By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mehmeti: Ka iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtohen dosjet e Hagës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mehmeti: Ka iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtohen dosjet e Hagës
TOP Momenti

Mehmeti: Ka iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtohen dosjet e Hagës

Momenti
Published: August 12, 2026

Publicisti, Kim Mehmeti ka deklaruar se posedon informacione për disa iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut të rishqyrtohen dosjet e rasteve të Hagës.

Mehmeti ka thënë se, sipas informatave që ka, këto iniciativa janë ndërmarrë nga individë dhe qarqe shqiptare, të cilat, sipas tij, e kundërshtojnë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai ka shtuar se nuk e di nëse këto iniciativa do të realizohen, por ka theksuar se informacionet që ka i konsideron të besueshme.

Your browser does not support the video tag.

“Kam disa informata, të cilat i konsideroj të sakta, se ka disa iniciativa që në Gjykatën Kushtetuese të rishqyrtohen dosjet e Hagës. Nuk e di sa do të realizohet. Mua më është thënë se kjo është iniciuar nga disa qarqe dhe individë shqiptarë, sepse atje e gjithë lufta bëhet mes shqiptarëve dhe për shqiptarët. Sipas mendimit tim, elitat politike dhe policore maqedonase na luftojnë ne shqiptarëve, por nëpërmjet vetë shqiptarëve.Unë kam informacione se këtë iniciativë e iniciojnë disa qarqe shqiptare sepse iu pengon BDI-ja”, ka deklaruar ai.

Në deklaratën e tij, Mehmeti ka kritikuar edhe BDI-në dhe udhëheqjen e saj për mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar Marrëveshja e Ohrit.

“Asgjë nuk ka mbetur nga Marrëveshja e Ohrit, sepse ajo marrëveshje duhej të mbyllej. Për tre vjet, kryetari i BDI-së, derisa ishte në qeveri, nuk iu përkushtua edhe aq shumë kësaj marrëveshjeje e tani ka filluar ta kthej këtë marrëveshje”, është shprehur ai.

Mehmeti ka thënë se ajo që e shqetëson më shumë është mundësia që, sipas tij, shqiptarë të caktuar të kërkojnë masa ndaj shqiptarëve të tjerë.

“Unë nuk kam aq vlerësim për kryetarin e BDI-së. Bile, mendoj se për mëkatet që i ka bërë do të paguajë, sepse ai ka bërë mëkat që ka bërë tregti me Marrëveshjen e Ohrit për ta shpëtuar veten. Shumë mëkate ka bërë, aq sa njeriu të mos mund ta arsyetojë apo, për çfarëdo qoftë, t’i dhimbset.Mirëpo, mua ajo që më dhemb është kjo: si mundesh ti, si shqiptar, të shkosh diku dhe të thuash që ta mbyllin një shqiptar, sepse është shumë i rrezikshëm për Maqedoninë? Si mundesh?”, ka përfunduar Mehmeti./teve1.info/

source

You Might Also Like

Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme
OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt
Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

LEXO GJITHASHTU

Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Lajme
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Lajme
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
Lajme
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
Lajme
Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional
Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional
Lajme

You Might Also Like

PDK-ja mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim
TOP Momenti

PDK-ja mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim

August 12, 2026
Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale
TOP Momenti

Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale

August 12, 2026
Behrami: Kurti është adresa e shkatërrimit të Republikës së Kosovës  [video]
TOP Momenti

Behrami: Kurti është adresa e shkatërrimit të Republikës së Kosovës [video]

August 12, 2026
Dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor, prokuroria thotë se do të sigurohen pamjet nga Kuvendi
TOP Momenti

Dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor, prokuroria thotë se do të sigurohen pamjet nga Kuvendi

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?