By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paraliza institucionale shpërthen në përplasje verbale e fizike – kronologjia e kaosit të sotëm në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paraliza institucionale shpërthen në përplasje verbale e fizike – kronologjia e kaosit të sotëm në Kuvend
Lajme

Paraliza institucionale shpërthen në përplasje verbale e fizike – kronologjia e kaosit të sotëm në Kuvend

Momenti
Published: August 12, 2026

Paraliza institucionale në vend, me seancën konstituive që ka nisur tash e gati një javë, që s’po përfundon dhe së fundmi as s’po vazhdon, sikur kulmoi sot me një përplasje verbale dhe edhe pak fizike ndërmjet deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të dy partive të tjera parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës.

Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vendosën të hynin në sallën kryesore të Kuvendit sot paradite, për të kërkuar edhe nga aty vazhdimin e seancës konstituive. Atyre iu bashkuan edhe disa deputetë të Aleancës.

Kur në Kuvend shkuan edhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla dhe deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, situata u tensionua.

Deputetët e PDK-së fillimisht paralajmëruan nga foltorja e Kuvendit “hapa” për mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në një konferencë për media nga salla kryesore e Kuvendit e quajti LVV-në “organizatë banditeske”, meqenëse partia e kryeministrit në detyrë ka vendosur që seanca konstituive të mos vazhdojë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

Pas konferencës, fillimisht, sekretarja e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku dhe ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vlora Çitaku u përplasën.

Haxhiu i ndërhyri Çitakut ndërsa ajo po fliste para gazetarëve dhe nisën një fjalosje për situatën në Kuvend.

Pak më pas, Haxhiu u përplas edhe me deputeten e PDK-së, Sala Jashari.

“Tregoju se si sillet një ushtruese e detyrës së Presidnetit me një deputete të re. Tregoju të rinjve që kur ta kryejnë fakultetin se çfarë të ardhme e kanë në Kosovë”, i tha deputetja u.d. Presidentes.

“Qetësi”, u dëgjua t’ia kthente Haxhiu asaj.

Haxhiu më pas u ndal në foltoren në hollin e Kuvendit, ndërsa deputetë të PDK-së dhe AAK-së shkuan aty për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Me deputetë të PDK-së që u ndalën disa metra pranë foltores, Haxhiu tha se po i pamundësohej mbajtja e konferencës.

“Ah, paska planifiku PDK-ja me mbajtë konferencë. Hajdeni. Vazhdoni”, tha ajo, duke iu drejtuar deputetes Ganimete Musliu. “Në momentin kur PDK-ja na e bën të mundur, na lejon të mbajmë konferencë, dal”, shtoi Haxhiu, duke u larguar më pas.

Ndërsa po largohej, deputetë të PDK-së i thirrën asaj, duke i thënë “thirre seancën” dhe “mos ik”.

Ndërkohë që Haxhiu u largua nga konferenca që u përgatit ta mbante, në sallën kryesore të Kuvendit shkoi zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla.

Deputetë të PDK-së dhe të AAK-së i kërkonin asaj që ta thirrnin vazhdimin e seancës konstituive.

“Largohu”, dhe “spo të vjen marre” ishin vetëm disa fjalë të shkëmbyera mes tyre, në një përplasje jo të shkurtër.

Ndërsa Gërvalla u thoshte deputetëve opozitare “s’po ju vjen marre”, ata nisën thirrje “UÇK” dhe “Poshtë Jugosllavia”.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami i tha Gërvallës se ajo “ka shkelë mbi gjakun e UÇK-së”.

“Mos rrej”, ia ktheu ministrja në detyrë.

Me Gërvallën më së shumti u përplas fillimisht deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e më pas edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Musliu, pak më pas, u afrua te deputeti i LVV-së, Ardian Gola, i cili ishte futur gjithashtu në sallën e Kuvendit dhe po debatonte zëshëm me deputetë të PDK-së, dhe i hodhi atij ujë.

“Super kiriminela jeni. Po e shkelni Kushtetutën”, i tha Musliu Golës.

Përplasjet u bënë madje edhe fizike.

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci dhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi u shtynë fizikisht në hyrje të sallës kryesore të Kuvendit.

