By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Neve na vrau UDB-a”, Prapashtica rrëfen për rastin e Jusuf Gërvallës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Neve na vrau UDB-a”, Prapashtica rrëfen për rastin e Jusuf Gërvallës
TOP Momenti

“Neve na vrau UDB-a”, Prapashtica rrëfen për rastin e Jusuf Gërvallës

Momenti
Published: August 12, 2026

Abdullah Prapashtica ka deklaruar se, sipas tij, vendimi për vrasjen e Jusuf Gërvallës nuk mund të ishte marrë nga individë apo grupe të izoluara, por vetëm nga udhëheqja e atëhershme e Jugosllavisë.

Në vazhdimin e intervistës për emisionin “Dosjet”, Prapashtica tha se vendimi, sipas tij, mund të ishte propozuar nga udhëheqja e Ministrisë së Brendshme dhe më pas të merrej nga Kryesia e Jugosllavisë, e cila ishte komandë e Forcave të Armatosura.

Your browser does not support the video tag.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që persona shqiptarë të kishin ndihmuar në identifikimin e vendndodhjes së Gërvallës, por tha se nuk beson që shqiptarë kishin marrë pjesë në ekzekutimin e tij.

“Për ekzekutim nuk besoj që kanë qenë shqiptarë”, deklaroi Prapashtica.

Sipas tij, një nga dëshmitë që e forcon këtë dyshim është deklarata që, sipas tij, Jusuf Gërvalla e kishte bërë në momentet e fundit të jetës.

“Vet Jusufi në agoni, para vdekjes, i thotë shoqës së vet: ‘Neve na vrau UDB-a’”, tha Prapashtica.

Ai tha se Gërvalla mund ta kishte njohur një prej personave të sigurimit, të paktën nga pamja, edhe nëse nuk ia kishte ditur emrin.

Prapashtica shtoi se, sipas tij, UDB-ja nuk mund ta kishte ditur vetë se ku jetonte Gërvalla pa pasur persona që kishin zbuluar vendndodhjen e tij.

“Do të thotë ata kanë pasë njerëz që e kanë zbulu vendqëndrimin e Jusufit dhe ata kanë shku e kanë bërë pritën pranë shtëpisë së Jusufit”, deklaroi ai.

Prapashtica përmend Bozidar Spasiqin

Duke folur për autorët e atentatit, Prapashtica përmendi ish-zyrtarin e sigurimit jugosllav Bozidar Spasiqin dhe librin e tij, ku, sipas Prapashticës, përshkruhet organizimi i atentateve ndaj emigrantëve politikë.

Ai tha se Spasiqi ia atribuon vrasjen e Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës Arkanit, por Prapashtica e kundërshtoi këtë version.

“Unë mendoj që ata janë gjallë ende, ata që e kanë kryer vrasjen e Jusufit, por ky i kamuflon”, tha ai.

Sipas Prapashticës, Spasiqi ka pranuar se ka qenë në krye të një grupi që ka organizuar atentate ndaj emigrantëve jashtë Jugosllavisë.

Prapashtica përmendi edhe një rast tjetër, atë të një atentati të planifikuar ndaj emigrantit politik Emin Fazliu, duke thënë se në atë rast UDB-ja kishte përdorur një shqiptar të rekrutuar.

Sipas tij, Maliq Saka ishte arrestuar dhe rekrutuar nga UDB-ja dhe më pas ishte dërguar në Gjermani për ta vrarë Fazliun. Prapashtica tha se Saka, pasi kishte mbërritur te Fazliu, i kishte treguar atij se kishte ardhur për ta vrarë dhe më pas kishte bashkëpunuar me policinë gjermane.

“UDB-ja mund të ketë dashur ta pengojë bashkimin”

Prapashtica u pajtua me interpretimin se vrasja e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës mund të ketë pasur për qëllim pengimin e bashkimit të organizatave shqiptare.

“Pikërisht”, u përgjigj ai.

Ai tha se pas largimit nga Shqipëria për në Gjermani, kishte vazhduar veprimtarinë e tij dhe se mbështetje kishte marrë edhe nga bashkëpunëtorë të Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës.

Sipas Prapashticës, në Gjenevë, bashkëpunëtorët e Kadri Zekës kishin ndihmuar në ruajtjen e bashkimit të arritur mes organizatave.

Ai theksoi se, sipas tij, asnjëra prej organizatave që ishin bashkuar më 17 shkurt dhe më 15 maj 1982 nuk ishte larguar më pas nga LPK-ja.

“Ne e kemi ruajtur bashkimin që e kemi bërë dhe prej LPK-së nuk është ndarë asnjëra prej organizatave që janë bashkuar me 17 shkurt dhe me 15 maj 1982. Asnjëherë”, deklaroi Prapashtica.

You Might Also Like

Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme
OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt
Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

LEXO GJITHASHTU

Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Lajme
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Lajme
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
Lajme
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
Lajme
Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional
Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional
Lajme

You Might Also Like

PDK-ja mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim
TOP Momenti

PDK-ja mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim

August 12, 2026
Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale
TOP Momenti

Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale

August 12, 2026
Behrami: Kurti është adresa e shkatërrimit të Republikës së Kosovës  [video]
TOP Momenti

Behrami: Kurti është adresa e shkatërrimit të Republikës së Kosovës [video]

August 12, 2026
Dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor, prokuroria thotë se do të sigurohen pamjet nga Kuvendi
TOP Momenti

Dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor, prokuroria thotë se do të sigurohen pamjet nga Kuvendi

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?