By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
TOP Momenti

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë

Momenti
Published: August 11, 2026

Shoqata e Qumështarëve ka mbajtur konferencë për media lidhur me situatën e krijuar së fundmi në industrinë e qumështit, veçanërisht për çështjen e produkteve që përmbajnë vaj palme.

Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se prodhuesve vendorë u është ndaluar prodhimi i disa produkteve, të cilat, sipas tyre, lejohen të importohen në Kosovë nga Ministria e Bujqësisë, edhe pse kanë përbërje të njëjtë.

Your browser does not support the video tag.

Nga Shoqata e Qumështarëve kanë theksuar se nuk janë kundër importit, por e konsiderojnë të padrejtë trajtimin që, sipas tyre, po u bëhet prodhuesve vendorë.

“Si shoqatë e prodhuesve të Kosovës nuk jemi kundër importit të produkteve të cilitdo lloj, mirëpo është e padrejtë ajo çka është duke ndodhur aktualisht. Ju po i shihni të gjitha këto produkte, ka edhe shumë që s’kemi arritur t’i sjellim në tavolinë, të cilat produkte sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë lejohen të importohen. I njëjti produkt, me përbërje të njëjtë identike, lejohet të importohet nëse vjen nga importi, por i njëjti produkt nuk lejohet të prodhohet në vendin tonë, e aq më pak të eksportohet. Kjo është shumë shqetësuese”, kanë deklaruar nga Shoqata.

Ata kanë kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohet prodhimi vendor, duke paralajmëruar se vendimet e tilla mund të kenë pasoja edhe për industri të tjera.

“Ajo çka është duke ndodhur me industrinë e qumështit, nesër ka me ndodhë me industritë e tjera, nëse vazhdohet me sistemin e tillë se si po sillen institucionet e vendit me prodhuesit vendorë. Gojën plot prodhim vendor, por në fakt na jemi duke e rrënuar prodhimin vendor me sjelljet e fundit”, është thënë në konferencë.

Sipas tyre, prodhuesit vendorë kanë investuar për të zëvendësuar produktet e importuara dhe për të rritur konkurrencën në treg.

“Këtu para nesh janë disa produkte të cilat prodhuesit vendorë me mund e me shpirt janë munduar ta ndalin importin, ta zëvendësojnë importin duke u konkurruar këtyre importeve”, kanë deklaruar përfaqësuesit e shoqatës.

Në konferencë është diskutuar edhe për përdorimin e vajit të palmës në produktet ushqimore. Përfaqësuesit e industrisë kanë thënë se produkte të tilla prodhohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe se përdorimi i tyre nuk është një praktikë që ka filluar në Kosovë.

“Nuk jemi kundër kontrolleve nga institucionet e vendit, përkundrazi, jemi bashkëpunëtorët kryesorë. Vjen një vendim ku thuhet se fillimisht duhet të aplikohet për kompanitë të cilat e përdorin vajin e palmës, të cilin e ka bërë temë aq të madhe”, kanë thënë ata.

Sipas Shoqatës së Qumështarëve, prodhuesit vendorë janë përballur me konkurrencën e produkteve të importuara dhe përdorimi i disa përbërësve, përfshirë vajin e palmës, lidhet edhe me përpjekjet për të ruajtur konkurrueshmërinë.

“Produktet e importit, duke u bërë konkurrentë me to, na kanë detyruar ta përdorim. Në ndërkohë po thonë se ky produkt është kancerogjen, përmban vaj palme, por janë produkte që s’kanë lindur në Kosovë, i kemi parë duke u prodhuar në BE, dhe ne e kemi rritur konkurrencën”, është thënë në konferencë.

Shoqata ka kërkuar nga institucionet që të rishikojnë mënyrën e trajtimit të prodhuesve vendorë dhe të sigurojnë, sipas tyre, kushte të barabarta për produktet e prodhuara në Kosovë dhe ato që importohen.

You Might Also Like

MPB dhe FSSH: Tejkalohet problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në ministri
Maqedonci nderon me Medaljen për Shërbim të Shquar senatoren amerikane Joni Ernst
“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
​Mustafa kërkon koalicion LVV-PDK: Kosova nuk ka më kohë për të pritur
QMK: Dy zjarre aktive, janë shuar 12 të tjerë

LEXO GJITHASHTU

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë
Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë
Lajme
Vala e të nxehtit rikthehet në Zvicër, Vaud dhe Gjeneva aktivizojnë planin emergjent
Vala e të nxehtit rikthehet në Zvicër, Vaud dhe Gjeneva aktivizojnë planin emergjent
Lajme
Franca ndalon thirrjet e padëshiruara të telemarketingut
Franca ndalon thirrjet e padëshiruara të telemarketingut
Lajme
Shpërthen tubi i gazit të një mjet lundrues në Velipojë, 39-vjeçari pëson djegie në trup
Shpërthen tubi i gazit të një mjet lundrues në Velipojë, 39-vjeçari pëson djegie në trup
TOP Momenti
Parlamenti i Libanit voton për heqjen e dënimit me vdekje
Parlamenti i Libanit voton për heqjen e dënimit me vdekje
Lajme

You Might Also Like

​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive

August 11, 2026
MPB sërish me paralajmërim: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që kinse janë dërguar nga “Safe City”
TOP Momenti

MPB sërish me paralajmërim: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që kinse janë dërguar nga “Safe City”

August 11, 2026
Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak
TOP Momenti

Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak

August 11, 2026
​SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
TOP Momenti

​SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?