By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Turku”, Vuçiq e përbuzë Ulutasin? “Mojsilloviq, e pati bisedën më të vështirë me komandantin e KFOR-it”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Turku”, Vuçiq e përbuzë Ulutasin? “Mojsilloviq, e pati bisedën më të vështirë me komandantin e KFOR-it”
TOP Momenti

“Turku”, Vuçiq e përbuzë Ulutasin? “Mojsilloviq, e pati bisedën më të vështirë me komandantin e KFOR-it”

Momenti
Published: August 12, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është referuar me përbuzje përkatësisë kombëtare të komandantit të KFOR-it, Ozkan Ulutash, derisa konfirmoi se me të ka biseduar shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, lidhur me planin që Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit, gradualisht të kalojnë nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës.

“Mojsiloviqi foli me njerëz nga KFOR-i, me komandantin Ulutas, turkun, i cili tha ‘pa problem, policia e Kosovës do të punojë me ne…’. Vërtet, pa problem? Në rregull, tani e shohim pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999, i kuptojmë të gjitha dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull. Nga kjo perspektivë, të paktën e dimë me kë kemi të bëjmë. Thjesht mos u shtirni se jeni këtu për ndonjë lloj dialogu apo diçka të tillë, sepse nuk jeni për dialog”, theksoi Vuçiqi, plot mllef të martën mbrëma.
Kjo, derisa pranoi se ”kjo ishte ndoshta biseda më e keqe midis Gjeneral Mojsiloviqit dhe komandantit të KFOR-it deri më tani”.
Vuçiq i komentoi edhe reagimet e Bashkimit Evropian lidhur me paralajmërimin e tij për shqyrtimin e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. |

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, nëse do të ishin pro dialogut siç po kërkon Brukseli të zgjidhet edhe kjo çështje, “shqiptarët do t’i kishin përmbushur detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes së Brukselit, dhe ata kishin vetëm një detyrim – Marrëveshjen e Brukselit”.

“Dhe gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, në mënyrë që ata të përmbushnin atë detyrim të vetëm. Dhe ata nuk e përmbushën, dhe as nuk u shkon ndërmend atyre ta përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon ndërmend. Dhe ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse doni ta dëboni Serbinë nga Kosova. Dhe ju ende na kërkoni t’ju kërkojmë falje dhe t’ju themi sa të sjellshëm jeni, por ne jemi ‘të këqij’ dhe nuk dimë çfarë po bëjmë”, tha Vuçciq.

Ai tha se po jetojmë në një botë kaq hipokrite ku njerëzit pyesin veten pse dikush tjetër tha se nuk do ta respektonte integritetin territorial të një vendi tjetër, ndërkohë që nuk do ta respektonte Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe integritetin e Serbisë.

“Ata as nuk i respektojnë kontratat dhe marrëveshjet që kanë arritur dhe nënshkruar. Dhe ende po më japin leksione. Pra, nëse i jepni leksione dikujt tjetër, harrojeni mua. Ky është mesazhi im për ta”, tha Vuçiq.

You Might Also Like

Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?
Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok
Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë
​Flakët kërcënojnë Lurën në Shqipëri, ushtria dhe emergjencat civile në luftë nga toka dhe ajri
MPB: Nxirret trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës

LEXO GJITHASHTU

Pamje apokaliptike nga flakët në rrethinën e Tiranës, rrezikohen zjarrfikësit
Pamje apokaliptike nga flakët në rrethinën e Tiranës, rrezikohen zjarrfikësit
Lajme
Ngecin bisedimet Iran-SHBA për armëpushimin, Teherani: Nuk ka asnjë përparim për rikthimin e marrëveshjes së përkohshme
Ngecin bisedimet Iran-SHBA për armëpushimin, Teherani: Nuk ka asnjë përparim për rikthimin e marrëveshjes së përkohshme
Lajme
Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
Lajme
“Republika s’mund të mbahet peng”, një grup intelektualësh e akademikësh apel për formimin e institucioneve
“Republika s’mund të mbahet peng”, një grup intelektualësh e akademikësh apel për formimin e institucioneve
Lajme
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh
Lajme

You Might Also Like

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
TOP Momenti

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe

August 12, 2026
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
TOP Momenti

Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit

August 12, 2026
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
TOP Momenti

“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së

August 12, 2026
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme
TOP Momenti

Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?