By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht
Lajme

Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht

Momenti
Published: August 13, 2026

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të të pandehurit Arif Fetahaj, avokatit Florent Latifaj, dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Fetahaj është shpallur fajtor për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik” dhe është dënuar me dy vite burgim me kusht.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit të të pandehurit Arif Fetahaj, av. Florent Latifaj, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, P.nr. 5452/17, i datës 05.07.2024, vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit, të përpiluar më 12 maj 2026.

Your browser does not support the video tag.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me aktgjykimin e datës 5 korrik 2024, e ka shpallur fajtor të pandehurin Arif Fetahaj për veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”, nga neni 300, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, dhe i ka shqiptuar dënim me dy vite burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës verifikuese prej katër vitesh.

Kundër këtij aktgjykimi ankesë ka parashtruar mbrojtësi i të pandehurit, avokati Florent Latifaj, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe vendimit lidhur me sanksionin penal. Ai ka propozuar që i pandehuri të lirohet ose çështja të kthehet në rigjykim.

Prokuroria e Apelit, me parashtresën e datës 20 shkurt 2026, ka propozuar që të refuzohet ankesa e mbrojtësit të pandehurit dhe të vërtetohet aktgjykimi i ankimuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mbrojtësi i të pandehurit Arif Fetahaj, avokati Florent Latifaj, në ankesë ka pretenduar se dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptueshëm dhe kontradiktor brenda vetes dhe me arsyetimin e paraqitur. Sipas mbrojtjes, aktgjykimi nuk përmban arsye të mjaftueshme lidhur me faktet vendimtare.

Mbrojtja ka theksuar se përgjegjësia e të mbrojturit do të mund të kërkohej vetëm në rast se ai kishte qenë i njoftuar dhe kompania nuk kishte dalë t’i vendoste shenjat e komunikacionit brenda periudhës dyorëshe, e jo në momentin kur kishte filluar shiu i vrullshëm. Sipas saj, periudha kohore nga fillimi i shiut dhe grumbullimi i ujit deri te aksidenti kishte qenë e shkurtër.

Mbrojtja ka pretenduar se janë të pabazuara pretendimet se i mbrojturi, me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së tij, kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve duke mos e mirëmbajtur rrugën me shenja përkatëse të rrezikut.

Lidhur me shkeljen e ligjit penal, mbrojtja ka pretenduar se gjykata nuk kishte arritur të siguronte arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare që konfirmojnë veprimet inkriminuese dhe nuk kishte arsyetuar se në veprimet e tij ekzistonin elementet e veprës penale. Sipas mbrojtjes, ngjarja kishte ndodhur brenda një periudhe tepër të shkurtër, gjatë së cilës i mbrojturi nuk kishte pasur mundësi të intervenonte.

Lidhur me vendimin mbi sanksionin, mbrojtja ka pretenduar se në veprimet e të pandehurit nuk janë konsumuar elementet e veprës penale dhe se nuk është vërtetuar me asnjë provë se i pandehuri e kishte kryer veprën penale. Ajo ka propozuar që Gjykata e Apelit ta aprovojë ankesën, ta ndryshojë aktgjykimin dhe ta lirojë të pandehurin, ose rastin ta kthejë në rigjykim.

Kolegji i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga kryetari i kolegjit, Nikoll Komani, dhe anëtarët Ali Kutllovci dhe Anita Krasniqi Prenaj, ka konstatuar se ankesa është e pabazuar.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Sipas saj, dispozitivi i aktgjykimit është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, si dhe është në përputhshmëri të plotë me arsyetimin e tij. Në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar, sipas Apelit, janë dhënë arsyet e duhura për të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështjeje penale-juridike.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë ka bërë analizën e të gjitha provave të proceduara gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe lidhur me to ka paraqitur konkludimet e veta, të cilat, si të drejta, objektive dhe të ligjshme, i ka aprovuar edhe kjo gjykatë.

Me provat e administruara, sipas Apelit, është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”, nga neni 300, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 3 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

Lidhur me gjendjen faktike, Apeli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë e ka vërtetuar atë në mënyrë të drejtë dhe të plotë. I pandehuri, në cilësinë e menaxherit për mirëmbajtjen e rrugës, me ushtrimin e pandërgjegjshëm të detyrës së tij, ka vënë në rrezik jetën e njerëzve duke mos e mirëmbajtur rrugën me shenja përkatëse të rrezikut.

Sipas Apelit, me asnjë provë nuk është vërtetuar se i pandehuri kishte vendosur shenja, ndërsa reshjet e shiut kishin filluar që nga mëngjesi dhe të gjithë kishin qenë në dijeni se në atë vend gjithmonë grumbullohej uji.

Lidhur me shkeljen e ligjit penal, Apeli ka vlerësuar se pretendimi i mbrojtjes është i pabazuar. Sipas kësaj gjykate, zbatimi i ligjit penal nga gjykata e shkallës së parë ka qenë i drejtë, pasi nga provat e administruara kanë rezultuar të provuara tiparet e veprës penale dhe janë përmbushur të gjitha elementet e saj.

