By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
TOP Momenti

“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë

Momenti
Published: August 11, 2026

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 20 personave, të dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në komunën e Gjakovës gjatë luftës së vitit 1999.

Në mesin e të akuzuarve është edhe Milan Radoiçiq, i cili nga autoritetet kosovare është akuzuar edhe për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KOHA, në maj të vitit 1999, për tri ditë radhazi, forcat serbe zhvilluan një operacion në Gjakovë, gjatë të cilit, sipas Prokurorisë, u vranë 107 civilë shqiptarë.

Dokumenti përshkruan në detaje mënyrën se si, sipas Prokurorisë, civilët u ndaluan, u keqtrajtuan dhe u vranë në lokacione të ndryshme të qytetit, përfshirë zonën e njohur si “Ura e Taliqit”.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit, të uniformuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme, i kanë detyruar civilët shqiptarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve.

Sipas Prokurorisë, gjatë lëvizjes së detyruar nëpër rrugët e qytetit, shtëpi, oborre dhe në zonën e “Urës së Taliqit”, pjesëtarë të forcave serbe kanë vrarë një numër të madh civilësh.

Një pjesë e viktimave, sipas aktakuzës, janë varrosur në varrezat e qytetit të Gjakovës, ndërsa pjesa tjetër janë zhdukur dhe më vonë janë gjetur në varreza masive në Batajnicë të Serbisë.

Prokuroria e përshkruan këtë si dëshmi të një përpjekjeje të organizuar dhe sistematike për fshehjen e gjurmëve të krimeve të kryera ndaj popullsisë civile.

Mbi 300 civilë u dërguan në burgje

Në aktakuzë thuhet gjithashtu se të pandehurit kanë ndarë gratë dhe fëmijët nga meshkujt dhe se më shumë se 300 civilë shqiptarë janë dërguar në burgje dhe objekte të improvizuara të ndalimit.

Sipas dokumentit, ata janë mbajtur në kushte që Prokuroria i cilëson si çnjerëzore dhe degraduese, pa ushqim të rregullt, higjienë bazike dhe kujdes të nevojshëm shëndetësor.

“U dërguan në burgjet në Kosovë, e më pas u transferuan në burgje në territorin e Serbisë, ku u mbajtën deri pas përfundimit të luftës, kur edhe u liruan me ndërmjetësimin dhe ndihmën e organizatave ndërkombëtare”, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria: Gratë u plaçkitën, banorët u dëbuan drejt Shqipërisë

Një pjesë e aktakuzës i kushtohet edhe plaçkitjes së civilëve dhe dëbimit të popullsisë shqiptare nga shtëpitë e tyre.

Sipas Prokurorisë, gratë janë plaçkitur dhe u janë marrë stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë.

Ndërkohë, meshkujt, sipas aktakuzës, janë detyruar t’i nënshtroheshin verifikimit të identitetit, ndërsa disa prej tyre janë ekzekutuar në shtëpi dhe oborre, e disa të tjerë janë arrestuar dhe burgosur.

Gratë dhe fëmijët, nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre në drejtim të “Urës së Taliqit”, prej nga, sipas aktakuzës, janë bashkuar me kolonat e refugjatëve që largoheshin drejt Shqipërisë.

Djegia e shtëpive dhe dëmet materiale

Prokuroria Speciale pretendon gjithashtu se gjatë muajit maj të vitit 1999, në Gjakovë, të pandehurit u kanë vënë zjarrin shtëpive të disa familjeve shqiptare.

Sipas aktakuzës, kjo është bërë me qëllim të fshehjes së gjurmëve të krimeve dhe në kuadër të asaj që Prokuroria e cilëson si përpjekje për spastrimin etnik të territorit.

Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas dokumentit, familjeve u janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 20 personave, ndërsa rasti përfshin një sërë akuzash për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare në komunën e Gjakovës gjatë luftës së vitit 1999.

You Might Also Like

Transportuesit do të presin deri më 1 shtator, nga rezultati i takimit në Bruksel do të varet nëse do të dalin në protesta
Vuçiqi nuk zbrapset për lumin Ibër, sulmon ashpër BE-në dhe Kosovën
Man City i etur për yllin e Chelseas, ditët e ardhshme vendimtare
Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, raportohet se janë evakuuar rreth 700 banorë
Tentuan të ikin, goditën zyrtarët gjatë ndalimit – Policia përdori armë, gjatë kontrollit u gjetën tre kilogramë marihuanë

LEXO GJITHASHTU

Srpska në takim me KFOR’in, Ulutas ua sqaron se vendimi i fundit për Urën e Ibrit është i kushtëzuar: Ndryshon, nëse është e nevojshme
Srpska në takim me KFOR’in, Ulutas ua sqaron se vendimi i fundit për Urën e Ibrit është i kushtëzuar: Ndryshon, nëse është e nevojshme
Lajme
Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë
Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë
Lajme
Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet e naftës, alarm për transportin detar në Mesdhe
Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri në objektet e naftës, alarm për transportin detar në Mesdhe
TOP Momenti
Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Gruda: E respektoj votën e diasporës, por banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Lajme
Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Gruda: Banorët rezidentë të Kosovës nuk duan të qeverisen nga Albin Kurti
Lajme

You Might Also Like

Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari
TOP Momenti

Shpërthen tubi i gazit në një mjet lundrues në Velipojë, lëndohet 39-vjeçari

August 11, 2026
Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës
TOP Momenti

Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare të Kosovës

August 11, 2026
Selmanaj kritikon Deharin: Kushtetuta nuk është rekomandim politik
TOP Momenti

Selmanaj kritikon Deharin: Kushtetuta nuk është rekomandim politik

August 11, 2026
Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve
TOP Momenti

Zona ku shpërtheu zjarri në Lipjan shfrytëzohej për gara të automjeteve

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?