Arrestohet në flagrancë një person nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim në Prizren
TOP Momenti
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje, Vlora më e dëmtuara
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje, Vlora më e dëmtuara
TOP Momenti
Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmi ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së është mbi 507 milionë denarë
Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmi ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së është mbi 507 milionë denarë
TOP Momenti

You Might Also Like

Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike
Lajme

Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike

August 13, 2026
Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
Lajme

Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht

August 13, 2026
Kontroll në Manastirc të Ferizajt, policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe 181 fishekë
Lajme

Kontroll në Manastirc të Ferizajt, policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe 181 fishekë

August 13, 2026
CNN: Çmimet e naftës bien pavarësisht ngërçit në Hormuz – çfarë duhet të dini
Lajme

CNN: Çmimet e naftës bien pavarësisht ngërçit në Hormuz – çfarë duhet të dini

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?