By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Yndyrat, lloji i tyre dhe etiketimi në produkt i vajit të palmës? Shpjegon nutricistja Albulena Shabani Ilazi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Yndyrat, lloji i tyre dhe etiketimi në produkt i vajit të palmës? Shpjegon nutricistja Albulena Shabani Ilazi
TOP Momenti

Yndyrat, lloji i tyre dhe etiketimi në produkt i vajit të palmës? Shpjegon nutricistja Albulena Shabani Ilazi

Momenti
Published: August 11, 2026

Yndyrat janë pjesë e rëndësishme e ushqyerjes, por lloji dhe sasia e tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndet.

Në mesin e yndyrave që kanë ngjallur diskutime të shumta është edhe vaji i palmës, përdorimi i të cilit në produkte të ndryshme ushqimore ka nxitur debate lidhur me përbërjen ushqyese dhe efektet e konsumimit të shpeshtë.

Ekspertët e fushës theksojnë rëndësinë e zgjedhjes së yndyrave të përshtatshme dhe konsumimit të tyre në sasi të moderuar, ndërsa vëmendje e veçantë i kushtohet ndikimit të yndyrave të ngopura në shëndetin kardiovaskular dhe metabolik.

Your browser does not support the video tag.

Nutricistja Albulena Shabani Ilazi për Telegrafin ka shpjeguar dallimin mes yndyrave të ngopura dhe të pangopura dhe ndikimin që kanë në organizëm.

Vaj palme e përbërës të padeklaruar në etiketë – gjetjet kryesore të prezantuara nga AUV-i pas kontrollit në sektorin e qumështit

“Yndyrat janë një nga tre makronutrientët kryesorë (së bashku me karbohidratet dhe proteinat) dhe janë të nevojshme për organizmin. Ato japin energji, ndihmojnë në ndërtimin e membranave qelizore, në absorbimin e vitaminave të tretshme në yndyrë (A, D, E, K) dhe luajnë rol në prodhimin e hormoneve.

Por jo të gjitha yndyrat janë të njëjta. Dallimi kryesor bëhet midis yndyrave të ngopura dhe yndyrave të pangopura”, tha ajo.

Yndyrat e ngopura

Këto yndyra janë zakonisht të ngurta në temperaturë dhome. Ato gjenden kryesisht në:

• produkte kafshësh (mish i kuq, lëkurë pule, gjalpë, djathë, krem)

• disa vajra tropikalë (vaj palme, vaj kokosi)

Konsumimi i tepërt i yndyrave të ngopura lidhet me rritjen e kolesterolit LDL (“të keq”), i cili është faktor rreziku për sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Për këtë arsye, organizatat shëndetësore rekomandojnë që yndyrat e ngopura të mos përbëjnë më shumë se 10% të energjisë ditore (dhe edhe më pak te personat me rrezik të lartë kardiovaskular).

Yndyrat e pangopura

Këto janë kryesisht të lëngshme në temperaturë dhome dhe ndahen në dy grupe:

1. Yndyrat mono-të-pangopura – gjenden në vajin e ullirit, avokado, arrat, bajamet.

2. Yndyrat poli-të-pangopura – përfshijnë acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6.

Omega-3 konsiderohen veçanërisht të dobishme. Ato ndihmojnë në uljen e inflamacionit, mbështesin shëndetin e zemrës dhe trurit.

Burimet kryesore janë:

peshqit yndyrorë (salmon, skumbri, sardina)

• farat e linit, chia, arrat

• vajrat e këtyre farave

Omega-6 janë gjithashtu të nevojshme, por në dietën moderne shpesh konsumohen në sasi të tepërta (nga vajrat e farave si luledielli, sojë, misër). Ekuilibri midis omega-3 dhe omega-6 është i rëndësishëm.

Në përgjithësi, ekspertët rekomandojnë të zëvendësohen yndyrat e ngopura me yndyra të pangopura sa herë që është e mundur, duke preferuar vajin e ullirit, arrat, farat dhe peshkun.

Në mesin e yndyrave që kanë ngjallur diskutime të shumta është edhe vaji i palmës, përdorimi i të cilit në produkte të ndryshme ushqimore ka nxitur debate lidhur me përbërjen ushqyese dhe efektet e konsumimit të shpeshtë.

Vaji i palmës

Por, çfarë është vaji i palmës dhe si ndikon konsumimi i tij në organizmin e njeriut?

Nutricistja Shabani Ilazi bën të ditur se vaji i palmës merret nga fruti i pemës së palmës së vajit (Elaeis guineensis).

“Ai është gjysmë i ngurtë në temperaturë dhome dhe përmban rreth 50% yndyra të ngopura (kryesisht acid palmitik), rreth 40% yndyra mono-të-pangopura dhe rreth 10% yndyra poli-të-pangopura. Përmban gjithashtu antioksidantë, si tokotrienolet (një formë e vitaminës E).

Për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrave të ngopura, konsumimi i tij mund të ndikojë në nivelin e kolesterolit në gjak, veçanërisht duke rritur kolesterolin LDL. Megjithatë, efekti nuk është i njëjtë te të gjithë njerëzit dhe varet nga sasia, dieta e përgjithshme dhe gjendja shëndetësore e secilit”, thotë ajo.

