Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se për disa ditë, në forma të ndryshme, kishte ngacmuar një grua.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është evidentuar më 9 gusht 2026, rreth orës 07:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që disa ditë në forma të ndryshme kishte ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

