By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani riformon strukturën komanduese të goditur rëndë nga lufta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani riformon strukturën komanduese të goditur rëndë nga lufta
Lajme

Irani riformon strukturën komanduese të goditur rëndë nga lufta

Momenti
Published: August 12, 2026

Vendimi i liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, për të zyrtarizuar gjashtë emërime të larta ushtarake dhe të sigurisë brenda 48 orësh është më pak një çështje emërimesh personale sesa kapitulli përmbyllës i një periudhe pesëmujore improvizimi.

Të marra së bashku, emërimet e shpallura më 10 gusht tregojnë se lideri i ri suprem po përpiqet ta shndërrojë një zinxhir komandues të krijuar në kushte emergjence gjatë luftës – të ngritur pas sulmeve izraelite dhe amerikane që vranë një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë ushtarake të Iranit – në një strukturë të përhershme të ndërtuar rreth njerëzve tek të cilët ai ka besim.

Your browser does not support the video tag.

Rindërtimi nga lart poshtë, për herë të dytë

Shkalla e boshllëkut që Khamenei po përpiqej të mbushte humbet lehtë mes listës së emrave.

Mohammad Baqeri, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, u vra në ditët e para të luftës 12-ditore në qershor të vitit 2025. Pasardhësi i tij, Abdolrahim Musavi, qëndroi në detyrë vetëm për pak muaj, para se edhe ai të vritej – në sulmin e 28 shkurtit, i cili vrau edhe liderin suprem, ajatollah Ali Khamenei. Për rreth pesë muaj pas kësaj, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit nuk pati fare shef; koordinimi iu la në dorë Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, i cili në atë kohë drejtohej nga Ali Abdollahi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me zinxhirin komandues të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC): shefi i IRGC-së, Hossein Salami, u vra në luftën 12-ditore; pasardhësi i tij, Mohammad Pakpur, u vra së bashku me Musavin në luftën 40-ditore në fillim të këtij viti; ndërsa Ahmad Vahidi e drejtoi IRGC-në në cilësinë e ushtruesit të detyrës që atëherë, derisa dekreti i Khameneit më 10 gusht e bëri emërimin zyrtar dhe e gradoi në gjeneralmajor.

Fakti që dy zinxhirë paralelë komandues funksionuan për muaj të tërë nën drejtues që ushtronin detyrën pa u emëruar zyrtarisht, është në vetvete një tregues se sa e goditur ishte struktura e lartë e oficerëve iranianë nga sulmet izraelite dhe amerikane. Dekretet e reja nuk bëjnë vetëm emërimin e njerëzve të rinj; ato i japin fund një periudhe gjatë së cilës hierarkia ushtarake e Iranit ekzistonte më shumë si një improvizim i kohës së luftës sesa si një zinxhir komandues i vulosur zyrtarisht nga lideri suprem.

Integrim, jo vetëm zëvendësim

Sinjali më interesant gjendet në gjuhën e dekretit për emërimin e Abdollahit, ku kërkohet “përfundimi i integrimit” të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura me Shtabin Qendror Khatam al-Anbiya – një bashkim që lideri i ri suprem ia atribuon një strategjie të nisur nga babai i tij.

Kjo, e kombinuar me faktin se krahas promovimit të Abdollahit nuk u emërua një komandant i ri i Khatam al-Anbiya-s, sugjeron se vetë posti mund të jetë duke u përfshirë në strukturën e Shtabit të Përgjithshëm, në vend që të plotësohet – pra kemi të bëjmë me një konsolidim strukturor dhe jo thjesht me një vendim për personelin.

Nëse Khatam al-Anbiya përfshihet efektivisht në Shtabin e Përgjithshëm, kjo do të shënonte një centralizim të vërtetë të aparatit iranian të koordinimit gjatë luftës nën një komandë të vetme, në vend të strukturës gjysmë paralele që ekzistonte nën Ali Khamenein, tashmë të vrarë.

Rikthimi i Taebit

Ndoshta një nga emërimet më të anashkaluara nga mediat është edhe ai që mbart peshën më të madhe në planin e brendshëm: Hossein Taeb si komandant i forcës paramilitare Basixh.

Taebi nuk është një zëvendësues i kohës së luftës në të njëjtin kuptim si Abdollahi apo Vahidi; ai është rikthyer. Ai e ndërtoi karrierën në Ministrinë e Inteligjencës, para se të largohej prej saj, dhe më pas krijoi një aparat paralel të inteligjencës brenda Gardës Revolucionare – Organizatën famëkeqe të Inteligjencës së IRGC-së – të cilën e drejtoi deri në shkarkimin e tij në mesin e vitit 2022.