Cilat janë pasojat e konsumimit të shpeshtë dhe afatgjatë të produkteve që përmbajnë vaj palme, veçanërisht sa i përket zemrës, kolesterolit dhe metabolizmit?

Nutricistja më tej bën të ditur se studimet tregojnë se kur vaji i palmës konsumohet rregullisht dhe në sasi të mëdha, krahasuar me vajrat bimore të pasura me yndyra të pangopura, mund të rrisë nivelin e kolesterolit LDL. Rritja e LDL-së është një nga faktorët e njohur të rrezikut për aterosklerozë dhe sëmundje të zemrës.

A ndikon në shëndetin e zemrës konsumimi i shpeshtë i produkteve ushqimore me vaj palme (vajra të ngopura)? Shpjegon kardiologu Batalli

“Sa i përket rrezikut të drejtpërdrejtë për infarkt apo vdekshmëri kardiovaskulare, provat shkencore janë të përziera. Disa rishikime nuk kanë gjetur lidhje të fortë, ndërsa të tjera tregojnë se efekti varet shumë nga ajo që ky vaj zëvendëson në dietë. Ai është më i favorshëm se yndyrat trans (të cilat janë më të dëmshme), por më pak i favorshëm se vajrat e ullirit, kolzës apo lulediellit.

Për metabolizmin, në sasi të moderuara nuk ka prova të qarta për dëme të veçanta te personat e shëndetshëm. Problemi shfaqet kryesisht kur produktet e përpunuara që e përmbajnë konsumohen shpesh, duke rritur në mënyrë të vazhdueshme marrjen e yndyrave të ngopura dhe kalorive”, thotë ajo.

Por, a është çdo përdorim i vajit të palmës i dëmshëm për shëndetin, apo varet nga sasia dhe mënyra e konsumimit?

Nutricistja thekson më tej se jo çdo përdorim automatikisht është i dëmshëm, ndikimi varet qartë nga sasia, shpeshtësia dhe nga konteksti i dietës.

“Kur konsumohet herë pas here dhe në sasi të vogla, si pjesë e një diete të ekuilibruar, nuk ka prova se shkakton dëm të veçantë. Rreziku rritet kur produktet që e përmbajnë (biskota, çokollata, produkte të pjekura, snacks etj.) bëhen pjesë e rregullt e ushqimit ditor.

Personat me kolesterol të lartë, sëmundje të zemrës, diabet, mbipeshë ose histori familjare të sëmundjeve kardiovaskulare duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të kufizojnë këto produkte”, thekson ajo.

Si mund ta kuptojnë konsumatorët nëse një produkt përmban vaj palme dhe çfarë duhet të kenë parasysh kur zgjedhin ushqimet në treg?

Nutricistja Shabani Ilazi thekson se konsumatorët duhet të lexojnë me kujdes listën e përbërësve.

“Vaji i palmës shpesh shënohet si: vaj palme, vaj i farës së palmës (palm kernel oil), palm olein / palm stearin.

Në disa raste mund të fshihet nën emërtimet “vaj bimor” ose “yndyrë bimore”, veçanërisht kur burimi nuk specifikohet. Disa emulsifikues (si E471) mund të kenë prejardhje nga vaji i palmës.

Kur zgjedhin ushqime, rekomandohet: të kontrollohet sasia e yndyrave të ngopura në tabelën e vlerave ushqyese të preferohen produkte me përbërës sa më të thjeshtë të kufizohen ushqimet e përpunuara të pasura me yndyra dhe sheqer të zgjidhen më shpesh ushqime të freskëta dhe vajra të lëngshëm (vaj ulliri, kolze, luledielli)”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjorgjievski: Uji në Shkup është i pijshëm, bëjmë kontrolle 24-orëshe
Koci: Deklarimet e Vuçiqit nuk janë retorikë boshe, të merren seriozisht
Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane
​Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë
Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimin në siguri

LEXO GJITHASHTU

Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Lajme
Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
Niveli i ujit bie ndjeshëm, lumi Rin në Zvicër pothuajse i palundrueshëm për anijet e mallrave
Lajme
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
TOP Momenti
Kërcënim politik apo skenar real ideja e Vuçiqit për Ibrin? Janjiq: Po e bën për të fituar diçka në zgjedhje, por rreziku është i madh
Kërcënim politik apo skenar real ideja e Vuçiqit për Ibrin? Janjiq: Po e bën për të fituar diçka në zgjedhje, por rreziku është i madh
Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit të zhdukur në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
TOP Momenti

Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë

August 11, 2026
Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime
TOP Momenti

Të burgosurit e huaj nga Britania mund të sillen në Kosovë, propozimi i Farage shkakton reagime

August 11, 2026
Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze
TOP Momenti

Ndalohet një 33-vjeçar nga Velesi, dyshohet se përdhunoi shtetasen suedeze

August 11, 2026
Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?
TOP Momenti

Plani i Vuçiqit për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar realist me pasoja për Kosovën?

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?