By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër
Lajme

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Momenti
Published: August 11, 2026

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora në kuadër të një aktiviteti të nisur “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Në foton e parë të ndarë nga Kuvendi shihet kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, derisa po priste mërgimtarët.

Your browser does not support the video tag.

“432 bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës janë pritur nga deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë të administratës, të cilët i kanë shoqëruar ata gjatë vizitës dhe i kanë informuar për punën, funksionimin dhe rolin e institucionit më të lartë përfaqësues të vendit”, tha Kuvendit.

Derisa dyert e Kuvendit u hapën për bashkatdhetarët, konstituimi i Kuvendit ka mbetur i papërfunduar dhe ende s’dihet se kur do të thirret vazhdimi i seancës nga deputeti i Vetëvendosjes, Dehari.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:

Vazhdon pritja e bashkatdhetarëve në Kuvend

Ka vazhduar sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me pritjen e qindra bashkatdhetarëve në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

432 bashkatdhetarë nga vende të ndryshme të botës janë pritur nga deputetë të Kuvendit dhe zyrtarë të administratës, të cilët i kanë shoqëruar ata gjatë vizitës dhe i kanë informuar për punën, funksionimin dhe rolin e institucionit më të lartë përfaqësues të vendit.

Gjatë vizitës, bashkatdhetarët kanë pasur mundësi të njihen nga afër me hapësirat e Kuvendit, përfshirë sallën plenare, si dhe me historikun dhe veprimtarinë e këtij institucioni.

Pjesëmarrësit kanë shprehur interesim të veçantë për punën e Kuvendit dhe zhvillimet institucionale në vend, ndërsa vizita ka shërbyer edhe si mundësi për bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e zgjedhur.

Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” synon të afrojë mërgatën me institucionet e Republikës së Kosovës, duke u mundësuar bashkatdhetarëve që gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë të vizitojnë Kuvendin dhe të njihen më nga afër me punën e tij.

Aktiviteti vazhdon edhe nesër, nga ora 12:00 – 16:00.

Mediat ndërkaq mund të marrin pamje në fillim të aktivitetit.

The post Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë
Vala e të nxehtit rikthehet në Zvicër, Vaud dhe Gjeneva aktivizojnë planin emergjent
Franca ndalon thirrjet e padëshiruara të telemarketingut
Parlamenti i Libanit voton për heqjen e dënimit me vdekje
Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara

LEXO GJITHASHTU

Maqedonci nderon me Medaljen për Shërbim të Shquar senatoren amerikane Joni Ernst
Maqedonci nderon me Medaljen për Shërbim të Shquar senatoren amerikane Joni Ernst
TOP Momenti
“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
TOP Momenti
​Mustafa kërkon koalicion LVV-PDK: Kosova nuk ka më kohë për të pritur
​Mustafa kërkon koalicion LVV-PDK: Kosova nuk ka më kohë për të pritur
TOP Momenti
QMK: Dy zjarre aktive, janë shuar 12 të tjerë
QMK: Dy zjarre aktive, janë shuar 12 të tjerë
TOP Momenti
Shpërthen tubi i gazit të një mjet lundrues në Velipojë, 39-vjeçari pëson djegie në trup
Shpërthen tubi i gazit të një mjet lundrues në Velipojë, 39-vjeçari pëson djegie në trup
TOP Momenti

You Might Also Like

Parlamenti i Hungarisë zgjedh presidentin e ri të vendit, kritik i Orban dhe ish kryetar i Gjykatës së Lartë
Lajme

Parlamenti i Hungarisë zgjedh presidentin e ri të vendit, kritik i Orban dhe ish kryetar i Gjykatës së Lartë

August 11, 2026
Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
Lajme

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

August 11, 2026
Kyriakos Mitsotakis aksidentohet me biçikletë, kryeministri grek përfundon në spital
Lajme

Kyriakos Mitsotakis aksidentohet me biçikletë, kryeministri grek përfundon në spital

August 11, 2026
Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë, në fillim pranojnë por më pas mohojnë
Lajme

Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë, në fillim pranojnë por më pas mohojnë

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?