By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kush e rrahu Nenad Rashkoviqin?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kush e rrahu Nenad Rashkoviqin?
TOP Momenti

Kush e rrahu Nenad Rashkoviqin?

Momenti
Published: August 12, 2026

Autoritet e Kosovës duhet urgjentisht të hetojnë dhe ndriçojnë rastin e keqtrajtimit të Nenad Rashkoviqit nga fshati Dren i Zubin Potokut.

Nëse këtë e ka bërë ndonjë pjesëtar i policisë së Kosovës, konsekuencat duhet të jenë të pamëshirshme. Kjo vlen edhe nëse e tëra është inskenim për lojëra parapolitike nga pala serbe.

Your browser does not support the video tag.

1.

“Më vendosën prangat dhe më dërguan në mal. Atje më rrëzuan për tokë… më lidhën për një ah. Atje më rrahën”. Kështu ka treguar Nenad Rashkoviq për Radio Kontakt Plus. Kështu raportojnë edhe portale që informojnë komunitetin serb të Kosovës. Rashkoviq e ka fjalën për Policinë e Kosovës. Ai pretendon se është keqtrajtuar pas kontrollit në shtëpinë e tij, pastaj është dërguar në mal, ku është rrahur po ashtu. Ai thotë se ka frikë, tregon se policët i paskëshin thënë bashkëshortes së tij, e cila është shqiptare, se do ta „kthejnë në Shqipëri“. Rastin e Nenad Rashkoviqit e ka bërë së pari publik Lista Serbe.

2.

Duke qenë një organizatë politiko-paramilitare e dirigjuar drejtpërdrejt nga shërbimet sekrete të Beogradit, çdo pretendim i Listës Serbe duhet të merret me rezervën më të madhe, përfshirë edhe fotografitë e publikuara nga kjo “parti”, ku shihet një serb, siç thuhet, i keqtrajtuar rëndë nga Policia e Kosovës. Pamjet janë vërtet të rënda.

Policia e Kosovës, përmes zëvendëskomandantit për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se “nuk kemi informacione se policia ka keqtrajtuar ndokënd”, por ka njoftuar se me rastin do të merret Inspektorati Policor i Kosovës. Ky institucion ka mandat të inspektojë Policinë e Kosovës.

Kjo është urgjentisht e nevojshme. Rasti duhet të sqarohet sa më shpejt dhe pa asnjë ngurrim, me të gjitha pasojat që mund të dalin prej tij. Nëse Policia e Kosovës është e përfshirë në këtë rast, ndëshkimi duhet të prekë nivelet më të larta të përgjegjësisë dhe komandës. Nëse Lista Serbe ka gënjyer opinionin duke riprodhuar një rast të ri “Gjorgje Martinoviq”, nuk duhet të presë mëshirë.

Që në vitin 2013, pra para 13 viteve, Aleksandar Vuçiqi, atëherë Ministër i Mbrojtjes dhe shef i të të gjitha shërbimeve sekrete serbe, pati thënë se vrasjen e 6 të rinjve serbë në Pejë, në kafeterinë “Panda”, në vitin 1998, nuk e kanë kryer shqiptarët. Që nga atëherë familjet e viktimave presin përgjigje për këtë krim monstruoz, që i ngjan një vepre të mirëorganizuar të shërbimeve sekrete të Beogradit për të acaruar edhe më shumë situatën në Kosovë dhe ashpërsuar represionin kundër popullsisë shqiptare. Rezultati i këtij represioni dihet.

3.

Kushdo që luan me zjarr, mos të befasohet nëse digjet. Askush – asnjë serb, asnjë rom, asnjë shqiptar – nuk guxon të keqtrajtohet nga Policia e Kosovës. Shqiptarët, si shumicë në Kosovë, duhet të sillen me përgjegjësi shtetërore ndaj çdo komuniteti. Nuk është kurrfarë patriotizmi të vendosësh flamuj kombëtarë ose flamuj të UÇK-së në ndonjë kishë serbe, siç bëri vaki këto ditë në një komunë të Kosovës. Kush e bën këtë, nënçmon vetë idenë e luftës çlirimtare – dhe kjo ide ka qenë barazia e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

E shoh tepër problematik dhe të panevojshëm edhe organizimin e koncerteve triumfaliste të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. Kjo nuk ka të bëjë aspak me patriotizëm, por vetëm me inskenime qesharake të “Bruce Leeve” shqiptarë pa muskuj, që përdridhen si deputetë të VV-së. Udhëheqësit e kësaj partie duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e situatës.

