Policia ka bastisur një lokal në Deçan, ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të lojërave të fatit.
Sipas njofitmit të PK-së thuhet se rasti është raportuar më 8 gusht 2026, rreth orës 22:30 në Deçan, raporton Zeri.info.
“Pas konsultimit me prokurorin, policia ka kryer bastisjen në lokalin në pronësi të një të dyshuari. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa për lojëra pokeri, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore brenda së cilës kishte një brisk dhe një faturë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, meshkuj kosovarë”m thuhet në njofitmin e PK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Zëri

