Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete, duke përdorur edhe mjete të forta pune.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 gusht 2026, rreth orës 23:34.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshjeje, janë përleshur fizikisht në mes veti, duke përdorur edhe mjete të forta pune”, thuhet në raportin policor.
Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve, ndërsa në raport nuk bëhet e ditur nëse gjatë kontrolleve është gjetur apo konfiskuar ndonjë send i dyshuar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

