By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë
TOP Momenti

Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë

Momenti
Published: August 12, 2026

Sipas dokumentacionit planor urbanistik të Qytetit të Koçanit të vitit 1998 deri më sot dhe në pajtim me Ligjin për ndërtim të lokacionit në fjalë ku funksionon objekti diskotekë/kabare “Puls” nuk është i lejuar ridedikimi nga objekti industrial në objekt pë ushtrim të veprimtarisë gastronomike, përderisa nga viti 2012 investuesi fillon një pjesë të objektit ta shfrytëzojë për dedikim diskotekë/kabare që është në kundërshtim me PHU-në dhe legjislaturën ligjore për planifikim dhe ndërtim urbanistik, deklaroi ekspertja Dushica Tërpçevska Angellkoviq, sot në sallën e gjykatës në “Idrizovë” në seancën për zjarrin në diskotekën e Koçanit, në të cilin jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Prokurori Darko Jakimovski, në fillim theksoi se ekspertiza ndërtimore është përpiluar nga disa fusha dhe sot po vazhdohet m aspekte lidhur me urbanizmin dhe dëgjimin e ekspertes Dushica Tërpçevska Angellkoviq, anëtare e ekipit që mori pjesë në përpunimin e ekspertizës ndërtimore.

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me planifikimin urbanistik të objektit, eksperti theksoi se zona G10 e Qytetit të Koçanit, ku ndodhet diskoteka, nga Plani i parë i hollësishëm urbanistik i parashtruar në vitin 1998, si dhe ai i fundit që është në fuqi, i miratuar në vitin 2013, nuk ndryshohet dhe është i destinuar për industrinë e lehtë dhe ekonominë e vogël.

Në pajtim me Ligjin për ndërtim, neni 97, secili objekt shfrytëzohet për destinacionin për të cilin është paraparë dhe ndërtuar.
Dhe në pajtim me Planin urbanistik të vitit 2013 destinacioni, theksoi eksperti se destinacioni i objektit është G3 – servise, ndërsa në destinacione kompatibile janë B1, B2, B4, D2, D3, D4, G2, G4 dhe Е2 dhe mungon destinacioni B3 i cili u referohet objekteve të mëdha hotelierike ku bëjnë pjesë edhe diskotekat dhe klubet kabare.

Rruga ligjore për hapje të diskotekës, sqaroi ekspertja ishte të parashtrohej nismë për ndryshim të PHU-së në Komunën e Koçanit dhe të parashihej si bazike apo kopatibile destinacioni B3. Hap i ardhshëm është të parashtrohet kërkesë për ridestinim të objektit në destinacionin B3 në Komunën e Koçanit, përpunimi i projektit themelor për ridestinacion në të cilin do të përfshine të gjitha kërkesat për kushte minimale teknike të cilat objekti duhet t’i përmbushë në pajtim me Ligjin për veprimtari hotelierike apo të hapet diskotekë në një objekt tjetër në zonë me destinacionin B3.

E pyetur nëse komuna ka mundur të reagojë dhe në çfarë mënyre, kur tashmë ushtrohej veprimtaria hotelierike në këtë objekt, ekspertja tha se Ligji për ndërtimin mes tjerash e rregullon edhe mënyrën e përdorimit të objekteve, ndërkaq bëhet fjalë për objekt të kategorisë së dytë, përkatësisht me rëndësi lokale dhe lejet i lëshon komuna, që do të thotë se komuna thirret të veprojë brenda kompetencave të veta, dhe ato janë të kontrollojë nëse objekti përdoret në përputhje me lejen e dhënë për ndërtim dhe përdorim.
Në pyetjen nëse, meqqenëse tashmë ishte dhënë licenca për diskotekë/kabare, nëse kjo do të thotë se shërbimet inspektuese komunale nuk kanë mundur të reagojnë, ekspertja sqaroi se kjo nuk është e kushtëzuar me njëra-tjetrën.

Në pyetjen nga prokurori, të sqarojë si është e mundur në afërsi të ketë hotel, ekspertja tha se në PHU-në ekziston parcelë me destinacionin B5 – hotel, megjithatë tek destinacionet kompatibile grafa është e zbrazët.

Në seancën e kaluar, eksperti gjyqësor dhe profesor në Fakultetin e ndërtimtarisë pranë USHCM, Goran Markovski, i cili gjatë përpunimit të ekspertizës ndërtimore ishte dekan në Fakultetin e ndërtimtarisë, deklaroi se ekspertiza ndërtimore pa dyshim ka treguar se në “Puls”, sistemi, përkatësiht institucionet dhe individët plotësisht nuk kanë funksionuar dhe nuk janë respektuar as standardet, as rregullativa, as procedurat.

Ekipi i ekspertëve nga Fakulteti i ndërtimtarisë, siç tha Markovski, me keqardhje konstatoi se nga mbrojtja zjarrfikëse në objektin ku ndodhej diskoteka “Puls” ishin ndërmarrë zero masa. Dalje të rregullta për evakuim nga objekti ka pasur zero, përderisa sipas sipërfaqes së objektit kapaciteti i myafirëve ishte 363, ndërsa në natën kritike ka pasur mbi 600 persona.

Me këtë, siç është paralajmëruar, duhet të përfundojë nxjerrja e dëshmive nga Prokuroria.

Gjykimin e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson ekipi prej 15 prokurorëve publikë.
Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars 2025 gjatë koncertit të grupit DNK jetën e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Kjo është ndër tragjeditë më të rënda në historinë më të re të vendit.

You Might Also Like

Një burrë nga Prilepi u gjet i vdekur me plagë në gjoks, shkaktuar nga arma e zjarrit
Arrestohet personi që kërcënoi në Kuvend Ramush Haradinajn
25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten
Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje
Qeveria në detyrë, ndan 100 mijë euro për DokuFest dhe miraton një sërë emërimesh

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt: Përgëzojmë Policinë dhe Prokurorinë për arrestimin e të dyshuarit
OVL-UÇK dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt: Përgëzojmë Policinë dhe Prokurorinë për arrestimin e të dyshuarit
Lajme
Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Lajme
Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Lajme
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
Lajme
PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend
TOP Momenti

Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend

August 12, 2026
MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve
TOP Momenti

MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve

August 12, 2026
Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?
TOP Momenti

Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?

August 12, 2026
Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok
TOP Momenti

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?