MPB njofton se policia ka gjetur një person të vdekur në Shkup.
“Sot rreth orës 09:25 të mëngjesit, SPB Shkup ka marrë njoftim se para një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup ka një person me lëndime.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë oficerë policie nga stacioni policor “Bit Pazar” dhe kanë konstatuar se personi është L. H. (38) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen.
Është njoftuar prokurori publik dhe po kryhet inspektimi i vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB./Telegrafi/

