By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pretendimet për keqtrajtimin e serbit nga Policia e Kosovës: Çfarë dihet për rastin e Nenad Rashkoviqit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pretendimet për keqtrajtimin e serbit nga Policia e Kosovës: Çfarë dihet për rastin e Nenad Rashkoviqit
TOP Momenti

Pretendimet për keqtrajtimin e serbit nga Policia e Kosovës: Çfarë dihet për rastin e Nenad Rashkoviqit

Momenti
Published: August 12, 2026

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare lidhur me pretendimet e Nenad Rashkoviqit, nga fshati Dren i komunës së Zubin Potokut, se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur forcë të tepruar ndaj tij.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, IPK-ja tha se hetimi është nisur për t’i verifikuar pretendimet dhe për t’i sqaruar rrethanat që lidhen me këtë rast, përfshirë veprimet e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut.

Your browser does not support the video tag.

Qytetari të cilit IPK-ja i referohet me inicialet N.R. është identifikuar publikisht si Nenad Rashkoviq.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili është edhe drejtor i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut, tha në një konferencë për media se Rashkoviq është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Emergjente në Beograd, për shkak të, siç tha ai, gjendjes së paqëndrueshme dhe seriozitetit të lëndimeve.

Elek tha se Rashkoviq ishte pranuar në spitalin në Mitrovicë në orët e mbrëmjes të së martës me simptoma marramendjeje dhe dridhjeje. Sipas tij, ekzaminimet e mëvonshme kanë konstatuar lëndime në kokë dhe kraharor, si dhe thyerje të brinjëve.

Ai përsëriti pretendimin se këto lëndime Rashkoviqit ia kanë shkaktuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe tha se Rashkoviq ia kishte treguar këtë personalisht në cilësinë e tij si mjek.

Igor Simiq, zyrtar i Listës Serbe, pretendoi se gjatë rreth 15 ditëve të fundit ka pasur edhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit serb që janë rrahur. Ai u bëri thirrje atyre që të flasin publikisht për atë që, sipas tij, u ka ndodhur.

“E kuptoj që kanë frikë nga policia, por ne jemi në vendin tonë dhe nuk kemi arsye ta ulim kokën”, tha Simiq.

Ndërkohë, Lideri i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili është edhe ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, ka kërkuar hetim urgjent dhe të plotë për rastin e Nenad Rashkoviqit.

“Nëse këto pretendime konfirmohen, bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht serioz të tejkalimit të kompetencave dhe shkeljes brutale të të drejtave themelore të njeriut dhe dinjitetit të qytetarit”, thuhet në komunikatën e tij.

Gjatë konferencës për media të Listës Serbe, Elek dha një përshkrim kronologjik të incidentit, i cili dallonte në disa detaje nga versioni i paraqitur në komunikatën e Listës Serbe më 11 gusht.

Sipas versionit që Elek tha se ia kishte rrëfyer Rashkoviq, pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kishin rrahur gjatë kontrollit të shtëpisë së tij dhe i kishin kërkuar të dorëzonte armë. Më pas, sipas tij, policët ishin larguar dhe ishin kthyer disa orë më vonë, kur dyshohet se e kishin dërguar në një pyll, e kishin lidhur për një pemë dhe e kishin rrahur sërish me një zorrë uji.

Në fund, sipas dëshmisë së Rashkoviqit të përcjellë nga Elek, ai ishte kthyer pranë rrugës magjistrale, ndërsa dyshohet se ishte kërcënuar se policët do të ktheheshin përsëri.

Në komunikatën e publikuar nga Lista Serbe një natë më parë, të shoqëruar me fotografi ku pretendohet se shihet Rashkoviqi me mavijosje në shpinë, Lista Serbe tha se ai ishte dërguar në një pyll, ku ishte lidhur për një pemë dhe ishte rrahur me një zorrë uji, me kërkesën që të pranonte se kishte kryer krime lufte ndaj shqiptarëve.

