By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje
Lajme

E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje

Momenti
Published: August 13, 2026

“Do t’ua publikoj familjarëve”, e shantazhoi një grua e ia mori 50 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prizren, detaje

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka njoftuar për arrestimin e një personi, S.Q, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Shantazh’’, dhe, ‘’Ngacmim’’.

Your browser does not support the video tag.

Në komunikatë bëhet e ditur se, i arrestuari, dyshohet se, nga qershori i vitit 2025 e deri më 13 gusht 2026, në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar të dëmtuarën, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përcjell Gazeta Express.

‘’ I njëjti, përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës, duke e kërcënuar me publikimin dhe dërgimin te familjarët të materialeve që, sipas pretendimeve të tij, do t’i cenonin nderin dhe autoritetin.  Në këtë mënyrë, i njëjti ka kërkuar dhe ka arritur të sigurojë mjete financiare, në shumën deri në 50 mijë euro, të cilat e dëmtuara dyshohet se i ka siguruar, ndër të tjera, edhe përmes shitjes së arit të marrë nga nëna dhe familjarët e saj, me qëllim përmbushjen e kërkesave të të dyshuarit’’, thuhet në komunikatë mes tjerash.

Nga prokuroria shtohet edhe se, lidhur me rastin janë sekuestruar 21 mijë e 100 euro, një (1) veturë dhe dy (2) telefona celularë.

Komunikatë:

Prokuroria e Prizrenit arreston në flagrancë një person nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim

Prizren, 13 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe, përmes aplikimit të masave të veçanta hetimore, kanë arrestuar në flagrancë të pandehurin S.Q., nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Shantazhi” nga neni 329, par. 2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe “Ngacmimi” nga neni 182 par.1 sipas KPRK-së.

Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimeve të deritanishme, i pandehuri S.Q., nga qershori i vitit 2025 e deri më 13 gusht 2026, në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, dyshohet se ka kanosur dhe shantazhuar të dëmtuarën, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

I njëjti, përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës, duke e kërcënuar me publikimin dhe dërgimin te familjarët të materialeve që, sipas pretendimeve të tij, do t’i cenonin nderin dhe autoritetin.  Në këtë mënyrë, i njëjti ka kërkuar dhe ka arritur të sigurojë mjete financiare, në shumën deri në 50 mijë euro, të cilat e dëmtuara dyshohet se i ka siguruar, ndër të tjera, edhe përmes shitjes së arit të marrë nga nëna dhe familjarët e saj, me qëllim përmbushjen e kërkesave të të dyshuarit.

Po ashtu, sipas dyshimeve të administruara deri në këtë fazë të procedurës, i pandehuri dyshohet se ka vazhduar komunikimet e padëshiruara dhe kërcënuese ndaj të dëmtuarës, duke i shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim të madh emocional, si për veten ashtu edhe për anëtarët e familjes së saj.

I pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

Po ashtu, lidhur me rastin janë sekuestruar 21 mijë e 100 euro, një (1) veturë dhe dy (2) telefona celularë.

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

The post E shantazhoi një grua me foto për mbi një vit, ia mori 50 mijë euro – Arrestohet në flagrancë i dyshuari në Prizren, detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Asnjë ndryshim, Kurti prezanton kabinetin e njëjtë për qeverinë e re
Përleshje me thika në Athinë, plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve një shqiptar
Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re

LEXO GJITHASHTU

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
TOP Momenti
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër
TOP Momenti
Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit
Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit
TOP Momenti
“Kurti 4” – këta janë të gjithë emrat e kabinetit të prezantuar nga Kurti
“Kurti 4” – këta janë të gjithë emrat e kabinetit të prezantuar nga Kurti
TOP Momenti
Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite
Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në
Lajme

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në

September 13, 2026
Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton
Lajme

Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton

September 13, 2026
Rama: Patriotizmi në LVV sot e paska pushim
Lajme

Rama: Patriotizmi në LVV sot e paska pushim

September 13, 2026
Qytetarët e bëjnë horë në komente ministrin Jeton Shasivari pas statusit për krerët e UÇK-së, ai ndalon komentet por nuk e fshin statusin!
Lajme

Qytetarët e bëjnë horë në komente ministrin Jeton Shasivari pas statusit për krerët e UÇK-së, ai ndalon komentet por nuk e fshin statusin!

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?