By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën
Lajme

Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën

Momenti
Published: August 11, 2026

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, moskonstituimin e institucioneve dhe përgjegjësinë e deputetëve në këtë proces. Humolli ka thënë se betimi dhe nënshkrimi në Kuvend janë individuale për secilin deputet dhe se, sipas tij, përgjegjësia për mbrojtjen e shtetit është individuale.

“Në Kuvendin e Kosovës betimi dhe firma është individuale e secilit deputet. Përgjegjësia është individuale e secilit deputet për mbrojtjen e vendit tonë”, ka deklaruar Humolli për Gazeta Blic. Ai ka kritikuar deputetët për atë që e konsideron si pamundësi për të ndarë interesat partiake nga ato shtetërore.

Your browser does not support the video tag.

“Siç po duket, deputetët nuk janë në gjendje me dallue partinë nga shteti. E më keq, nuk e dallojnë partinë nga individi që drejton”, është shprehur ai.Humolli ka thënë se përgjegjësia më e madhe, sipas tij, bie mbi deputetët që janë rreshtuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deputetët që janë rreshtu me VV-në janë më të shumtë dhe përgjegjësia është e këtij grupi”, ka thënë ai. Humolli ka shtuar se, sipas tij, ish-luftëtarët nuk kanë punuar mjaftueshëm politikisht me qytetarët për të ndryshuar mentalitetin e krijuar ndër vite.

“E më keq, nuk e dallojnë partinë nga individi që drejton. Kjo shihet se ne ish-luftëtarët nuk kemi punue mjaft politikisht me masën për me heq mentalitetin e robit që është kultivu me investime të armiqve tanë”, ka deklaruar Humolli. Ai ka kritikuar gjithashtu qasjen e VV-së ndaj partive të tjera politike, duke thënë se ato nuk duhet të konsiderohen si armiq.

“VV-ja nuk është e drejtë që partitë politike tjera po i konsideron sikur janë armiq. Ajo duhet me i pa drejt se të gjitha partitë janë të popullit tonë, ato shqiptare”, ka deklaruar ai. Humolli ka thënë se Vetëvendosje, sipas tij, ka dëshmuar më herët se përqendrimi i të gjitha institucioneve në duart e një partie paraqet rrezik për demokracinë.

“VV-ja kur e ka bërë Qeverinë, kur e ka pasur kryetarin e Kuvendit dhe kur e ka pasur presidentin e vet, ka dëshmuar se është rrezik për demokracinë nëse i ka të gjitha institucionet”, është shprehur ai. Sipas tij, kur opozita kërkonte sqarime për çështje me interes për qytetarët, Vetëvendosje nuk merrte pjesë në Kuvend.

“Kur opozita kërkonte sqarime për probleme të interesit të qytetarëve, VV-ja nuk vinte në Kuvend dhe dështonin seancat”, ka thënë Humolli. Ai ka theksuar se rezultati zgjedhor, sipas tij, ka treguar se Vetëvendosje duhet të bashkëpunojë me opozitën për çështjen e presidentit.

“E tani qytetari përmes votës i ka tregue se duhet me bë kompromis me opozitën për presidentin, kurse ia ka dhënë shumicën me qeverisë”, ka deklaruar ai. Humolli ka propozuar që opozita të ketë rol në propozimin e presidentit, ndërsa Vetëvendosje të vazhdojë qeverisjen.

“Për mua, praktikisht është dasht me i thanë opozitës: ju propozoni presidentin, që te shtylla e presidentit të jetë edhe balancim, por edhe me krijue besim te qytetarët. Kurse VV-ja me qeverisë ashtu siç e ka marrë besimin e qytetarëve”, ka thënë ai. Sa i përket çështjes kushtetuese dhe pyetjes nëse ka pasur shkelje të Kushtetutës për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, Humolli ka thënë se partitë politike apo deputetët duhet t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse për vlerësim.

“Sa i përket Kushtetutës, duhet që partitë politike apo deputetët të kërkojnë nga institucioni përgjegjës për vlerësimin dhe hapat politikë më tutje”, ka deklaruar Humolli.

Në fund, ai ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë zgjatja e krizës institucionale, duke e lidhur atë edhe me interesat e Serbisë.

“Rrethanat ndërkombëtare nuk janë që ne të kemi anarki nëpër institucione me vite të kalojnë. Kontrolli i qeverisë bëhet vetëm përmes Kuvendit, kurse mbrojtës i Kushtetutës është presidenti. Anarkia institucionale është vetëm në interes të Serbisë dhe miqve të Serbisë”, ka përfunduar Humolli.

The post Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tajfuni godet rajonin Kanto, paralajmërime për përmbytje në Japoni
Krujë: Zjarri mbi lagjen Abaze mbetet aktiv prej 5 ditësh, ndërhyhet nga ajri dhe toka
Tajlanda pezullon licencat për armët e zjarrit pas sulmit të armatosur në shkollë
S’ka sinjale për vazhdimin e seancës konstituive
Trump urdhëron kufizimin e vaksinave për fëmijët, ekspertët kundërshtojnë vendimin

LEXO GJITHASHTU

Filipçe përkrah kryeministrin malazez: Ndërhyrja e Vuçiqit nuk është problem lokal, por rajonal
Filipçe përkrah kryeministrin malazez: Ndërhyrja e Vuçiqit nuk është problem lokal, por rajonal
TOP Momenti
Sot eklipsi total i diellit, ‘Astronomy Club of Kosova’ me njoftim të rëndësishëm
Sot eklipsi total i diellit, ‘Astronomy Club of Kosova’ me njoftim të rëndësishëm
TOP Momenti
Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave, po vijojmë verifikimet
Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë mes viktimave, po vijojmë verifikimet
Lajme
Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin: Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”
Kryeministri i Malit të Zi me mesazh për Vuçiqin: Po luan rolin e “PR-it të Rusisë”
Lajme
Euro zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve
Euro zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve
Lajme

You Might Also Like

Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale në dalje
Lajme

Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritje minimale në dalje

August 12, 2026
Padi ndaj Trumpit për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës
Lajme

Padi ndaj Trumpit për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës

August 12, 2026
Zyba i VV-së: LDK duhet ta argumentojë pse e kërkon postin e presidentit
Lajme

Zyba i VV-së: LDK duhet ta argumentojë pse e kërkon postin e presidentit

August 12, 2026
Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët dhe “flotën në hije” të Rusisë
Lajme

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët dhe “flotën në hije” të Rusisë

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?