Lidhur me dënimin, Apeli ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar në mënyrë të plotë rrethanat që ndikojnë në caktimin e dënimit. Një vlerësim të tillë të rrethanave relevante për matjen e dënimit, si të drejtë dhe të ligjshëm, e ka pranuar edhe kjo gjykatë.

Nga sa u tha më lart dhe në bazë të nenit 401 të KPP-së, Gjykata e Apelit ka vendosur si në dispozitivin e aktgjykimit.

Aktakuza e përpiluar më 23 janar 2012, ngarkon Arif Fetahaj se në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, te ura e fshatit Henc të Fushë Kosovës, si mbikëqyrës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projektit të mirëmbajtjes së rrugëve në kompaninë për pastrimin e rrugëve “Arbotec SH:P:K”, nga pakujdesia nuk ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura  për mënjanimin e pengesave në rrugë, largimin dhe pastrimin e borës në segmentin rrugor të lartcekur e cila rrugë ka qenë me shtresë të akullit, që ka vështirësuar ngasjen e rregullt nga ana e ngasësve të automjetit.

Si pasojë e mosmarrjes së këtyre masave të duhura, ka ardhur deri te aksidenti në komunikacion.

Gjithnjë sipas aktakuzës, pjesëmarrësit në këtë aksident Bahti Maloku, Hafir Mëziu, Burim Paqarizi, Fatlinda Gërguri, Bujar Dervishi, Mejdi Istogu, Bashkim Qyqalla, Sami Muqaku, Shaip Spahiu, Jahë Syla, Milaim Kelmendi, Nusret Bilallaj, Lulzim Kelmendi, Mustaf Nerjovaj, Isuf Hyseni nuk kanë mundur të ngasin automjetet e tyre në mënyrë të sigurt dhe gjatë tentimit të frenimit të automjet për t’iu shmangur rrezikut kanë devijuar në rrugë duke u ndeshur në mënyrë zinxhirore njëra pas tjetrës, ku janë përfshirë 15 automjete.

Më tutje, sipas aktakuzës, në këtë aksident komunikacioni, si pasojë e goditjes, Merita Kelmendi ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Fatlinda Gërguri, Albert Gërguri, Maliqe Gërguri, Zeqir Gërguri, Shkelzen Musliu, Besnik Hoxha, Jahë Syla, Bashkim Qyqalla, Muhamer Jashanica, Zijadin Gërguri, Petrit Qyqalla, Mentor Veseli, Shaban Spahiu,  Milaim Kelmendi, Nusret Bilallaj, Flamur Nerjovaj kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Për këtë, Arif Fetahaj po akuzohet se ka kryer veprën penale ”Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik” nga neni 300, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal, vepër e cila është e dënueshme me burgim prej gjashtë muajve deri në pesë vjet, sipas Kodit që ishte në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale. /BetimipërDrejtësi

The post Rrezikoi jetën e njerëzve duke mos vendosur shenjat në rrugë, Arif Fetahajt i mbetet dënimi me burgim me kusht appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjermania regjistron 12 mijë e 500 vdekje nga nxehtësia
Vuçiq këmbëngul për devijimin e Ibrit, tani pretendon se kërkesa kishte ardhur edhe nga Novi Pazari
25 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, ambasadori shqiptar në RMV: Të zbatohet plotësisht, Gjuha Shqipe është detyrim
Gjendet pa shenja jete drejtori operativ i TV Alsat, Lirim Hajredini
Ganimete Musliu përplaset me policët: Duhet me ju rrah si Albini dikur, për të na respektuar

LEXO GJITHASHTU

Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Shkup
Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Shkup
TOP Momenti
Tahiri i Aleancës kërkon takim me Deharin për vazhdimin e seancës konstituive
Tahiri i Aleancës kërkon takim me Deharin për vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti
Skateboardisti spanjoll realizon “performancën e jetës” teksa në sfond shihet eklipsi i plotë diellor
Skateboardisti spanjoll realizon “performancën e jetës” teksa në sfond shihet eklipsi i plotë diellor
Lajme
Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro
Kapet në Ekuador drogë me imazhin e Haalandit, vlera e saj në Evropë gati 20 milionë euro
Lajme
Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
Lajme

You Might Also Like

DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit të lira dhe konkurruese, por mbeten disa sfida
Lajme

DnV: Zgjedhjet e 7 qershorit të lira dhe konkurruese, por mbeten disa sfida

August 13, 2026
E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
Lajme

E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV

August 13, 2026
Haxhiu e mbron stafin e Kuvendit për deklaratën problematike, thotë se ajo është adresa ku opozita duhet të ankohet
Lajme

Haxhiu e mbron stafin e Kuvendit për deklaratën problematike, thotë se ajo është adresa ku opozita duhet të ankohet

August 13, 2026
Provokon Blushi: Shqipëria të gllabërojë vende për të mbijetuar, të bashkohemi me Kosovën, urojmë të prishet Maqedonia…ta marrim gjysmën
Lajme

Provokon Blushi: Shqipëria të gllabërojë vende për të mbijetuar, të bashkohemi me Kosovën, urojmë të prishet Maqedonia…ta marrim gjysmën

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?