By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prapashtica tregon për atentatin në Gjermani: Një bashkëpunëtor i yni u rekrutua nga UDB-ja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prapashtica tregon për atentatin në Gjermani: Një bashkëpunëtor i yni u rekrutua nga UDB-ja
Lajme

Prapashtica tregon për atentatin në Gjermani: Një bashkëpunëtor i yni u rekrutua nga UDB-ja

Momenti
Published: August 12, 2026

Abdullah Prapashtica ka deklaruar se një person që fillimisht kishte qenë bashkëpunëtor i grupit të tij, më vonë ishte rekrutuar nga UDB-ja dhe kishte dhënë informacione për veprimtarinë e tyre.

Në vazhdimin e intervistës për emisionin “Dosjet”, Prapashtica tha se në Gjermani kishin arritur të identifikonin një person që, sipas tij, kishte bashkëpunuar me ta përpara se të rekrutohej nga shërbimi sekret jugosllav.

“Ne ramë në gjurmë të një provokatori i cili nuk ishte provokator fillimisht. Ai ishte një bashkëpunëtor i jonë, bashkëveprimtar i joni, derisa i ka dalë afati pasaportës. Momentin kur është dashtë me shku me vazhdu pasaportën, ata e kanë sabotuar dhe e kanë rekrutuar me punu për ta”, deklaroi Prapashtica.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur për emrin e personit, ai nuk pranoi ta bëjë publik, duke thënë se këtë pjesë do ta tregojë në kujtimet e tij.

“Një pjesë të gjërave t’i mbaj për memaret e mia, sepse nëse unë i them të gjitha këtu nuk kam pse me shkru memare”, tha Prapashtica.

Ai pretendoi se ky person ishte zbuluar përmes një veprimi që kishte bërë pas një atentati ndaj tij në Gjermani.

Prapashtica: Atentati ndodhi më 21 tetor 1987

Prapashtica tha se ndaj tij ishte kryer një atentat më 21 tetor 1987, në Gjermani, në vendin ku banonte, dhe se si pasojë kishte qëndruar rreth dy javë në spital.

Sipas tij, kishte pësuar lëndime të rënda, por kishte shpëtuar pa pasoja të rënda shëndetësore.

“Kam pasë lëndime të rënda nga të cilat kam shpëtuar pa pasoja të rënda”, deklaroi ai.

Prapashtica tha se gjatë qëndrimit në spital, bashkëpunëtorët e tij qëndronin vazhdimisht pranë tij, ndërsa policia gjermane, sipas tij, kishte toleruar praninë e tyre brenda dhe jashtë spitalit.

Ai tregoi se personi që dyshonte se ishte rekrutuar nga UDB-ja e kishte vizituar vetëm një herë në spital.

Sipas Prapashticës, pyetja që ai i kishte bërë e kishte bindur se personi mund të kishte informacione për atentatin.

“Ai më ka pyet a kanë gjetë policia në vendin e ngjarjes ndonjë gjë? Dhe kjo për mua ka qenë e qartë se ata që kanë kryer atentatin, kanë humbur diçka aty që për ta ka qenë me rëndësi a u gjetë nga policia ajo”, tha Prapashtica.

Ai tha se personi më pas nuk ishte paraqitur më.

“Kurrë më nuk është paraqitur”, deklaroi ai.

Prapashtica: Personi është ende gjallë

I pyetur nëse personi për të cilin foli është ende gjallë, Prapashtica tha se po.

Sipas tij, ky person më vonë ishte sulmuar nga persona që ai i përshkroi si çetnikë serbë.

Prapashtica tha se sulmi kishte ndodhur për shkak të një konflikti dhe se autorët, sipas tij, nuk e kishin ditur saktësisht se kush ishte ai.

“Ai është gjallë. Ai ka përjetuar një sulm prej çetnikëve serbë”, tha Prapashtica.

source

You Might Also Like

Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional

LEXO GJITHASHTU

Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme
Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme
TOP Momenti
OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt
OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt
TOP Momenti
Anëtarët e kabinetit të Trump mbetën në aeroplanin mashtrues, pas largimit të qetë të presidentit
Anëtarët e kabinetit të Trump mbetën në aeroplanin mashtrues, pas largimit të qetë të presidentit
Lajme
Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
TOP Momenti
Adnan Rrustemi i mohon lidhjet familjare me Skënder Llugiqin që u arrestua për kërcënim ndaj Haradinajt
Adnan Rrustemi i mohon lidhjet familjare me Skënder Llugiqin që u arrestua për kërcënim ndaj Haradinajt
Lajme

You Might Also Like

“Kërcënuesi i Haradinajt i afërm i Rrustemit të VV’së”, Ramadani: S’e pashë që Adnani u distancua
Lajme

“Kërcënuesi i Haradinajt i afërm i Rrustemit të VV’së”, Ramadani: S’e pashë që Adnani u distancua

August 12, 2026
“Veç tre muajt e parë janë të vështirë”, Tolaj për burgun dhe kthimin e tij në universitet
Lajme

“Veç tre muajt e parë janë të vështirë”, Tolaj për burgun dhe kthimin e tij në universitet

August 12, 2026
“Pa fije dyshimi ka qenë ndërsyrja e Hashimit, kur tjerët e dinë që shefi po do diçka…”, Ilir Tolaj për kohën kur u burgos
Lajme

“Pa fije dyshimi ka qenë ndërsyrja e Hashimit, kur tjerët e dinë që shefi po do diçka…”, Ilir Tolaj për kohën kur u burgos

August 12, 2026
Lajmi i fundit: 48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
Lajme

Lajmi i fundit: 48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?