Gjuha e dekretit për emërimin e Taebit e përforcon dimensionin e brendshëm: ai kërkon forcimin e një “rrjeti të inteligjencës popullore” dhe realizimin e sloganit “çdo iranian, anëtar i Basixhit”, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mobilizimeve pro-Republikës Islamike në rrugë, të cilat kanë vazhduar që nga fillimi i luftës 40-ditore, si një bazë për t’u zgjeruar “në mbrojtje të Revolucionit Islamik”.

Ndërsa pesë emërimet e tjera i përgjigjen problemit të humbjeve ushtarake, ky emërim i përgjigjet një pyetjeje tjetër: kujt i beson lideri i ri suprem për të mbikëqyrur popullsinë dhe për të menaxhuar kërcënimet e brendshme, në një kohë kur legjitimiteti i shtetit po vihet në provë nga pasardhja dinastike dhe vështirësitë e kohës së luftës.

Analisti me bazë në Paris, Reza Alijani, duke folur për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, tha se emërimet – përfshirë edhe emërimin e Mohsen Rezaeit si shef i ri i sigurisë në Iran – kanë të bëjnë kryesisht me Khamenein që “aktivizon dhe shfaq” autoritetin e tij, dhe jo me ndonjë ndryshim të vërtetë të drejtimit. Shumica e personave të promovuar, vuri në dukje ai, kanë shërbyer tashmë në aparatin ekzekutiv të Republikës Islamike, çka sugjeron se e njëjta logjikë ushtarake në politikën e jashtme dhe e njëjta logjikë e sigurisë brenda vendit thjesht po riprodhohen.

Ai veçoi emërimet e Taebit dhe Rezaeit si, në thelb, rikthim në skenë të “figurave të falimentuara politikisht dhe nga pikëpamja e sigurisë”, por paralajmëroi se, sa i përket sigurisë së brendshme, në të vërtetë nuk ndryshon shumë: i njëjti aparat, edhe pa Taebin në krye, kishte vrarë mijëra njerëz gjatë protestave të gjera në janar.

Megjithatë, vlerësimi më i gjerë i Alijanit është se, pavarësisht dallimeve në aspektin e fraksioneve, riorganizimi “nuk mbart ndonjë kuptim të rëndësishëm politik” as për politikën e brendshme dhe as për atë të jashtme. Sipas tij, në fund, “interesi i sistemit” do të “mbizotërojë ngushtë ndaj ideologjisë” së tij, me një kosto që do ta paguajnë nga xhepat dhe me jetët e tyre iranianët e zakonshëm./REL/

The post Irani riformon strukturën komanduese të goditur rëndë nga lufta appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Thirrja për pushkatimin e Haradinajt, Gjini: Produkt i një propagandë mbi dhjetë vjeçare, Prokuroria të reagojë urgjentisht
Reagojnë nga Aleanca: Thirrja në Kuvend për pushkatimin e Haradinajt akt kriminal, Prokuroria të veprojë
NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit
Thirrja e mërgimtarit për pushkatimin e Ramush Haradinajt, Miftaraj: Prokuroria të zbatojë ligjin
Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

LEXO GJITHASHTU

Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
Pas qëndrimit të PK-së, Raskoviq dërgohet në Beograd – shtohen dyshimet se u rrah nga strukturat ilegale serbe
TOP Momenti
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
Furrat e bukës në Maqedoni po ankohen për rritjen e kostove të prodhimit
TOP Momenti
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anuloi konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
TOP Momenti
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme
Gjini reagon ndaj deklaratave kundër Ramush Haradinajt: Thirrjet vëllavrasëse nuk janë të rastësishme
TOP Momenti
Mucunski: Të kapërcejmë ndarjet etnike për një shoqëri civile
Mucunski: Të kapërcejmë ndarjet etnike për një shoqëri civile
TOP Momenti

You Might Also Like

Skandaloze- Mërgimtari bën thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt
Lajme

Skandaloze- Mërgimtari bën thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt

August 12, 2026
Çitaku: Pjesëtarë të mbrojtjes së afërt cenuan integritetin e deputetëve të PDK’së, do t’i drejtohemi IPK’së
Lajme

Çitaku: Pjesëtarë të mbrojtjes së afërt cenuan integritetin e deputetëve të PDK’së, do t’i drejtohemi IPK’së

August 12, 2026
Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive
Lajme

Çitaku: Edhe nesër do të jemi në Kuvend, sërish do bëjmë kërkesë për seancë – PDK do të jetë aktive

August 12, 2026
Selimi: Vuçiq e ka ditur për planin e KFOR’it për tërheqjen nga ura e Ibrit, ka qenë vetë i përfshirë në bisedime
Lajme

Selimi: Vuçiq e ka ditur për planin e KFOR’it për tërheqjen nga ura e Ibrit, ka qenë vetë i përfshirë në bisedime

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?