By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Flakët kërcënojnë Lurën në Shqipëri, ushtria dhe emergjencat civile në luftë nga toka dhe ajri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Flakët kërcënojnë Lurën në Shqipëri, ushtria dhe emergjencat civile në luftë nga toka dhe ajri
TOP Momenti

​Flakët kërcënojnë Lurën në Shqipëri, ushtria dhe emergjencat civile në luftë nga toka dhe ajri

Momenti
Published: August 12, 2026

Një operacion i gjerë nga toka dhe ajri po zhvillohet për neutralizimin e vatrës së zjarrit që ka përfshirë territorin e Parkut Kombëtar të Lurës në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili konfirmoi angazhimin e të gjitha strukturave të emergjencës në mbrojtje të kësaj pasurie kombëtare.

Your browser does not support the video tag.

Operacioni në terren dhe angazhimi i strukturave

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar trupa të shumta të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, si dhe trupat e Emergjencave Civile. Përpjekjet e forcave operativë po kryhen në kushte mjaft të vështira atmosferike, shkruan RTSH, përcjell KosovaPress.

“Vijon lufta intensive me flakët në Lurë. Forca të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje nën temperatura ekstreme. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe shpëtimin e Parkut Kombëtar të Lurës.”, thekson Lamallari.

Apeli për ndjekje penale dhe ndëshkimin e zjarrvënësve

Përveç aksionit për shuarjen e flakëve, kreu i Ministrisë së Brendshme ka kërkuar reagim të prerë ligjor ndaj çdo rasti të dyshuar të zjarrvënies me qëllim. Lamallari i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve të drejtësisë për zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe vënien e përgjegjësve përpara ligjit.

“Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, proceduar dhe ndjekur penalisht me të gjithë vetëdijen e lartë qytetare dhe angazhimin maksimal profesional të çdo prokurori, për vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare të shumë gjeneratave!”, deklaron ministri.

Mbrojtja e sipërfaqeve me pyje dhe habitateve të mbrojtura natyrore mbetet një sfidë kritike gjatë sezonit të verës, ndërsa autoritetet garantojnë se puna në terren do të vijojë deri në shuarjen e plotë të të gjitha vatrave.

You Might Also Like

Arrestohet personi që kërcënoi në Kuvend Ramush Haradinajn
25 vjetori i masakrës së Lubotenit, Ahmeti: Të mos lejojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten
Situatë e rëndë në rrethinat e Tiranës, zjarret po përhapen me shpejtësi në kodra dhe pyje
Qeveria në detyrë, ndan 100 mijë euro për DokuFest dhe miraton një sërë emërimesh
Prokuroria nis veprime urgjente pas kërcënimit ndaj Haradinajt në Kuvend

LEXO GJITHASHTU

Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt
Lajme
Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Arrestohet personi që bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Lajme
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime
Lajme
PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
PDK njofton për konferencë në ora 7:30 të mëngjesit, s’e tregojnë arsyen
Lajme
Prokuroria dhe Policia vihen në kërkim të personit që bëri thirrje në Kuvend për “pushkatimin” e Ramush Haradinajt
Prokuroria dhe Policia vihen në kërkim të personit që bëri thirrje në Kuvend për “pushkatimin” e Ramush Haradinajt
Lajme

You Might Also Like

MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve
TOP Momenti

MASH: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe të studentëve

August 12, 2026
Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?
TOP Momenti

Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?

August 12, 2026
Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok
TOP Momenti

Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok

August 12, 2026
Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë
TOP Momenti

Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?