By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Deputetja e PDK-së: Vetëvendosje i ka votat për konstituim, s’duhet të ketë arsyetime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Deputetja e PDK-së: Vetëvendosje i ka votat për konstituim, s’duhet të ketë arsyetime
Lajme

Deputetja e PDK-së: Vetëvendosje i ka votat për konstituim, s’duhet të ketë arsyetime

Momenti
Published: August 11, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se partia fituese i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nuk ka arsye për ta shtyrë procesin.

Jashari në pritje të bashkatdhetarëve në Kuvend, ka deklaruar se Vetëvendosje po kërkon kohë, ndërsa, sipas saj, nuk është e qartë se për çfarë po kërkohet kjo kohë.

Your browser does not support the video tag.

“Unë besoj që kryesisht Vetëvendosje sikur po kërkon kohë e as ata vetë nuk e dinë se për çfarë po kërkojnë kohë, pasi që ata votat i kanë për kryetarin e Kuvendit e në të njëjtën kohë si liderë partiakë dhe si parti fituese e kanë përgjegjësinë që ta konstituojnë Kuvendin, të gjejnë marrëveshje me parti të tjera në kohën kur është dashur”, ka thënë Jashari.

Sipas saj, zvarritja e procesit tregon joseriozitet ndaj qytetarit të Kosovës.

“Jemi shumë të shqetësuar për demokracinë, për demokracinë për të cilën kanë luftuar dëshmorët tanë, luftëtarët tanë. Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme për të cilën duhen veprime dhe mjete konkrete me të cilat duhet t’i parandalojmë këto që po ndodhin. Ne si Parti Demokratike e Kosovës, jemi edhe partia e dytë më e fuqishme në Kosovë, e kemi për obligim dhe detyrim që ta ruajmë shtetin tonë në të gjitha format e mundshme”, ka deklaruar Jashari.

Ajo ka akuzuar partinë fituese të zgjedhjeve për shkelje të Kushtetutës dhe normalizim të kësaj situate. 

“Kështu që ne kërkojmë që ta fillojnë seancën konstituive, i kanë votat, nuk duhet të kenë arsyetime. Së bashku me pushtetin duhet të mbajnë përgjegjësi përpara popullit, jam e sigurt se edhe votuesit e Vetëvendosjes nuk presin për stagnim dhe nuk presin për zgjedhje. PDK-ja vazhdimisht që nga legjislatura e 9-të”, është shprehur ajo. /Koha

The post Deputetja e PDK-së: Vetëvendosje i ka votat për konstituim, s’duhet të ketë arsyetime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Agjenti i inteligjencës artificiale hakon palestrën për t’i siguruar përdoruesit të tij një vend në orën e Pilates
Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë
Vala e të nxehtit rikthehet në Zvicër, Vaud dhe Gjeneva aktivizojnë planin emergjent
Franca ndalon thirrjet e padëshiruara të telemarketingut
Parlamenti i Libanit voton për heqjen e dënimit me vdekje

LEXO GJITHASHTU

Nikolloski: Po e zgjidhim problemin e transportuesve përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me vendet evropiane
Nikolloski: Po e zgjidhim problemin e transportuesve përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me vendet evropiane
TOP Momenti
“Ademi ka qenë pika kryesore” – Prapashtica flet për rolin e Demaçit në organizimin ilegal
“Ademi ka qenë pika kryesore” – Prapashtica flet për rolin e Demaçit në organizimin ilegal
TOP Momenti
MPB dhe FSSH: Tejkalohet problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në ministri
MPB dhe FSSH: Tejkalohet problemi me sigurimin shëndetësor të të punësuarve në ministri
TOP Momenti
Maqedonci nderon me Medaljen për Shërbim të Shquar senatoren amerikane Joni Ernst
Maqedonci nderon me Medaljen për Shërbim të Shquar senatoren amerikane Joni Ernst
TOP Momenti
“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
“Vrasje, plaçkitje e dëbim”, detajet e aktakuzës ndaj 20 serbëve, përfshirë Radoiçiqin, për krimet në Gjakovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara
Lajme

Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara

August 11, 2026
Parlamenti i Hungarisë zgjedh presidentin e ri të vendit, kritik i Orban dhe ish kryetar i Gjykatës së Lartë
Lajme

Parlamenti i Hungarisë zgjedh presidentin e ri të vendit, kritik i Orban dhe ish kryetar i Gjykatës së Lartë

August 11, 2026
Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
Lajme

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta

August 11, 2026
Kyriakos Mitsotakis aksidentohet me biçikletë, kryeministri grek përfundon në spital
Lajme

Kyriakos Mitsotakis aksidentohet me biçikletë, kryeministri grek përfundon në spital

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?