Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt në Kuvend.
Gruda tha se, pavarësisht dallimeve politike, statusi i Haradinajt si figurë e luftës nuk vihet në diskutim.
“Ramush Haradinaj është një hero i gjallë i Kosovës, ajo nuk diskutohet”, tha Gruda.
Ai e cilësoi thirrjen si “trishtuese”, duke pretenduar se propaganda politike ka ndikuar në krijimin e një klime të tillë.
Personi që bëri thirrjen u arrestua nga Policia e Kosovës.
The post Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese appeared first on Gazeta Express.

