By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro
Lajme

Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro

Momenti
Published: August 13, 2026

Policia e Ekuadorit ka sekuestruar 469 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion pranë kufirit me Kolumbinë, ndërsa pakot e drogës ishin të shënuara me imazhe të yllit norvegjez të futbollit, Erling Haaland.

Oficerët kundër narkotikëve vepruan pas një informate anonime dhe ndaluan një kamion të dyshimtë në autostradën Pan-Amerikane. Sipas policisë, në një ndarje të fshehtë të kamionit u gjetën 370 pako me kokainë. Në pranga përfundoi një grua e identifikuar si Maria R., e cila kishte me vete dokumente identifikimi kolumbiane, raporton agjencia afgane e lajmeve “KhaamaPress”, transmeton Klankosova.

Your browser does not support the video tag.
In this image from a video released by Ecuador National Police, Ecuadorian police remove alleged bricks of cocaine from a truck in Carchi, Ecuador Wednesday, Aug. 12, 2026. (Ecuador National Police via AP)

Policia publikoi pamje të pakove të kokainës, mbi të cilat shiheshin ngjitëse me imazhin e Haalandit, por nuk dha shpjegime për përdorimin e tyre. Imazhet e sportistëve të njohur dhe personazheve të tjerë publikë përdoren ndonjëherë nga rrjetet e trafikut të drogës për të identifikuar ngarkesat, grupet kriminale ose blerësit e synuar. Nuk ka asnjë të dhënë që Haaland të ketë pasur lidhje me këtë ngarkesë.

Autoritetet vlerësuan se kokaina kishte një vlerë prej rreth 842 mijë dollarësh në tregun e brendshëm të Ekuadorit, më shumë se 11 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 19.6 milionë dollarë në Evropë.

Policia tha se rreth 80 për qind e kokainës që trafikohet përmes Ekuadorit e ka origjinën në Kolumbi, ndërsa pjesa më e madhe e sasisë së mbetur vjen nga Peruja. Autoritetet kanë sekuestruar rreth 80 tonë drogë gjatë gjysmës së parë të këtij viti, pasi në vitin 2025 konfiskuan afro 215 tonë, ndërsa në vitin 2024 pothuajse 295 tonë.

Imazhi i Haalandit është bërë gjerësisht i njohur pas paraqitjeve të tij në qendër të vëmendjes gjatë Kupës së Botës. Ai nuk është ylli i vetëm i futbollit, imazhi i të cilit është gjetur në ngarkesa të sekuestruara droge. Autoritetet kanë zbuluar më herët pako me imazhe të futbollistëve të tjerë të njohur, përfshirë kapitenin e Argjentinës, Lionel Messi. 

The post Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Reagon deputetja e PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai

LEXO GJITHASHTU

Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
TOP Momenti
Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
TOP Momenti
Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti
M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut
M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit
“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit
TOP Momenti

You Might Also Like

Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit
Lajme

Haziri, Kurtit: Ka me ju dalë tymi, ne e mbajmë fjalën për President, hapi i parë është konstituimi i Kuvendit

August 14, 2026
“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast
Lajme

“Pages of the Coast”, libri dhe poezia takohen buzë detit në Green Coast

August 14, 2026
Disa qytetarë protestojnë në Han të Elezit kundër përdorimit dhe djegies së gomave nga SharrCem, simbolikisht djegin goma
Lajme

Disa qytetarë protestojnë në Han të Elezit kundër përdorimit dhe djegies së gomave nga SharrCem, simbolikisht djegin goma

August 14, 2026
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët nga Kosova
Lajme

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët nga Kosova

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?