4.

Është kohë e vështirë, kohë emocionesh dhe dhimbjesh pas lajmeve për zbulimin e varrezave masive me viktima shqiptare në veri të vendit. Respekti më i madh këtyre viktimave u bëhet duke mos e ashpërsuar gjuhën dhe gjestet. Me rëndësi është të punohet profesionalisht në identifikimin e viktimave.

Nga mesi i shtatorit pritet shpallja e aktgjykimit në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politiko-ushtarakë të UÇK-së. Në prag të kësaj ngjarjeje, secili i ndihmon Kosovës duke ruajtur gjakftohtësinë dhe duke u kujdesur që çdo reagim a zemërim, sado i kuptueshëm të jetë, të mos i bëjë dëm shtetit të Kosovës dhe atyre që kanë qëndruar në Hagë. Ka mjaft shërbime armiqësore, mjaft huliganë digjitalë, por edhe mjaft hajvanë të rrjeteve sociale që poshtërsitë e tyre të dikurshme biografike duan t’i “monetarizojnë” tani, duke u hequr si mbështetës të UÇK-së. Nuk keni qenë. Mos e fëlliqni Kosovën dhe nderin e atyre që ranë për lirinë e vendit. /Telegrafi/

You Might Also Like

MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në Maqedoni, mjetet nga huaja hungareze, nxitje e fuqishme për ekonominë
Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit
Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë
Sot do të ndodh eklipsi, kur mund të shihet në Maqedoninë e Veriut

LEXO GJITHASHTU

Përplasja PDK – VV në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës: A t’ka mbetë mo ujë…
Përplasja PDK – VV në sallën e Kuvendit, Ganimete Musliu i gjuan ujë Ardian Golës: A t’ka mbetë mo ujë…
Lajme
“Të ka falënderu Daçiqi në OKB” – “mos rrej publikisht”, Ganimete Musliu përplaset me Donika Gërvallën
“Të ka falënderu Daçiqi në OKB” – “mos rrej publikisht”, Ganimete Musliu përplaset me Donika Gërvallën
Lajme
‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën
‘‘Ke shkel mbi gjakun e UÇK’’, ‘‘Mos rrej’’, përplasje mes Gërvalles e deputetëve të PDK: Thirreni seancën
Lajme
Gruda, PDK: Kur sot shkelin Kushtetutën, nesër trokasin në dyert e qytetarëve, është fillimi i instalimit të një regjimi autoritar
Gruda, PDK: Kur sot shkelin Kushtetutën, nesër trokasin në dyert e qytetarëve, është fillimi i instalimit të një regjimi autoritar
Lajme
Sekuenca tjetër e ballafaqimit Çitaku – Haxhiu: “Jeni tu e prishë shtetin”, “për mu situata është shume  normale”
Sekuenca tjetër e ballafaqimit Çitaku – Haxhiu: “Jeni tu e prishë shtetin”, “për mu situata është shume  normale”
Lajme

You Might Also Like

Nafta e benzina sot, më shtrenjtë se dje
TOP Momenti

Nafta e benzina sot, më shtrenjtë se dje

August 12, 2026
Për dy ditë janë regjistruar 1322 shkelje në trafik në Maqedoni, janë ndaluar 32 persona
TOP Momenti

Për dy ditë janë regjistruar 1322 shkelje në trafik në Maqedoni, janë ndaluar 32 persona

August 12, 2026
Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: “Jo, jo, e hapur është”
TOP Momenti

Çitaku: Dyert janë të mbyllura për deputetët në Kuvend, Haxhiu: “Jo, jo, e hapur është”

August 12, 2026
Komandant Jashari pret në takim shefin e Gardës Kombëtare të Ajovës
TOP Momenti

Komandant Jashari pret në takim shefin e Gardës Kombëtare të Ajovës

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?