By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rafuna: Rritja e çmimit të naftës po ua rrit kostot bizneseve, mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rafuna: Rritja e çmimit të naftës po ua rrit kostot bizneseve, mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë
Lajme

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës po ua rrit kostot bizneseve, mund të tkurrë prodhimin dhe të rrisë papunësinë

Momenti
Published: August 10, 2026

Rritja e çmimit të derivateve të naftës po shihet si një tjetër goditje për bizneset në Kosovë, duke shtuar kostot operative dhe duke rrezikuar konkurrueshmërinë e prodhimeve vendore përballë importeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Ekonomia Online se në rast të një rritjeje të mëtejshme të çmimeve të naftës dhe mungesës së masave institucionale, pasojat mund të jenë tkurrja e prodhimit, rritja e importeve dhe humbja e vendeve të punës.

Duke folur për ndikimin e çmimeve të derivateve te bizneset, Rafuna ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës përkthehet drejtpërdrejt në rritje të kostove operative për kompanitë.

Your browser does not support the video tag.

“Bizneseve u ka rritur koston e prodhimit. Rritja e çmimit të derivateve të naftës është rritje e kostos operative për çdo biznes. Rritje e kostos operative që reflektohet në prodhim ose në shërbim që ofrojnë kompanitë tona. Pa dyshim që mosndërmarrja e asnjë mase për ta mundësuar, për ta lehtësuar, sidomos disa sektorë që janë më strategjikë dhe më të ndjeshëm siç është sektori i bujqësisë, sektori i prodhimit, sektori i transportit rrugor, sektori i transportit të udhëtarëve, qoftë i brendshëm, qoftë i jashtëm e kështu me radhë pa dyshim që ka ndikuar negativisht dhe nuk i ka bërë konkurrentë kundrejt prodhimeve të huaja që po importohen në vendin tonë”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, produktet vendore tashmë në disa raste janë më të shtrenjta se ato të importuara, ndërsa si faktor përmend edhe politikat fiskale dhe subvencionet që aplikohen në shtetet prej nga importohen këto produkte.

“Dhe ne jemi dëshmitarë me pa që produktet tona kohët e fundit janë më të shtrenjta sesa produktet që importohen, sidomos prej atyre vendeve që i subvencionojnë apo që kanë ndërmarrë veprime të politikave fiskale për të ndikuar në uljen e çmimit të produktit të atij produkti në tregun jo vetëm të brendshëm të atyre shteteve, por edhe për eksport në vendet e tjera”, është shprehur ai.

Rafuna ka bërë të ditur se Oda Ekonomike e Kosovës u ka kërkuar institucioneve që të ndërmarrin masa fiskale për t’ua lehtësuar barrën bizneseve, përfshirë ndërhyrjen në akcizë dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

“Kështu që ne me kohë kemi kërkuar, kemi ofruar studim, kemi dorëzuar dokumente të shkruara te Qeveria për ta ndihmuar që të marrë veprime të politikave fiskale, sidomos te normat e tatimit te akcizës ose ta reduktojë, ose ta eliminojë për një kohë të caktuar, apo edhe të tatimit të vlerës së shtuar, për shkak se efekti në buxhetin e shtetit kishte me qenë zero”, ka deklaruar Rafuna.

Ai ka paralajmëruar se situata mund të rëndohet edhe më tej nëse çmimet e naftës vazhdojnë të rriten në tregjet globale dhe institucionet e Kosovës nuk ndërmarrin masa për ta përballuar këtë goditje.

“Jo, në qoftë se na ndodh kjo, që do të ketë rritje më të tutjeshme të çmimit të derivateve të naftës dhe nuk ndërmerret ndonjë veprim nga institucionet tona (tani nga Qeveria në detyrë siç po quhet), ka me u tkurrur prodhimi ynë, ka me na u rritur importi, edhe do të vazhdojmë me krizën tonë ku shumë punëtorë do të jenë pa punë. Për shkak se kur tkurret prodhimi, duhet t’i lirosh punëtorët, se nuk i ke mundësitë t’i mbash edhe punëtorët”, ka thënë kryetari i OEK-ut.

Rafuna ka marrë si shembull sektorin e bujqësisë, duke thënë se mungesa e ndërhyrjeve në kohën e duhur ka ndikuar në rritjen e importeve të produkteve bujqësore.

“Kështu që do të ishte e dhimbshme. Për shembull, shihne tani: nuk morëm ndonjë veprim për ta ndihmuar sektorin e bujqësisë dhe tani po e shohim se sa u rrit importi i produkteve bujqësore prej jashtë, për shkak se nuk u ndërmor një veprim kur ishte koha që të ndihmohen ato prodhime bujqësore. Nuk mundesh ti pataten ose domaten me e kultivuar në muajin shtator ose tetor, ajo e ka muajin prill, maj, kohën e caktuar. Dhe duhet në atë periudhë kur kohë me ndërhyrë si institucione”, ka deklaruar ai.

Rafuna është pyetur edhe për mungesën e fuqisë punëtore, problem me të cilin, sipas tij, bizneset kosovare po përballen gjithnjë e më shumë.

“Po, edhe me të madhe. Ka mungesë të fuqisë punëtore. Kjo i ka shtyrë bizneset që të investojnë më shumë në makineri, është investim shtesë. Mirëpo i domosdoshëm për me pa në afatmesëm edhe në afatgjatë që sadopak me zbutur këtë mungesën e fuqisë punëtore”, ka thënë Rafuna.

Ai ka bërë të ditur se Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë, po punon për zhvillimin e mësimit dual si një mënyrë për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.

“Në krahun tjetër jemi duke punuar ne si Odë Ekonomike me gjithë donatorët, me Qeverinë e Luksemburgut, me LuxDev-in, me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it, me Qeverinë Zvicerane përmes Swisscontact-it, që ta zhvillojmë sa më shumë mësimin dual, në mënyrë që ta zbusim këtë mungesën e fuqisë punëtore”, ka shtuar Rafuna.

source

You Might Also Like

Pacolli: Deklaratat e Vuçiqit për Ibër-Lepencin janë shqetësuese dhe të papranueshme
“Gabim diplomatik”, deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn për deklaratën për Kosovën
Javë e nxehtë në Kosovë, temperaturat deri në 36 gradë
Kuvendi hap dyert për diasporën, ndërsa vazhdon ngërçi për konstituimin
Kina evakuon një milion persona nga shtëpitë, teksa një stuhi e fuqishme godet vendin

LEXO GJITHASHTU

QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
TOP Momenti
QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
QMK: Pothuajse i gjithë territori i vendit i rrezikuar nga zjarret
TOP Momenti
Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij
Biserko: Vuçiqi s’mund ta ndryshojë rrjedhën e Ibrit, kërcënimi është në funksion të fushatës së tij
TOP Momenti
Cakolli: Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh
Cakolli: Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe kufiri 48-orësh
TOP Momenti
Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit
Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit
TOP Momenti

You Might Also Like

Joseph kritikon reagimet në Kosovë pas vizitës së Zelenskit në Beograd: Mos ia ktheni shpinën Ukrainës
Lajme

Joseph kritikon reagimet në Kosovë pas vizitës së Zelenskit në Beograd: Mos ia ktheni shpinën Ukrainës

August 10, 2026
KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në shesh
Lajme

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Veternik dhe në disa lokale në shesh

August 10, 2026
Horoskopi për ditën e sotme: 10 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Lajme

Horoskopi për ditën e sotme: 10 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

August 10, 2026
“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
Lajme

“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa

August 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?