“Mos më prek. Hiqe dorën”, i tha Nagavci deputetes së AAK-së, pasi ajo e shtyu.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu vijoi përplasjen me deputetë të LVV-së dhe, kur në një rast u pengua nga një sigurim i Kuvendit, iu drejtua atij: “Mos më prek. Hera e parë dhe e fundit që më prek, ndryshe ndahesh keq”.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, gjatë një përplasjeje tjetër në Kuvend me ministren në detyrë, Donika Gërvalla, e pyeti atë se pse s’po thirret vazhdimi i seancës konstituive.

“Ne i kemi edhe 30 ditë nga dita kur mblidhet Kuvendi”, i tha Gërvalla atij.

“Pra, deri më 7 shtator a po?”, e pyeti Gruda.

“Jo s’është deri më 7 shtator, por deri më 6 shtator”, iu përgjigj Gërvalla.

Përplasje fizike pak më vonë pati edhe mes deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe atij të LVV-së, Adnan Rrustemi.

“Thirreni seancën, leni pallavrat. Demagogë”, u dëgjua t’i thoshte Lushtaku Rrustemit dhe deputetit tjetër, Gola. “Kjo s’është normale”, shtoi ai.

Më pas ata u shtynë fizikisht, ndërsa ndërhynë deputetë të tjerë për ta qetësuar situatën.

Pas tensioneve mes deputetëve, Albulena Haxhiu u kthye në sallën kryesore të Kuvendit, për shkak të, siç tha, “vizitës së mërgatës”.

“Siç po e shihni opozita i proteston edhe mërgatës, edhe të rinjve e të rejave tona, por kur s’ka kauzë vazhdojnë me veprime të tilla të pajustifikueshme. Ja që opozita po tenton të bëjë veprime të tilla vetëm që të pengojë aktivitete të Kuvendit”, tha ajo, ndërsa deputetë të PDK-së, sërish, i bënë thirrje asaj që ta thërrasin vazhdimin e seancës konstituive.

Përplasja mes ligjvënësve u zhvendos në fund te qytetarët.

Një militant i LVV-së, në një moment iu drejtua deputetëve të PDK-së, duke u thënë se ata “s’e meritojnë ajrin”.

“Ju s’e meritoni as frymën më marrë këtu, ajrin. Për juve u kry filmi. Unë vij sa herë të më thirrë baba”, tha ai, ndërsa mbante një plis në kokë.

Një mërgimtar, në anën tjetër, protestoi duke ngritur një pankartë të vogël ku shkruante “Kurti n’burg”, por një tjetër mërgimtar ia hoqi atë nga duart.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik është ndërprerë dy herë radhazi. Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të premtën në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja, e caktoi për të shtunën vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur ajo nisi.

Tani, LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

The post Paraliza institucionale shpërthen në përplasje verbale e fizike – kronologjia e kaosit të sotëm në Kuvend appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Çfarë plehu”, Latifi për mërgimtarin që në Kuvend kërkoi pushkatimin e Haradinajt: Jeton vende demokratike me kulturë institucionale
Lushtaku: Përballë dhunuesve të Kushtetutës nuk duhet të ketë heshtje
Serbi që pretendon se u rrah nga Policia e Kosovës dërgohet në Beograd, Vuçiq se lëshon rastin për fotografi
Thirrja për pushkatimin e Haradinajt, Gjini: Produkt i një propagandë mbi dhjetë vjeçare, Prokuroria të reagojë urgjentisht
Reagojnë nga Aleanca: Thirrja në Kuvend për pushkatimin e Haradinajt akt kriminal, Prokuroria të veprojë

LEXO GJITHASHTU

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
TOP Momenti
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
TOP Momenti
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
TOP Momenti
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme
TOP Momenti
Mucunski: Të kapërcejmë ndarjet etnike për një shoqëri civile
Mucunski: Të kapërcejmë ndarjet etnike për një shoqëri civile
TOP Momenti

You Might Also Like

NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit
Lajme

NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit

August 12, 2026
Thirrja e mërgimtarit për pushkatimin e Ramush Haradinajt, Miftaraj: Prokuroria të zbatojë ligjin
Lajme

Thirrja e mërgimtarit për pushkatimin e Ramush Haradinajt, Miftaraj: Prokuroria të zbatojë ligjin

August 12, 2026
Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Lajme

Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

August 12, 2026
Skandaloze- Mërgimtari bën thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt
Lajme

Skandaloze- Mërgimtari bën thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?