Ditëve të fundit, në Zubin Potok janë kryer kontrolle dhe arrestime të personave të dyshuar për krime lufte, pasi në këtë komunë janë identifikuar disa lokacione ku dyshohet se mund të ndodhen varreza masive nga lufta e viteve 1998-’99 në Kosovë.

Vetë Rashkoviqi, për mediat në gjuhën serbe, kishte dhënë një version që dallonte në disa detaje nga ai i paraqitur nga Lista Serbe. Ai tha se, pasi ishte lidhur në pyll, policët e kishin liruar dhe se më pas ishte kthyer vetë në shtëpi. Sipas tij, në vendngjarje kishin qenë tre policë, por vetëm njëri prej tyre e kishte rrahur.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë më 11 gusht se policia nuk kishte informacione se pjesëtarët e saj kishin rrahur dikë, por se për rastin ishte njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me, siç tha, “pretendimet jashtëzakonisht serioze për keqtrajtim nga Policia e Kosovës”, dhe tha se po e përcjell nga afër rastin në përputhje me mandatin e tij dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, EULEX-i tha se ndalimi i çdo forme të keqtrajtimit është absolut dhe zbatohet në të gjitha rrethanat.

“Të gjitha pretendimet për keqtrajtim duhet të hetohen në kohë, në mënyrë të pavarur dhe efektive nga autoritetet kompetente, ndërsa personat përgjegjës për veprime të tilla duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha EULEX-i.

Lista Serbe ka kërkuar hetim urgjent dhe të pavarur të rastit dhe u ka bërë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që t’i shqyrtojnë pretendimet.

EULEX-i, megjithatë, theksoi se zhvillimi i hetimeve penale nuk është pjesë e mandatit të misionit.

Katër organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë – Aktiv, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER), Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike (ACDC) dhe Qendra për Veprime Shoqërore Afirmative (CASA) – i kërkuan Brukselit më 12 gusht të vlerësojë efektivitetin e monitorimit që EULEX-i i bën punës së Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, kërkesa lidhet me pretendimet “për trajtim brutal të Nenad Rashkoviqit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, si dhe me informacionet për gjendjen në të cilën ai është pranuar në spital”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fotografitë, sipas tij, tregojnë se Rashkoviqi ishte keqtrajtuar nga Policia e Kosovës. Ai bëri thirrje për një hetim urgjent ndërkombëtar dhe për ndëshkimin e personave përgjegjës.

You Might Also Like

Nga “Panda” te rasti Rashkoviq: A po rikthehet modeli i njohur i propagandës së Beogradit?
Policia gjen armatim dhe uniforma me simbole serbe pranë pronave të Nenad Rashkoviqit në Zubin Potok
Ekspertët e ndërtimit urbanistik konstatuan se “Pulse” në Koçan ishte shndërruar ilegalisht në diskotekë
​Flakët kërcënojnë Lurën në Shqipëri, ushtria dhe emergjencat civile në luftë nga toka dhe ajri
MPB: Nxirret trupi i një 71-vjeçari nga Liqeni i Prespës

LEXO GJITHASHTU

Pamje apokaliptike nga flakët në rrethinën e Tiranës, rrezikohen zjarrfikësit
Pamje apokaliptike nga flakët në rrethinën e Tiranës, rrezikohen zjarrfikësit
Lajme
Ngecin bisedimet Iran-SHBA për armëpushimin, Teherani: Nuk ka asnjë përparim për rikthimin e marrëveshjes së përkohshme
Ngecin bisedimet Iran-SHBA për armëpushimin, Teherani: Nuk ka asnjë përparim për rikthimin e marrëveshjes së përkohshme
Lajme
Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
Lajme
“Republika s’mund të mbahet peng”, një grup intelektualësh e akademikësh apel për formimin e institucioneve
“Republika s’mund të mbahet peng”, një grup intelektualësh e akademikësh apel për formimin e institucioneve
Lajme
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh
Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh
Lajme

You Might Also Like

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
TOP Momenti

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe

August 12, 2026
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
TOP Momenti

Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit

August 12, 2026
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
TOP Momenti

“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së

August 12, 2026
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme
TOP Momenti

Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?