By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend
TOP Momenti

Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend

Momenti
Published: August 12, 2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë veprime urgjente pas deklaratës së bërë në Kuvendin e Kosovës, përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi, Prokuroria ka bërë të ditur se pas pranimit të informatave lidhur me deklaratën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), që të identifikojë personin e dyshuar dhe të ndërmarrë veprimet urgjente lidhur me rastin.

Your browser does not support the video tag.

“Pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për identifikimin e personit përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa do të ndërmerren edhe veprimet e mëtejshme në përputhje me ligjin.

Rasti lidhet me deklaratat e bëra sot në ambientet e Kuvendit nga një mërgimtar, i cili, sipas raportimeve, bëri thirrje për pushkatimin e Haradinajt.

You Might Also Like

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja

LEXO GJITHASHTU

Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Lajme
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Lajme
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Lajme
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
Lajme
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca
Lajme

You Might Also Like

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti

Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve

September 13, 2026
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses

September 13, 2026
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti

Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”

September 13, 2026
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti

Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?